• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

    Kryeministri Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

    Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: “Besoj se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së deri në fund të mandatit tuaj”

    Kryeministri Rama: “Sulmi në Leipzig është akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës”

    Pesë vite pas “non grata”-s, Sali Berisha rikthehet në SHBA

    Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

    Ministri Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, shqipja në themel të trashëgimisë sonë

  • SOCIALE / KULTURË

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

18 Qershor, 2025
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marjana Doda

“Amerika nuk ka miq ose armiq të përhershëm, por vetëm interesa.”

(America has no permanent friends or enemies, only interests)― Henry Kissinger

Kjo thënie e Henry Kissinger-it, një prej arkitektëve më të sofistikuar të diplomacisë së shekullit të 20-të, na kujton një të vërtetë të thjeshtë por thelbësore në marrëdhëniet ndërkombëtare: në fund të ditës, çdo shtet udhëhiqet nga interesi i tij kombëtar.

Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e jashtme amerikane, përveç njerëzve që e drejtojnë atë; filozofia mbetët e njëjtë dhe këtë filozofi po e reflekton qartë Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qasja më e përmbajtur e Trump ndaj Rusisë dhe qëndrimi kritik ndaj aleatëve tradicionalë si Bashkimi Evropian, Kanadaja apo Britania e Madhe në kuadër të politikës së tij proteksioniste, “Amerika e Para” (“America First”), tregojnë qartë se boshti i vendimmarrjes është interesi kombëtar, dhe jo aleancat historike apo ideologjike. Në një rend botëror që po ndryshon me ritme të shpejta, logjika e realpolitikës po kthehet në normën e re ndërkombëtare. Prandaj, pyetja që lind natyrshëm është: A duhet që edhe vende të vogla, por me peshë gjeostrategjike si Shqipëria, të ndjekin një politikë të jashtme të bazuar mbi interesin kombëtar, duke ruajtur fleksibilitetin në një botë shumëpolare?

Shqipëria nuk është më një njësi gjeografike e izoluar në Ballkan. Sot, ajo është anëtare e NATO-s, vend kandidat për Bashkimin Evropian dhe gjithnjë e më e pranishme në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Roli i saj strategjik në Evropën Juglindore është i njohur. Në këtë kontekst, interesi kombëtar i Shqipërisë duhet të përfshijë ruajtjen e stabilitetit të brendshëm, paqen në rajon, përshpejtimin e integrimit europian dhe zhvillimin e një ekonomie konkurruese. Por këto objektiva kërkojnë vizion, strategji, kapacitet institucional dhe një politikë të jashtme të guximshme.

Shqipëria është përfshirë tashmë në zhvillime të rëndësishme gjeopolitike. Nga strehimi i muxhahedinëve iranianë, te mbështetja për sanksionet perëndimore kundër Rusisë dhe qëndrimi gjithnjë e më i kujdesshëm ndaj Kinës. Të gjitha këto e kanë vendosur vendin në një pozicion të ekspozuar, shpesh në vijën e zjarrit të interesave globale, por pa përfitime të qarta dhe të matshme në raport me rreziqet që këto vendime kanë sjellë.

Rasti i muxhahedinëve iranianë (MEK), për shembull, është emblemë e një vendimi të rëndësishëm politik i cili e ka bërë Shqipërinë një objektiv të vazhdueshëm të Teheranit, si në planin diplomatik ashtu edhe në atë kibernetik, siç u dëshmua me sulmin masiv ndaj sistemeve shtetërore në vitin 2022. Nëse ky vendim ka prodhuar një garanci konkrete të mbështetjes amerikane ose europiane për Shqipërinë ekonomike, ushtarake apo zhvillimore, kjo mbetet ende e paqartë.

Marrëdhëniet me Rusinë janë shkëputur pothuajse plotësisht, me një linjë të rreptë dhe pa fleksibilitet diplomatik, në përputhje me qëndrimin amerikan dhe evropian për pushtimin rus të Ukrainës. Qëndrimi i qartë dhe i prerë i Shqipërisë kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe mbështetja ndaj sanksioneve perëndimore e ka vendosur vendin në anën e duhur moral dhe ndërkombëtar, por ka prodhuar gjithashtu shkëputje totale nga çdo kanal diplomatik me Rusinë, ndaj një fuqie që, pavarësisht kundërshtimeve të mëdha politike, vazhdon të ketë ndikim real në Ballkan, dhe më gjerë.

Turqia, Hungaria, Serbia dhe madje edhe vende si Izraeli kanë ruajtur ura komunikimi me Moskën, duke ndjekur një politikë më të balancuar që mbron interesat e tyre kombëtare pa sakrifikuar parimet. Shqipëria, përkundrazi, ka zgjedhur një linjë të ashpër dhe monodimensionale.

Ndërsa me Kinën, Shqipëria ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje, duke humbur mundësi për investime dhe bashkëpunime që fqinjët tanë (si Serbia apo Greqia) i kanë shfrytëzuar në mënyrë pragmatike.

Kina ka pasur një lidhje historike të veçantë me Shqipërinë në periudhën e izolimit komunist, por në dekadat e fundit, mungesa e një politike të qartë ndaj Pekinit ka bërë që Shqipëria të mbetet jashtë iniciativave të mëdha kineze si “Brez dhe Rruge”, apo projektet infrastrukturore të mbështetura në rajon.

Ndryshe nga Serbia, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi që kanë përfituar nga investimet kineze, Shqipëria ka mbetur vendnumëro, duke e parë Kinën si një pjesë e respektuar e së kaluarës, por jo si aktor të së ardhmes. Një qasje që kërkon rishikim të menjëhershëm në një botë ku Azia po shndërrohet në epiqendër zhvillimi.

