• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Kryeministri Edi Rama njofton paketën e re ligjore për Reformën Territoriale

    Mesazhi i Presidentit Begaj në çeljen e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit: Legjislatura e re, përgjegjësi për Shqipërinë Evropiane

    Ministri Hasani: Ligj i ri për transformimin e rrjetit diplomatik, 2 grup-kapitujt e fundit të negociatave brenda disa javësh

    Tirana mikpret Konferencën e Ambasadorëve/ Kryeministri Rama: Fokusi i shërbimit diplomatik tek objektivi historik i anëtarësimit në BE

    Konferenca “Diplo 2025”: Diplomacia shqiptare drejt objektivit “Shqipëria 2030 në BE”

    Spiropali viziton Institutin e të Miturve në Kavajë: Prioritet riedukimi dhe parandalimi, jo ndëshkimi

    Kodi i ri Penal, Manja: Miratohet pas konsultimeve dhe “vulës” nga Brukseli

    Turizmi 2030/ Rama: Prioriteti ynë, rritja e cilësisë dhe turistëve që konsumojnë në vendin tonë

    Krijohet Operatori i Ujit, Rama: Shërbim më cilësor për qytetarët, fragmentarizimi ishte katastrofë

  • SOCIALE / KULTURË

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Maqedonia e Veriut shënon 34-vjetorin e Pavarësisë

    Albin Kurti propozohet për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje

    “Rama në prapaskenë, Batoni në publik”/ Bytyçi me deklaratë të fortë: Ja si u lobua për ndarjen e Kosovës

    Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    LVV-ja pritet ta rikonfirmojë të dielën Albin Kurtin si mandatar për kryeministër

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Humbja e liberalizmit

5 Qershor, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ditmir Bushati*

Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, mund të thuhet se progresistët dhe liberalët humbën përballë konservatorëve, në atë që mund të konsiderohet si ballafaqimi më i rëndësishëm zgjedhor i vitit në Europë. Si në shumë demokraci europiane, rezultati na tregon një komb të ndarë thuajse në mes midis konservatorëve dhe progresistëve, midis nacionalizmit dhe internacionalizmit liberal. Dhe një brez të ri të tradhëtuar nga qendra demokratike, që gjithnjë e më shumë e sheh veten tek e djathta apo e majta ekstreme. Një rezultat, që megjithëse është i ngushtë, ngjan me një brisk të hollë, thellësisht përçarës.

Dy vjet më parë, koalicioni shumëngjyrësh i udhëhequr nga ish Presidenti i Këshillit Europian dhe një prej veteranëve të politikës polake Donald Tusk, i dha fund pushtetit tetë-vjeçar të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi. Qeveria Tusk parashtroi dy përparësi të mëdha: (i) rivendosjen e besimit të publikut në institucionet demokratike; (ii) zbutjen e polarizimit politik e shoqëror. Në të dyja duket se dështoi.

Historia e Europës ka plot shembuj të transformimit politik drejt demokracisë, si nga autoritarizmi i krahut të djathtë (Portugali, Spanja, Greqia) ashtu edhe nga komunizmi (ish-Blloku Lindor) ose nacional-socializmi (Gjermani, Austri). Por, tejkalimi i një sistemi joliberal që u çimentua gjatë viteve në pushtet të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi, në një mënyrë liberale, ishte një territor i pashkelur, që në rastin e Polonisë u shoqërua me sfida më të mëdha se në rastet e mëparshme.

Me rikthimin në pushtet në vitin 2023, qeveria Tusk paraqiti një plan reformash që synonin ‘rivendosjen e demokracisë liberale’ dhe kthimin e Polonisë në zemër të zgjimit gjeopolitik të Europës për t’u përballur me kërcënimin e shtuar rus. Pavarësisht mbështetjes që erdhi nga Komisioni Europian dhe shfuqizimit të masave shtrënguese që BE-ja kishte vendosur ndaj Polonisë, për moszbatimin e standardeve të shtetit të së drejtës, dy pyetje mbeten pa përgjigje në rrugëtimin e qeverisë Tusk: Mbi çfarë baze duhet të bëhet rindërtimi institucional? A justifikon situata e jashtëzakonshme mjete të pazakonta, apo mjete që testojnë kufijtë e legjitimitetit?

Tek përgjigjet e pyetjeve të mësipërme mund të gjenden edhe një pjesë e arsyeve se përse kandidati i koalicionit qeveritar, kryetari i Bashkisë së Varshavës Rafał Trzaskowski, nuk arriti të bindte shumicën e votuesve dhe ç’është më shqetësuese shumicën e të rinjve, që të përqafonin agjendën pro-europiane dhe liberale.

