• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare.

    SPAK, BKH dhe forcat policore në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    Kryetari i KQZ-së mesazh qytetarëve për 11 majin: Merrni pjesë në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

    Vota e Diasporës: 180,144 zarfe të mbërritura në KQZ

    Celibashi: Subjektet politike të respektojnë heshtjen zgjedhore, mediet mos të publikojnë spotet elektorale

    Partia Demokratike mban mitingun përmbyllës; Berisha: Brenda 100 ditëve të para do të vendosim themelet që çdo i ri dhe e re të mund të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

    PS mbyll fushatën elektorale në Parkun Olimpik Tiranë

    Partia Mundësia mbyll fushatën/ Shehaj: Mundësi historike për të lënë pas të kaluarën

    Presidenti Begaj apel qytetarëve për 11 majin: Ushtroni të drejtën tuaj për të votuar me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet!

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    “Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Intervista/ Stevo Pendarovskin, pres mbështetjen e votuesve shqiptarë për president

30 Prill, 2019
in INTERVISTË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Stevo Pendarovski, kandidat në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet i sigurtë se do të arrihet pragu i nevojshëm prej 40 për qind të daljes së votuesve në balotazhin e 5 majit. Ai pret mbështetjen e votuesve shqiptarë, ndërsa i hedh poshtë propagandat siç i quan, të taborrit kundërshtar lidhur me rolin e tij në veprimet dhe politikat ndaj shqiptarëve në një të kaluar jo aq të largët.

Zëri i Amerikës: Zoti Pendarovski, a ekziston frikë në kampin tuaj nga mundësia e mosarritjes së shkallës së nevojshme prej 40% të daljes së votuesve në zgjedhje?

Pendarovski: Unë mendoj se nuk do të kemi probleme me daljen e nevojshme të votuesve. E kam të qartë se kur në raundin e parë kemi 41.8 përqind mund të ketë vështirësi në balotazh, por presim që ato tre – katër përqind elementë të rëndësishëm të elektoratit tonë të angazhohen në maksimum dhe personalisht pres që dalja në balotazh të jetë mbi atë të raundit të parë. Ndërsa sa i përket asaj se kush “dështoi”, vlerësoj se ka të bëjë me lodhjen e votuesve në përgjithësi nga politika: Kishim zgjedhje parlamentare në 2016-ën, lokalet në 2017-ën; në 2018-ën votime për referendum dhe tash bëhet hera e katërt që dalim në zgjedhje, brenda katër vitesh. Me siguri këtu ka dështuar entuziazmi i qytetarëve që për mua është plotësisht e kuptueshme. Pastaj, elektorati i vërtetë në Maqedoni është më i vogël se sa ai që figuron “në letër”. Sigurisht që nuk janë 1 milion e 808 mijë votues të cilët jetojnë këtu.

Zëri i Amerikës: Si e shikoni qasjen e BDI-së në këtë fushatë; partia bëri një fushatë të ndarë nga ju në raundin e parë, ndërsa tash nuk duken që po angazhohen dhe aq në fushatën para balotazhit? A ka mosmarrëveshje në mes partnerëve të koalicionit qeveritar që do të reflektonte më 5 maj?

Pendarovski: Jo. Nuk kishim mitingje të përbashkëta sepse koncepti i fushatës ishte i tillë. Mua më mbështesin edhe PDSH-ja dhe Alternativa dhe nuk kam shkuar as në mitingjet e tyre; njerëzit e tyre kanë ardhur në mitingjet e mia. Kështu që përveç kryeministrit Zoran Zaev në takimet e mia nuk do të shihni as funskionarë të tjerë të Lidhjes Social Demokrate. Ndërkaq, sa i përket shfaqjes së BDI-së, unë jam i kënaqur përkundër spekulimeve se BDI-ja nuk do të angazhohej maksimalisht, siç kishte spekulime edhe për referendumin e vitit të kaluar se nuk kanë dhënë aq sa duhej. Mendoj se BDI-ja në raundin e parë ishte në kuadër të mundësive reale aktuale politike, sikundër dhe partitë tjera shqiptare që më mbështesin dhe të tjerat nga 31 gjithsej. Pres që BDI-ja të dalë edhe më mirë në balotazh sikur edhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë koalicion. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti të paktën nja dhjetë herë ka folur nëpër takime dhe mitingje duke dhënë mbështetjen maksimale. Nuk mendoj se BDI-ja luan një lojë të dyfishtë.

Zëri i Amerikës: Z. Pendarovski, çka ju premtoni shqiptarëve, ose si do t’i përfitoni votuesit të cilët ia dhanë votat zotit Blerim Reka në raundin e parë?