Në vend që të qëndrojë në heshtje, Shqipëria ka shumë arsye për të zhvilluar marrëdhënie ekonomike më të fuqishme me Kinën, duke marrë mësim edhe nga historia e saj e gjatë dhe periudha e vështirë e viteve ’90-të, ku pavarësisht sfidave, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë pasur një dimension pozitiv dhe pragmatik. Kina nuk vjen me ideologji apo dogma politike që mund të kufizojnë sovranitetin apo zgjedhjet e Shqipërisë; ajo sjell një ofertë bashkëpunimi ekonomik, të ndërtuar mbi interesa të ndërsjella, ku përfitimet matën në zhvillim, investime dhe avancim teknologjik.

Në një botë ku fuqia ekonomike po bëhet shtylla kryesore e ndikimit global, dhe ku aleancat bazohen gjithnjë e më shumë në përfitime konkrete dhe jo në besnikëri ideologjike, Shqipëria ka nevojë të ndjekë një politikë të jashtme pragmatike. Në këtë kuadër, Shqipëria duhet të rishikojë me realizëm balancën e saj midis Lindjes dhe Perëndimit, duke ndërtuar lidhje strategjike edhe me vende si Kina, Rusia apo dhe me vende te tjera të grupimit BRICS.

Veçanërisht urgjente është që Shqipëria të forcojë marrëdhëniet me Kinën, një aktor kryesor ekonomik. Përfitimet nga iniciativa si “Brez dhe Rrugë” dhe investimet në sektorët e infrastrukturës, energjisë dhe teknologjisë duhet të shfrytëzohen maksimalisht, duke ruajtur në të njëjtën kohë dhe angazhimin euroatlantik.

Ky bashkëpunim nuk duhet parë si një kundërshtim ndaj partnerëve tradicionalë, por si një strategji e zgjuar për t’i dhënë Shqipërisë më shumë hapësirë manovre dhe mundësi zhvillimi në një botë shumëpolare ku interesat janë të ndryshme dhe ndryshojnë me kohën.

Flas për Kinën dhe Rusinë, sepse Shqipëria ka një marrëdhënie historike, kulturore dhe ekonomike me këto dy vende. Sot, ato po ndikojnë thellësisht në formimin e rendit të ri botëror. Për më tepër, Kina dhe Rusia përbëjnë dy fuqi botërore që është e pamundur t’i neglizhosh apo t’i shmangësh.

Një botë në kalim epokal

Ajo që po dëshmojmë sot, është se Bota po përjeton një faze transformimi të rrallë historike, ku rendi i pas Luftës së Dytë Botërore, i ndërtuar mbi dominimin perëndimor po zëvendësohet nga një rend shumëpolar.

Kina dhe Rusia po ndërtojnë një bosht të ri euro-aziatik, ndërkohë që vendet e të ashtuquajturit “Jugu Global “(Global South) po zgjedhin me kujdes partnerët e tyre, jo më mbi baza ideologjike, por mbi interesa konkrete ekonomike dhe politike. Në këtë botë të fragmentuar, aleancat nuk janë të përhershme, por të ripërtëritshme. Ato duhet të mbështeten në vlerësimin realist të interesave kombëtare dhe jo vetëm në ndjenjën e besnikërisë ndaj një kampi të caktuar.

Shqipëria duhet të pozicionohet me zgjuarsi në këtë rend të ri. Ajo duhet të mbajë të palëkundur boshtin e saj euroatlantik, por njëkohësisht të ndërtojë ura strategjike me fuqitë lindore dhe me vendet që përfaqësojnë alternativa të reja zhvillimi dhe ndikimi. Kjo nuk është një thirrje për shkëputje, por për hapje. Nuk është një sfidë ndaj SHBA-së apo BE-së, por një kërkesë për të ushtruar sovranitet diplomatik në funksion të interesit kombëtar.

Në një botë që po përjeton një transformim të rrallë historik, Shqipëria nuk mund të jetë spektatore. Ajo duhet të ndërtojë një politikë të jashtme me vizion, që jo vetëm ruan aleancat ekzistuese, por edhe kërkon partneritete të reja në ekonomi, teknologji, energji, arsim dhe kulturë. Ajo duhet të dalë nga roli i vendit të vogël që ndjek të tjerët, për të marrë rolin e një aktori të mençur që luan në të gjitha tavolinat dhe që vendos vetë për interesat e veta. Koha e diplomacisë së ngurtë ka kaluar. Sot nevojitet një politikë e jashtme e zgjuar, fleksibile dhe mbi të gjitha e orientuar drejt interesave kombëtare, jo e lidhur me ideologji apo varësi.

Në fund të fundit, siç na kujton Kissinger, nuk ka miq apo armiq të përhershëm. Ka vetëm interesa. Dhe Shqipëria ka të drejtën dhe detyrimin t’i mbrojë të sajat, në një botë që nuk pret dhe nuk fal ata që mbeten pas.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

27 Gusht, 2026
OP/ED

Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

24 Gusht, 2026
OP/ED

Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

20 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

JD Vance: SHBA-të nuk do të negociojnë me Iranin derisa Teherani të ndalojë “të qëllojë anijet”

3 Shtator, 2026

Njëmbëdhjetë vende të BE-së kërkojnë heqjen e së drejtës së vetos

3 Shtator, 2026

Gjobë 5 milionë euro dhe kërcënim me armë në Radhimë, Policia arreston 5 persona

3 Shtator, 2026

Sa po u kushton amerikanëve lufta me Iranin?

3 Shtator, 2026

Trajnimi për Holokaustin në Shqipëri: Edukim apo narrativë politike?

3 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.