Ish-zëvendës kryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se Lëvizja Vetëbendosje nuk ka preferuar një përplasje me të dërguarin e SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Në një lidhje nga SHBA përmes Skype për ”RTV Ora”, Abazi tha se LVV ka qenë kundër sjelljes së Grenell e cila degradoi e mund të thellonte konfliktin në Ballkan.
Haki Abazi: ”Nuk preferojmë një përplasje në Twitter apo në rrjetet sociale me një zyrtar amerikan, i cili e izoloi veten në Gjermani. Sigurisht që ne nuk mund të krahasohemi me Gjermaninë, por është fjala të forma e sjelljes e ambasadorit Grenell. Fatkeqësisht, është degraduar deri në masën ku duhet patjetër të mbrojmë interesin, sepse çdo formë e degradimit i mëtejshëm e thellon konfliktin në Ballkan.”
Sipas tij, për fushatën elektorale në SHBA, Grenell e zhvendosi Kosovën në Lindjen e Mesme.
Abazi shprehet se këtë e ka lejuar edhe presidenti, Hashim Thaçi me kryeministrin, Avdullah Hoti.
Haki Abazi: ”Nuk është gjë personale me ambasadorin Grenell, është me të vërtetën të cilën sikur ai luan me të vërtetën shpeshherë. Shpeshherë elektorale, dhe e zhvendos Kosovën në Lindjen e Mesme për konsum elektoral në SHBA. Mendoj se as Kosova dhe as shqiptarët nuk duhet të përdoren si mish për top brenda garës elektorale. Këtë e ka bërë të mundur Thaçi dhe kryeministri ilegal i Kosovës, duke mos e kuptuar rrezikun në të cilën e kanë vendosur Kosovën brenda kësaj gare.”/oranews