Nga Eljanos Kasaj*
Ndërsa kriza e emigrantëve në Evropë po përhapet gjerësisht dhe po kthehet në një problem kombëtar për shumë shtete evropiane, duke shkaktur një polarizim radikal në skenën politike ,por dhe në shoqëritë evropiane, shumë media ruse sot po kujtojnë profecinë e zymtë të udhëheqësit libian Muamar Gadafi, të bërë disa muaj para vdekjes së tij të dhunshme. “Tani dëgjoni ju, njerëz të NATO-s. Po bombardoni një mur që pengonte migrimin afrikan në Evropë dhe terroristët e Al-Kaedës. Ky mur ishte Libia. Po e thyeni. Ju jeni idiotë dhe do të digjeni në Ferr për mijëra emigrantë nga Afrika dhe për mbështetjen e Al-Kaedës. Do të jetë kështu. Unë nuk gënjej kurrë. Dhe nuk gënjej as tani”, tha Gadafi në një letër të hapur të siguruar nga e përditshmja ruse “Zavtra” dhe të botuar në maj 2011, disa muaj para se udhëheqësi libian të vritej prej trupave të Këshillit Nacional të Tranzicionit në bashkëpunim me NATO-në.
Që nga fillimi i “Pranverës Arabe” në vitin 2011 me miliona refugjatë të identifikuar dhe të paidentifikuar kanë mbërritur në Evropë.
“Kriza e emigrantëve është bërë përparësia numër një për vendet e BE-së,” tha asokohe Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker, para Parlamentit Evropian në mesazhin e tij vjetor lidhur me gjendjen në Bashkimin Evropian, në vitin 2015,i cili shënoi dhe kulmin e dyndjes së emigrantëve drejt Evropës.
“Është Evropa sot që përfaqëson një dritë shprese, një strehë stabiliteti në sytë e grave dhe burrave në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Kjo është diçka për të cilën duhet të krenohemi dhe jo diçka për t’u frikësuar”, vijonte më tej zoti Junker.
Pyetja se çfarë e shkaktoi krizën e emigrantëve në Evropë ka ngjallur një lumë komentesh nga komuniteti i ekspertëve dhe shoqëritë evropiane në përgjithësi.Por ajo,pas përfundimit të analizave pseudo-intelektuale të burokratëve të Brukselit mbetet jo vetëm pa përgjigje,por edhe pa një zgjidhje reale.
“Evropa është gati të humbasë reputacionin e saj si kontinenti më i stabël dhe i sigurt në botë, kryesisht sepse vendet kryesore evropiane(si Britania e Madhe,Franca,Gjermania) dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë duke i shkundur “regjimet” pikërisht në ato vende, njerëzit e të cilave sot po kryejnë vepra terrorizmi në shtetet evropiane”, thonë ekspertët rus.
“Është e qartë me sy të lirë që kriza e refugjatëve është pasojë e politikave SHBA-Evropë”, thotë për Agjencinë Teoegrafike të Lajmeve Ruse(TASS), studiuesi Boris Dolgov, i Institutit të Studimeve Orientale pranë Akademisë Ruse të Shkencave- “Shkatërrimi i Irakut, shkatërrimi i Libisë dhe përpjekjet për të rrëzuar Bashar al- Assadin në Siri me duart e radikalëve islamikë – kjo është ajo për të cilën synojnë politikat e BE-së dhe SHBA-së, dhe qindra mijëra refugjatë janë rezultat i kësaj politike.”
“Është një problem shumë serioz dhe shumëplanësh”, tha për TASS profesoresha Irina Zvijagelskaya, e departamentit të studimeve orientale në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës(MGIMO)- “Lufta civile në Siri dhe tensionet në Irak dhe Libi vazhdojnë të nxisin fluksin e emigrantëve, por kjo nuk është shkaku i vetëm. Pajtohem me ata që i shohin ngjarjet aktuale si një trend drejt një zhvendosjeje tjetër masive të popujve, të cilat i lënë vendet më të dobëta me ekonomi joefektive. Ka probleme sistemike që i bëjnë njerëzit të braktisin shtëpitë e tyre dhe të marrin rrugën. Dhe legjislacioni liberal evropian u lejon shumë prej tyre jo vetëm të qëndrojnë në Evropë, por edhe të jetojnë atje me përfitime sociale pa kërkuar punë dhe pa u integruar.”
