Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë.
Njoftimi pasoi vendimin e qeverisë së Kosovës për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Një njoftim thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin qasjen e Kosovës rreth çështjes së tarifave dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe”. Korporata shprehet e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit të saj dhe “pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tij ndërsa punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në njoftim.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë. MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në komunikatë.