Karol Nawrocki një figurë e panjohur dhe pa eksperiencë politike e ndërkombëtare, arriti të fitojë besimin e shumicës së polakëve, përmes një rrëfimi të përqendruar në vlerat konservatore, sovranitetin dhe mbrojtjen e traditave polake.

Përplasjet mes dy kampeve kryesore politike në Poloni ngjasojnë me lavjerrësin që herë shkon para e herë shkon pas. Edhe pse qeveria është përgjegjëse për përcaktimin e politikës së jashtme, të mbrojtjes dhe ekonomisë, presidenti ushtron veton mbi legjislacionin kyç, duke përfshirë buxhetin dhe politikën e emërimeve në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe drejtësisë.

Duke pasur parasysh fuqitë e vetos së presidentit, sikundër kampet politike të ndryshme që presidenti dhe qeveria përfaqësojnë, mund të thuhet se përplasja e hidhur midis tyre, medias dhe pjesëve të shoqërisë që i mbështesin ato, do të vazhdojë e pandërprerë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2027. Të gjitha lëvizjet në politikën polake do të orientohen për nga këto zgjedhje, duke e bërë bashkëjetesën politike midis presidentit dhe qeverisë gjithnjë e më të vështirë.

Si një anëtar kyç i BE-së dhe NATO-s, sherret e brendshme në Poloni mund të kenë ndikim në kapacitetin e BE-së dhe NATO-s për t’u përballur me kërcënimin rus. Në këtë situatë të re politike, marrëdhëniet polako-ukrainase do të shërbejnë si letër lakmuesi. Presidenti i ri kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe BE, duke shënuar një ndarje me qëndrimin e kahershëm të Polonisë. Kjo mund të dobësojë aleatët në vijën e parë, të cilët, e kanë konsideruar përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike si një përparësi strategjike afatgjatë.

Me interes pritet gjithashtu pozicioni i Polonisë brenda këtyre organizatave në raport me SHBA-të, kur dihet se presidenti i zgjedhur u mbështet nga SHBA-të dhe madje u prit në Shtëpinë e Bardhë në prag të zgjedhjeve, ndërkohë që rivali i tij u mbështet nga udhëheqësit kryesorë europian.

Deri tani Polonia është shfaqur si një avokate e zëshme për forcimin e bazës industriale të mbrojtjes të BE-së, që nënkupton forcimin e autonomisë strategjike të Europës dhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Presidenti i ri pritet të konfirmojë qëndrimin e vazhdueshëm të Polonisë, duke përfshirë shpenzimet e mbrojtjes dhe modernizimin ushtarak, pasi lidhja e tij e ngushtë me SHBA-të sugjeron mbështetje të fortë për NATO-n.

Në të njëjtën kohë, ai ka të ngjarë të mbështesë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pasi fitorja e Ukrainës është jetike për interesat e Polonisë. Gjithsesi, mbetet të shihet se cila do të jetë qasja e tij në rast se politika e Presidentit Trump për të shkëputur Rusinë nga Kina do të realizohet në praktikë me çdo çmim (përfshirë edhe Ukrainën).

Presidenti i ri pritet të sfidojë agjendën e institucioneve mbikombëtare të BE-së duke përforcuar rrëfimin sovranist të partisë konservatore nga rradhët e të cilave vjen. Edhe pse qeveria polake është përgjegjëse për përcaktimin e qëndrimeve në BE, presidenti ka ndikim në formësimin e opinionit publik. Ndërsa presidenti Nawrocki mund të mos jetë në të njëjtën gjatësi vale me kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe atë sllovak Robert Fico, duke pasur parasysh dallimet e konsiderueshme rreth Rusisë, ata ka të ngjarë të jenë aleatë në formësimin e opinioneve dhe qëndrimeve alternative brenda BE-së.

Thënë ndryshe, për Europën, ky rezultat do të thotë se një nga vendet e saj kryesore, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen europiane, të ardhmen e Ukrainës dhe përballjen me kërcënimin rus, do të jetë një partner më i dobët dhe më pak i bashkuar, si në BE ashtu edhe në “koalicionin e vullnetit” të përbërë nga ‘trekëndëshi i Weimar’ (Gjermani, Francë, Poloni) dhe Mbretëria e Bashkuar.

Vështruar në një plan më të gjerë përtej kontekstit polak, ky rezultat është dëshmi e krizës me të cilën përballen forcat që i mëshojnë demokracisë liberale me mendësinë e Luftës së Ftohtë. Një humbje për liberalizimin. Ndarja e thellë në Poloni pasqyron një prirje në të gjithë Perëndimin që ka të bëjë me dobësimin e koalicioneve të qendrës demokratike që dikur mbështesnin qeverisjen liberale, veçanërisht në dekadat pas rënies së Murit të Berlinit.

