Ka filluar hakmarrja e Iranit ndaj sulmeve të Izraelit në objektet bërthamore dhe ushtarake të Teheranit ndërsa ushtria izraelite tha se identifikoi raketa të lëshuara drejt vendit.
“Sulmi iranian është duke vazhduar. Dhjetëra raketa të tjera u lëshuan drejt Izraelit. I gjithë Izraeli është nën zjarr derisa Irani lëshon raketa”, tha ushtria izraelite në platformën sociale X.
Rrjeti zyrtar iranian Press TV raportoi se Teherani nisi operacionin “Premtimi i Vërtetë III” kundër Izraelit dhe tha se raketat patën një ndikim të drejtpërdrejtë në Tel Aviv.
sipas mediave izraelite, shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Izraelin qendror menjëherë pasi sirenat u aktivizuan në zonë.
Izraeli filloi një operacion ushtarak sot herët, duke shënjestruar objektet bërthamore dhe ushtarake të Iranit dhe duke vrarë komandantët të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë. Sulmet vazhduan deri në mbrëmje, me qytetet Teheran, Natanz, Tabriz dhe Isfahan të goditura.