Pendarovski: Jo vetëm ata të cilët e votuan Blerim Rekën por edhe ata që qëndruan në shtëpi. Koncepti im, sa i përket përbërjes së Maqedonisë apo se çfarë shteti paramendoj unë në të ardhmen nuk ndryshon prej vitesh: në vitin 2014 kur dola për kandidat presidencial mora po ashtu një numër të mirë votash të shqiptarëve, ndonëse rrethanat ishin krejtësisht ndryshe. Votuesi i rëndomtë shqiptar e njeh konceptin “Një shtet për të gjithë”. Unë e ofroj këtë, një shtet ku NUK do të ketë padronë dhe qiraxhinj apo të nënrenditur, as qytetarë të rendit të parë e të rendit të fundit, ku nuk do të ketë komunitet etnik të rendit të parë dhe të rendit të dytë a të tretë, kështu që kjo përfshirje në shtetin dhe shoqërinë e Maqedonisë është reçeta e vetme për suksesin e këtij vendi për të gjithë këtu. Shqiptarët janë komunitet i rëndësishëm dhe duhet ta gjejnë vendin e tyre edhe në institucionet e sistemit; Që ta duan këtë shtet, që të jenë më lojal ndaj shtetit – shteti duhet të tregojë se është edhe i tyre dhe jo vetëm i dikujt, por shtet i të gjithëve!

Zëri i Amerikës: Është zhvilluar një fushatë kundër jush, në veçanti në rrjetet sociale duke ju paraqitur si eksponent të pushteteve që kundërshtonin shqiptarët në të kaluarën jo shumë të largët. Kush po e bën këtë?

Pendarovski: Dihet kush e bën këtë. Këtë e bën shtabi i VMRO-DPMNE-së. Njerëzit që më parë ishin pjesë e regjimit të Nikolla Gruevskit, përgjegjës për propagandat. Shtabi i VMRO-DPMNE-së i dorëzon ato video që të përkthehen në shqip tek një parti e cila e mbështeste zotin Reka dhe tek simpatizantë të tjerë të tyre; Pra, bëhet fjalë për regjistrime të fabrikuara në shtabin e VMRO-së dhe që shpërndahen tek një pjesë e opozitës shqiptare. Më vjen keq që disa njerëz të cilët i njoh dhe më njohin ranë prè e këtyre provokimeve, që me gjasë duke dashur të fitojnë sa më tepër vota hynë në një propagandë që ishte model i Mijallkovit dhe Gruevskit para disa vitesh. Fatmirësisht që jemi vend i vogël dhe njihemi. E dinë njerëzit se kush kam qenë në të nëntëdhjetat dhe sot dhe e dinë se nuk kam qenë këshilltar i Johan Tarçullovskit por kam qenë këshilltar për Siguri Kombëtare i Boris Trajkovskit, i cili e bëri Marrëveshjen e Ohrit. Apo fliten nebuloza se në ’97-ën të kem qenë fajtor për arrestimin e Rufi Osmanit. Zoti Osmani në 2014-ën publikisht ma dha mua mbështetjen dhe jo kandidatit të VMRO-DPMNE-së. Dhe ai nuk do të jepte mbështetjen vetëm ashtu, nëse unë do të kisha pasur lidhje me arrestimin e tij. Për fat, shqiptarët, sipas anketave, nuk u besojnë këtyre gjërave. Një pjesë e opozitës shqiptare nuk duhej të bie prè e propagandës së VMRO-DPMNE-së, e cila dihet se çfarë synimesh ka kundrejt shqiptarëve. Një deputet i saj është kriminel i dënuar nga Gjykata e Hagës!

Zëri i Amerikës: Sa kanë ndikuar apo mund të ndikojnë zvarritjet në fushën e legjislacionit, amnistia për 27 prillin, mosmarrëveshjet rreth të ardhmes së Prokurorisë së Posaçme, në rënien e mbështetjes për pushtetin dhe për Ju si kandidat i saj?

Pendarovski: Sigurisht. Në vitin 2016 unë isha bartës i listës për deputet dhe ne premtuam shumë gjëra por askush nuk besonte se pikërisht në mandatin tonë do të zgjidhet problemi i emrit të vendit, se do të arrihen marrëveshjet me Bullgarinë, ligji për gjuhët si pjesë e fundit e Marrëvehsjes së Ohrit, ndërsa gjashtë muaj nuk mund të merrnim vendet për çka na kishin votuar, me që VMRO-DPMNE-ja nuk lejonte transferimin e qetë të pushtetit. Se do të kishim ndryshime kushtetuese, dhe kjo harxhoi mjaft energji dhe me të drejtë, pasi që u zgjidhën probleme strategjike për t’i hapur dyert e Evropës për të gjithë ne që jetojmë në këtë vend. Megjithatë kjo i ngadalësoi reformat brenda, në veçanti në aspektin e legjislacionit. Edhe çështja e 27 prillit është pa precedencë: nuk mundeni të besoni që në Evropën e sotme dikush të hyjë në parlament dhe të rrahë deputetët apo partia në pushtet të organizojë huliganë që për pak sa nuk vranë ndonjë prej ligjvënësve… Ndërkaq lidhur me ndryshimet kushtetuese, VMRO-DPMNE-ja paraqitej me një retorikë të skajshme nacionaliste, anti-perëndimore, anti-shqiptare… Por mendoj se koalicioni i brishtë në aspektin e numrave në pushtet ia doli me sukses në të gjithë këtë situatë. Pajtohem që njerëzit e zhgënjyer duan reforma të thella gjyqësore, por nëse opozita vjen në pushtet nuk do të ketë asgjë prej këtyre reformave. Pendarovski nuk është i njejtë sikur Siljanovska; Zaevi nuk është i njejtë sikur Nikolla Gruevski. Me këta nuk do të shohim as “R”-në nga reformat. Reformat që arritëm ne dhanë rezultat dhe na ftuan në NATO. U bënë punë që nuk ishin bërë në 30 vjetët e kaluara.

