Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se në negociatat e Vjenës është shënuar progres i konsiderueshëm dhe Republika Islamike e Iranit po pret vendimet e Evropës dhe Amerikës.
Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë në konferencën javore për shtyp, në lidhje me vazhdimin e negociatave për heqjen e sanksioneve të Iranit në Vjenë, deklaroi: “Të gjitha sanksionet pavarësisht etiketave me të cilat janë vendosur dhe disharmonisë me zotimet e palëve të tjera dhe që kanë penguar përfitimet ekonomike të Iranit nga marrëveshja bërthamore, duhet të hiqen dhe ky ka qenë dhe është pjesë e parimeve të Republikës Islamike të Iranit. Në negociatat e Vjenës është shënuar progres i konsiderueshëm, mirëpo disa çështje të cilat kanë mbetur akoma pa u zgjidhur, janë çështjet më të vështira, çështjet më kyçe dhe më serioze, të cilat duhet të zgjidhen”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në lidhje me letrën e 250 deputetëve të Parlamentit Islamik të Iranit drejtuar presidentit të Republikës Islamike në lidhje me marrjen e garancive nga Amerika në negociatat e Vjenës, tha: “Deputetët e popullit e dinë se negociatorët e Iranit në Vjenë me shpejtësi dhe vëmendje të lartë po bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për të ndjekur linjat e përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit”.
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore – SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina plus Gjermania – arritën një marrëveshje historike bërthamore më 14 korrik 2015.
Por, ish-presidenti i SHBA Donald Trump doli nga marrëveshja në mënyrë të njëanshme më 8 maj 2018 dhe vendosi pasi pretendoi nivelin më të lartë të sanksioneve kundër Iranit në nëntor të po atij viti.
Tani, përfaqësuesit iranianë dhe të dërguarit nga 4+1 kanë negociuar për javë të tëra për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të arritur një marrëveshje të mirë.
Irani thotë se SHBA duhet të heqë sanksionet; atëherë do të lejohet të kthehet sërish në marrëveshje.
Përsëri për bisedimet e Vjenës, zëdhënësi tha se nëse ata (SHBA) duan të shohin rezultate të ndryshme, është e natyrshme që të marrin një masë tjetër.
Më 5 shkurt, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian tha se garancia dhe verifikimi pas heqjes së sanksioneve janë ndër çështjet kryesore të Iranit në Bisedimet e Vjenës.