Irani ka kërkuar takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me sulmet e Izraelit.
Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB në një letër urgjente drejtuar KS-OKB-së dënoi “sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe vrasjet e zyrtarëve ushtarakë”.
Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB ka kërkuar takim urgjent të KS të OKB-së për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për këto sulme.
Kabineti i sigurisë izraelite u mblodh mbrëmë dhe sot në mëngjes, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi se kishin nisur sulm gjithëpërfshirës ndaj Iranit.