• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    IFIMES/ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Shansi i fundit për Shqipërinë që të bëhet një ‘shtet normal’

    Varshavë/ Ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanci ndaj kërcënimeve hibride

    Zgjedhjet parlamentare/ Parashikimi i kryeministrit Rama: PS merr 78-88 mandate

    Bashkimi Evropian konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë në BE: hapen negociatat për kapitujt e Grupimit 3

    Presidenti Begaj uron kancelarin Merz: Gjermania, mbështetëse e përhershme në rrugëtimin tonë evropian

    Dumani, Çela dhe Proda në takim me Celibashin në KQZ, inspektojnë Qendrën Operacionale Kundër Krimeve Zgjedhore

    Krerët e shtetit, homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e 5 Majit

    “Të dielën kemi takim me historinë”, Edi Rama: Nuk diskutohen 71 mandate

    Presidenti Begaj uron kryeministrin e rizgjedhur të Australisë: Krenar të shohim udhëheqës me rrënjë arbëreshe

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

    Branislav Krstic dhe BIA: dy deklarata për relativizimin e dy sulmeve terroriste të Serbisë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Gjithë Brukseli në Kiev!  I treti por jo i vërteti! Kokëlart dhe duarbosh! Hamasi terrorist, dështim demokratik dhe  diplomatik! Berlini dhe fundi i një dualizmi absurd!

17 Tetor, 2023
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 REALPOLITIK FLASH NR. 78

 1 – 17 TETOR 2023

Mbi  5 ngjarjet kryesore diplomatike, shkurt dhe shqip, me vetëm 1.000 fjalë nga analisti i njohur, Mjeshtër i madh

 DR. JORGJI KOTE

1.Gjithë Brukseli në Kiev! Kështu ndodhi më 2 Tetor kur 27 ministrat e Jashtëm të BE-së “zbarkuan” në Kiev për Samitin e tyre informal. Me mesazhe madhore solidariteti me Ukrainën dhe të ardhmen e saj europiane! Takimi pati rëndësi dhe nga momenti gjeopolitik në të cilin u zhvillua;  në SHBA, mbas miratimit me shumë vështiësi të buxhetit federal nuk u përfshinë ndihmat për Ukrainën, më 24 Shtator banda të armatosura serbe sulmuan veriun e Kosovës, në Sllovaki erdhi sërish në pushtet Robert Fico pro rus dhe kundër Ukrainës.

Këto ngjarje dhe në përgjithësi një farë zvenitje e predispozicionit dhe te aleatët perendimorë  për të ndihmuar Ukrainën  kanë hedhur jo pak re dyshimi. Ndaj ky Samit ishte “ qetësues” i duhur për momentin.

2. I treti por jo i vërteti ishte Samiti i Komunitetit Politik Europian më 5 Tetor në Granada, Spanjë. Me pjesëmarrjen e 47 kryetarë shtetesh/qeverish. Si zakonisht” me lugë në brez” takime, foto familjare, mesazhet për Ukrainën, në prani dhe të Presidentit Zelenski. Një vit më parë KPE-ja bëri në Bratislavë Samitin e parë, pastaj në qershor në Moldavi. Asnjë ndryshim, asnjë strukturë drejtuese, asnjë deklaratë për shtyp, asgjë për këtë grupim madhor të inauguruar plot zhurmë dhe bujë. Madje, për ironi të fatit, gjërat kanë shkuar dhe më keq këtë vit.  Kujtojmë 24 shtatorin në veri të Kosovës, luftimet për Nagorno Karabakun midis Azerbaixhanit dhe Armenisë, etj.  Mirëpo, presidentët e Turqisë dhe të dy vendeve nuk ishin atje për të biseduar në formatin e KPE-së.

As Vjosa Osmani me të drejtë nuk e takoi Vuçiçin dhe asnjë theks të ri për mbështetjen ndaj Ukrainës, madje me disa nuanca hezituese nga ndonjë shtet anëtar i BE-së. Kësisoj, ky Samit nuk vërtetoi dot proverbin e njohur “ E treta, e vërteta”!

3. Kokëlart dhe duarbosh! Një ditë më vonë, më 6 Tetor, po në Granada u zhvillua Samiti Informal i BE-së. I reklamuar me të madhe për 2 risitë e pritshme lidhur me zgjerimin europian në dhjetor drejt Ukrainës/Ballkanit Perendimor dhe projekt marrëveshjes për emigrimin, “thembra e Akilit“ e BE-së por pa rezultat. Për të dyja pati kundërshtime dhe rezerva nga Hungaria dhe Polonia, por jo vetëm. Mirëpo puna nuk pret. Nëse zgjerimi mund të shtyhet dhe mbulohet me fjalë, emigrimi është “bombë me sahat“ sepse gjendja është më serioze se më 2015. 1 milion azilantë kanë hyrë në Europë, por shifrat mund të rriten gjatë dimrit. Për pasojë, liderët europianë “shkuan në Granada kokëlart por u kthyen duarbosh“!

4. Terrori i Hamasit, dështim demokratik dhe diplomatik! Aktet e pashembullta të terrorit të Hamasit ndaj qindra civilëve të pafajshëm hebrej kanë shkaktuar me të drejtë valë të mëdha zemërimi dhe indinjate kudo në botë, duke u dënuar me tonat më të ashpra. Asnjë justifikim nuk mund të ketë për këto akte terrori. Ndaj, me të drejtë Izraeli me solidaritetin e popujve të tjerë dhe atij shqiptar është ngritur në këmbë për të rivendour situatën, për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Ndërkohë, kanë filluar diskutimet dhe analizat mbi “ psetë“ e asaj që ndodhi, të cilat do të intensifikohen në javët dhe muajt e ardhshëm.

