Investimet në asete fikse në Kinë u rritën me 3.7% në baza vjetore në pesë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare të publikuara të hënën nga Zyra Kombëtare e Statistikave, shkruan “Xinhua”.
Referuar raportit, duke përjashtuar sektorin e pronave, gjatë kësaj periudhe, investimet në asete fikse të vendit u rritën me 7.7% në baza vjetore. Investimet në infrastrukturë u rritën me 5.6% në baza vjetore, ndërsa investimet në prodhim u rritën me 8.5%.
Investimet në industrinë primare u rritën me 8.4% në baza vjetore, ndërsa investimet në industrinë sekondare u rritën me 11.4%. Industria terciare pati rënie me 0.4% në investime.
Në sektorin e teknologjisë së lartë, investimet në shërbimet e informacionit u rritën me 41.4 për qind, ndërsa investimet në aviacion, anije kozmike dhe prodhim pajisjesh u rritën me 24.2 për qind.
Investimet në prodhimin e pajisjeve kompjuterike dhe të zyrave u rritën me 21.7 për qind, dhe investimet në shërbimet teknike profesionale u rritën me 11.9 për qind.
Të dhënat e Statistikave treguan gjithashtu se prodhimi industrial me vlerë të shtuar i Kinës u rrit me 5.8 për qind në baza vjetore në maj, ndërsa shitjet me pakicë të mallrave të konsumit, një tregues kyç i forcës së konsumit të vendit, u rritën me 6.4 për qind në baza vjetore.
Shkalla mesatare e papunësisë urbane në Kinë ra në 5 për qind në maj.
Me politikat mbështetëse që vazhduan të hynin në fuqi, ekonomia e Kinës mbeti përgjithësisht e qëndrueshme në maj, gjë që nënvizon qëndrueshmërinë dhe dinamizmin e saj, bënë të ditur Statistikat.
NBS-ja paralajmëroi gjithashtu se, ndërsa pasiguritë e jashtme vazhdojnë, kërkesa e brendshme dhe vrulli i rritjes duhet të forcohen, si dhe duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme për të konsoliduar themelet për një rimëkëmbje të qëndrueshme./cgtn