Vetëm 3 ditë pasi u bë regjistrimi i vaksinës së parë në botë ndaj covid-19 nga Rusia, duke se kemi një të “privilegjuar ” në Ballkan që ka përfituar nga kjo vaksinë. Pikerisht ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka i cili përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se e ka përdorur këtë vaksinë.
Në postimin e tij ai ka theksuar se deri tani nuk ka pasur asnjë efekt anësor.
“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor.”- ka shkruar Lluka.
Nuk dihet se si e ka marrë këtë vaksinë ish-ministri Kosovar sikundër ende nuk dijmë nëse ka filluar shpërndarja e kësaj vaksine jashtë territorit rus? Sidoqoftë me rëndesi është që ish-ministri kosovar konfirmoi atë që tha Presidenti Rus,Vladimir Putin duke na garantuar për efektshmërinë e vaksinës së parë në botë(!)
Kujtojme se prej ditës kur presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh se shkencëtarët rusë kanë zbuluar vaksinën e parë, kanë reaguar, ekspertë dhe liderë nga e gjitha bota të cilët e kanë parë një zhvillim të tillë me skepticizëm, qoftë për shkak të kohës, qoftë për shkak të mënyrës së prodhimit.
Vaksina ruse e bërë publike nga Presidenti Vladimir Putin ka ngjallur jo pak debat në arenën ndërkombëtare, pasi ekspertët nuk besojnë në të qenit efektive dhe e sigurt për kurimin e COVID-19.
© Argumentum