Zëri i Amerikës: Parlajamërimet e Kryeministrit Zaev për spastrime në radhët e Lidhjes Social Demokrate dhe të qeverisë për rezultatin e dobët në raundin e parë tingëllojnë si vardisje për tërheqjen e votave të humbura. A do të ketë vërtetë spastrime?

Pendarovski: Unë nuk jam anëtar i partisë dhe nuk mund ta di, por nëse bëni analiza të shifrave do të shihni se pati rënie të votave. Unë mendoj se do të ketë ndryshime të kuadrove, ndërsa të gjithë këta votues që dhanë mbështetjen që nga 2016-a e këndej janë për një Maqedoni Euro-atlantike dhe shumë-etnike dhe pres që ata të më votojnë mua si përfaqësues i këtij koalicioni.

Zëri i Amerikës: A mund të ketë më shumë dobi opozita apo pushteti nga dështimi eventual i balotazhit, që me siguri do të çonte në zgjedhje të parakohshme?

Pendarovski: Unë mendoj se dëmin më të madh do ta kishte shteti sepse do të ishte e pamundur të merrnim datën nga BE-ja për bisedime në qershor nëse nuk do të mund ta zgjidhnim presidentin e shtetit. Nëse një shtet nuk është i aftë të zgjedhë bartësin e funksionit më të lartë, si do t’i bindni se do të bëni reforma? Në këtë rast dëmi kolateral do të ishte për vetë Maqedoninë. Aspak nuk mendoj se opozitës dhe pushtetit i përgjigjen zgjedhjet e parakohëshme tash.

Nga ana tjetër, koalicioni në pushtet do t’i fitonte zgjedhjet, jo me dallim siç i fitoi në zgjedhjet e fundit, por me sa di unë, pushteti dëshiron të tregojë rezultate pas marrjes së datës për bisedime, tash që jemi shkarkuar nga barra e problemeve të mëdha, të përkushtohet në fushën ekonomike-sociale.

Zëri i Amerikës: Çfarë pasojash do të kishte në drejtim të integrimeve të vendit drejt strukturave Euro-atlantike nëse nuk do të kishin sukses zgjedhjet presidenciale?

Pendarovski: Portofoli ynë do të ishte më i varfër kur ta shqyrtojnë miqtë dhe partnerët tanë evropianë. Mgjithatë, nëse ndodh ajo që opozita t’i fitojë zgjedhjet më 5 maj, kjo do t’i pengonte proceset reformuese sepse koncepti i saj dhe i VMRO-së është “Maqedonia për dikënd dhe jo për të gjithë” që është një politikë agresive nacionaliste që do të sillte tensione me komunitetin shqiptar. Ky vend në vitin 2005 mori statusin kandidat për anëtarësim në BE më së shumti për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Tash jemi para portave të NATO-s dhe presim datë nga BE-ja falë Marrëveshjes së Prespës dhe Ligjit për gjuhët. Që të dy dokumentet Siljanovska i mohon dhe ato i sulmon furishëm kryetari i VMRO-së, Mickovski. Nëse ata vijnë në pushtet nuk do të sillen më ndryshe se sa që flasin në këtë fushatë. Jam i bindur se ata ashtu e paramendojnë shtetin, ata flasin për një Maqedoni të maqedonasve dhe floskula të shekullit të 19. Regjimi 11 vjeçar i Gruevskit e vërtetoi se me ta nuk mund të shkohet përpara drejt BE-së dhe NATO-s. Ndonëse përpiqen të na bindin se janë për integrime euro-atlantike./voa

Related- Posts

INTERVISTË

Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

23 Nëntor, 2024
INTERVISTË

100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

21 Nëntor, 2024
INTERVISTË

EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

21 Shtator, 2024

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare.

11 Maj, 2025

Putini propozon bisedime të drejtpërdrejta Rusi-Ukrainë javën e ardhshme

11 Maj, 2025

SPAK, BKH dhe forcat policore në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

11 Maj, 2025

Shqipëria voton! Nis procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare.

11 Maj, 2025

Kryetari i KQZ-së mesazh qytetarëve për 11 majin: Merrni pjesë në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

10 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.