Në analizën e bërë prej ekspertëve dhe akademikëve rus,arrihet në përfundimin se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis krizës së emigrantëve dhe politikave perëndimore të dy dekadave të para të shekullit të XXI në Lindjen e Mesme(2000-…). Asnjë nga përpjekjet për ndërhyrje të jashtme nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Përkundrazi, çdo veprim i tillë thjesht i ktheu gjërat nga keq në më keq!…
Nëse do të hedhim një veshtrim në retrospektivë-Siria e Bashar al-Asadit ose Libia e Muamar Gadafit ne vitin 2010,vetëm një vit para fillimit të “Pranverës Arabe”, qenë disa nga vendet më të zhvilluara në Botën Arabe,me një shtet të laik, shërbime sociale dhe një shoqëri të emancipuar. E njëjta gje mund të thuhet edhe për Irakun e Sadam Huseinit,përpara bombardimeve amerikane në vitin 2003.Pavarësisht tipologjisë së tyre autoritare, këto vende përfaqësonin “socializmin arab” të lindur prej bashkimit të nacionalizmit arab të shekullit të XX dhe impaktit të shetit social/ist të Bashkimit Sovjetik(dogmës marksist-leniniste).
Le të kujtojmë gjithashtu se jo bregdeti dalmat ose riveria shqiptare,por plazhet e Latakia-s dhe Tartus,tërhoqën në vitin 2010 rreth 8.5 milionë turistë(një pjesë e madhe prej të cilëve qenë evropian) drejt Sirisë së Bashar al-Asadit.Ndërsa në kohën kur gratë amerikane ende luftonin për të drejtat e tyre,në Irakun e Sadam Huseinit,gratë kishin fituar të njëjtin status me atë të burrave në kuadër të barazisë ligjore,punësimit dhe edukimit.Për sa i përket Libisë së Muamar Gadafit-suksesi i politikave të tij ariti të krijonte atë çka mund të quhej “një skandinavi e vogël arabe” në Afrikën e Veriut,duke aritur një emancipim të paparë më parë të shoqërisë dhe implementimin e ingranazheve të shtetit social,të ngjashëm vetëm me atë të vendeve Skandinave.
Secili nga këta popuj,që dikur jetonte i qetë dhe në paqe në tokën e stërgjyshërve të tyre,sot ended në “rrugët e mendafshta” që çojnë prej Damaskut në Berlin,prej Tripolit në Paris ose prej Bgadadit në Stokholm.Ndërsa Libia,Siria,Iraku,Jemeni dhe vendet e tjera ku “socializmi arab” triumfoi gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX, sot janë kthyer në gërmadha dhe rrënoja,ndërsa të mirat e këtyre tokave të begata gëzohen vetëm prej korbave dhe çakenjve.
Sa për Evropën,ajo ka hyrë sot në një luftë të vërtet social-kulturore,me turmat e emigrantëve që sot po sjellin një ndryshim shkatërrimtarë të trashëgimisë dhe vlerave tradicionale evropiane në Evropën Perëndimore,dhe të presionit politiko-ekonomik që sot burokratët dhe marksisto-liberalët në Bruksel po i bejnë në një menyrë sovjetike vendeve konservatore të Evropës Lindore, të drejtuara nga qeveri patriotike ose thjesht anti-emigrante, si në Hungari,Sllovaki ose Bullgari ,për adaptimin e politikave të miratura me anë të lobeve dhe injorancës koletive-duke bërë sot që imazhi e Bashkimit Evropian, të ngjasojë me atë të Jugosllavisë së fund viteve 1980′.
Sa për të ardhmen… le të shpresojmë vetëm që ajo do të jetë e zymtë po aq sa e parashikonte Muamar Gadafi,pasi premisat sot tregojnë se ka për të qenë fort edhe më keq…
*Fakulteti i Shkencave Politike dhe Politikave Botërore,Universiteti i Wrocłw(Poloni)
/Argumentum.al