Fituesi i Medaljes Fields, Andrei Okunkov, është një nga studiuesit më të njohur ndërdisiplinorë në matematikën bashkëkohore. Në nëntorin e vitit 2023, Okunkov u zgjodh anëtar i huaj i Akademisë Kineze të Shkencave. Në një intervistë të kohëve të fundit me Grupin Mediatik të Kinës (CMG), ai shprehu interesin e tij të madh për kulturën tradicionale kineze, dhe optimizmin e tij në lidhje me perspektivat e zhvillimit të matematikës në Kinë.
Në intervistë, Okunkov vuri në dukje se organizimi i Konferencës Ndërkombëtare mbi Shkencat Bazë nga Kina për shumë vite rresht ka vlera të shumëfishta të rëndësishme. Nga njëra anë, e ka sjellë Kinën më afër bashkësisë ndërkombëtare, duke ofruar mundësi për komunikim ballë për ballë, mësim dhe frymëzim të ndërsjellë të shkencëtarëve. Nga ana tjetër, shumë nga kolegët e tij të huaj më parë kishin paragjykime naive për Kinën, por kur vizituan për herë të parë dhe panë nga afër se si është Kina sot, nivelin e saj të zhvillimit, arsimor, tekniko-shkencor dhe aktualitetin e kultivimit të talenteve, ata e kuptuan gjithnjë e më shumë këtë.
Lidhur me arsyet e përparimit të jashtëzakonshëm të Kinës në shkencën e aplikuar dhe kërkimin bazë në vitet e fundit, Okunkov tha se një faktor kyç është rëndësia që populli kinez i kushton mësimit. “Ata jo vetëm mësojnë, por edhe praktikojnë ato që mësojnë. Ky tipar është rrënjosur në kulturën kineze për mijëra vjet. Tani, kinezët e kanë zhvendosur fokusin e tyre në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Por kjo traditë si te të mësuarit ashtu edhe te të menduarit mbetet e pandryshuar”, shtoi Okunkovi.
Ai beson se populli kinez është i etur për të mësuar dhe dëshiron të zbatojë atë që mëson për të krijuar gjëra më të mira, për të zhvilluar teori të reja dhe për të shpikur rezultate të reja praktike, duke inovuar vazhdimisht. Kjo është shumë mirë dhe vendet e tjera të mund të mësojnë nga kjo.
Përveç kësaj, Okunkovi theksoi se qeveria kineze mbështet ndërtimin e një shoqërie të mësimit, mbështet inovacionin tekniko-shkencor dhe zhvillimin e shkencave bazë si matematika. “Themeli i lulëzimit modern padyshim qëndron në shkencë dhe teknologji. Nëse qeveria e prioritizon këtë, unë nuk kam gjë tjetër veçse respekt për të. Është vërtet e shkëlqyer”, vuri në dukje ai.
Për perspektivat e zhvillimit të shkencës bazë në Kinë, ai u shpreh se Kina do të jetë një terren pjellor për matematikën. Prandaj, ai po shfrytëzon çdo mundësi për të inkurajuar njerëzit këtu të studiojnë matematikën, qoftë përmes kërkimit shkencor apo duke e zbatuar atë në jetën e tyre të përditshme. Ai është i bindur se matematika ka një të ardhme të ndritur në Kinë. Të gjitha shenjat tregojnë se Kina do të bëhet një lidere globale në këtë drejtim./cgtn