Mirëpo, gjeopolitika e pas rënies së Murit të Berlinit, zbehu mjetin kryesor që mbante në këmbë liberalizmin: avantazhin e qartë përkundrejt kundërshtarëve joliberal. Asokohe, ngjitësi që e mbante këtë koalicion të bashkuar nuk ishte qëndrueshmëria dhe kohezioni i brendshëm, por diferenca me armikun e jashtëm.

Institucionet mbikombëtare dhe qeverisja teknokratike, shpesh të izoluara nga llogaridhënia e drejtpërdrejtë demokratike, shiheshin si forca stabilizuese, thelbësore për sigurinë dhe prosperitetin afatgjatë. Sakrificat e kërkuara nga demokracia liberale pranoheshin si më të preferueshme sesa kostot e dorëzimit ideologjik. Sot nuk shihen më si të tilla.

Në librin e sapo botuar “Çfarë mësova prej jush”, ish-kryenegociatori i BE-së për Brexit, dhe një prej politikanëve më të spikatur francez Michel Barnier, drejtimin nga Ursula von der Leyen të Komisionit Europian e përshkruan si “prirje autoritariste”. Ndërsa Komisionin Europian, si thellësisht burokratik, centralizues dhe të pandjeshëm ndaj interesave të qytetarëve. Kur një konstatim i tillë vjen prej një politikani të nivelit të lartë europian, është i kuptueshëm dividenti politik që grumbullohet nga parti konservatore apo populiste në shumë vende të BE-së, në emër të interesit kombëtar, traditës dhe sovranitetit.

Koalicionet që promovojnë demokracinë liberale nuk janë thjesht viktimë e elektoratit të pakënaqur, por gjithashtu vuajnë nga mungesa e një oferte bindëse për trajtimin e njëmendtë të refomave që kanë të bëjnë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës, pabarazitë ekonomike që vijnë si rezultat i zhvendosjes së vendeve të punës të shkaktuara nga globalizmi dhe zhvillimi i vrullshëm teknologjik, ankthi dhe pasiguria që shkakton mungesa e një qëndimi të qartë e parimor rreth migrimit, ndryshimeve shoqërore dhe të ardhmes të projektit europian, në një mjedis gjeopolitik asgjësues.

Është kjo arsyeja që në një pjesë të mirë të vendeve me të kaluar totalitare, liberalizmi nuk shihet më si një sistem vlerash e parimesh të fituar e mbrojtur me mund, por si një ideologji hipokrite që i shërben mbijetesës politike të elitave. Prandaj, më shumë sesa një triumf i forcave konservatore, zgjedhjet presidenciale në Poloni janë një humbje për forcat e qendrës demokratike. Qëndrueshmëria e demokracisë liberale do të varet nga gadishmëria e tyre për të përqafuar një vizion të besueshëm të asaj që që mund të ofrojë demokracia liberale në kushtet që imponon koha.

Analiza është botim i Fondacionit

Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana

Related- Posts

Kötcse, 2025. szeptember 7.
A Miniszterelnöki Kommunikációs Fõosztály által közreadott képen Orbán Viktor miniszterelnök, a Fidesz elnöke beszédet mond a Polgári Magyarországért Alapítvány rendezvényén, a Polgári Pikniken a kötcsei Dobozy-kúriában 2025. szeptember 7-én.
MTI/Miniszterelnöki Kommunikációs Fõosztály/Fischer Zoltán
FOKUS

Pas Sllovakisë, edhe Hungaria nxjerrë në pah dështimin dhe fragmentimin e Bashkimit Evropian

8 Shtator, 2025
FOKUS

Hijet e ’90-ave, Vuçiçi dhe mosangazhimi i Perëndimit

7 Shtator, 2025
FOKUS

Parisi, “i sëmuri i ri i Evropës”

5 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Macron emëron besnikun e tij Sebastien Lecornu si kryeministër të ri i Francës

9 Shtator, 2025

Izraeli sulmon Doha-n e Katarit, synon udhëheqësit e Hamasit gjatë bisedimeve për armëpushim

9 Shtator, 2025

Prezantohet në shqip “Lidershipi” i Henri Kisinger, me parathënie nga Kryeministri Edi Rama

9 Shtator, 2025

Presidenti Tokayev paraqet vizionin e tij për Kazakistanin në Epokën e Inteligjencës Artificiale

9 Shtator, 2025

Presidenti kroat, dënon vizitën e Ministrit Izraelit: “fyerje për Kroacinë”

9 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.