Sepse qysh tani, ky 6 Tetor, fiks 50 vjet mbas  luftës 6 ditore dhe 30 vjet mbas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Oslos që Hamasi nuk e ka njohur asnjëherë po tregon shumë gjëra. Ai dëshmon përshkallëzimin e frikshëm të ekstremizmit, populizmit dhe dështimin e diplomacisë perendimore pas disa arritjeve të mëparshme; si dhe tentativave të saj më të fundit për të realizuar stabilitet ndërmjet aktorëve të tjerë të mëdhenj në Lindjen e Mesme por duke anashkaluar kërkesat e drejta të popullit palestinez për të patur shtetin e vet, siç është rënë dakord qysh më 1948 dhe në OKB. Ndërkohë, 6 Tetori tregoi dështimin e  Mossadit të famshëm, sigurimit dhe ushtrisë izraelite. Madje, qeveritë e viteve të fundit e kishin nënvleftësuar Hamasin, nisur nga mendimi se ai nuk do të guxonte të hynte në luftë dhe se do të merrej vetëm me ndihmën për popullsinë që jetonte në kushte mjerane. Kjo e ka shkakun te dështimet qeveritare e sidomos të Kryeministerit Netaniahu i riardhur në pushtet dhjetorin e kaluar, mbas skandalesh të shumta korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. E megjithatë, ai vijoi me populizmin e vet, duke sulmuar demokracinë nëpërmjet dëmtimit dhe cënimit të pavarësisë së drejtësisë dhe  gjyqësorit,  çka shkaktoi valë të mëdha protestash në Izrael në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ai injoroi paralajmërimet e shumta dhe nga të vetët, nga Ministri i Mbrojtjes, të cilin e shkarkoi por e rimori mbas protestave masive. Ndërsa demokracia e shquar izraelite ka disa vite që merr goditje të njëpasnjëshme, sidomos 2 vitet e fundit, mbas zhvillimit të 4 palë zgjedhjesh të parakohshme parlamentare dhe krijimin e qeverive “me paterica“ ka dëmtuar dhe dobësuar ndjeshëm kohezionin  politik dhe social të vendit. Me siguri që do të nxirren mësimet e duhura nga këto pësime madhore tragjike në Tel Aviv, në kancelaritë perendimore por dhe gjetkë; sepse le ta theksojmë,  stabiliteti pa demokraci është i rremë, i përkohshëm dhe me pasoja.

5. Berlini dhe fundi i një dualizmi absurd! Padyshim që arritja më e madhe e Samitit të Procesit të Berlinit, zhvilluar më 16 Tetor në Tiranë ishte fundi i dualizmit absurd nga “ Ballkani i Hapur”  që në kushtet e tanishme  ishte bërë tejet i rrezikshëm. Koha vërtetoi plotësisht analizat dhe parashikimet e bëra dhe këtu në ARGUMENTUM se Ballkani i Hapur lindi dhe mbeti i mbyllur, si mbivendosje ndaj Procesit të Berlinit dhe karshillëk ndaj BE-së, si një megagafë diplomatike; e cila, në vend të na bashkonte na ndau dhe më keq dhe mes vedi. Ai tregoi qartë se pa Kosovën, asnjë nismë rajonale nuk mund të ecë. Prania e dy presidentëve të BE-së, e liderëve të  Gjermanisë, Spanjës dhe vizita e Macron, e para e një Presidenti francez në Tiranë tregoi qartë diferencën me Ballkanin e Hapur.

Samiti dha mesazhe të rëndësishme për ekonominë dhe reformat si kusht i domosdoshëm për afrimin drejt BE-së. Mbit ë gjitha, Procesi i Berlinit  duhet të ndihmojë për të krijuar frymën dhe atmosferën e duhur për dialog, mirëkuptim dhe besim reciprok, si  elementët vendimtarë për paqe, siguri, stabilitet dhe integrim në BE. Pa to, gjithçka tjetër, sado e rëndësishme,  do të ishte  “pesë me hiç“!

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

HABEMUS PAPAM: Leo XIV është Papa i zgjedhur për të udhëhequr Kishën Katolike

8 Maj, 2025
Kryesore

Bashkimi Evropian konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë në BE: hapen negociatat për kapitujt e Grupimit 3

8 Maj, 2025
Bota

Kardinalët mblidhen në Vatikan për të zgjedhur papën e ri

7 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

IFIMES/ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Shansi i fundit për Shqipërinë që të bëhet një ‘shtet normal’

8 Maj, 2025
German President Frank-Walter Steinmeier speaks during the Bundestag ceremony marking the 80th anniversary of the end of the Second World War. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Presidenti gjerman paralajmëron të mos harrohen mësimet e Luftës së Dytë Botërore

8 Maj, 2025

HABEMUS PAPAM: Leo XIV është Papa i zgjedhur për të udhëhequr Kishën Katolike

8 Maj, 2025

Beteja për Kashmirin: Ekuilibri bërthamor i urrejtjes

8 Maj, 2025

Varshavë/ Ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanci ndaj kërcënimeve hibride

8 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.