• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Izraeli pajtoi Trumpin dhe Putinin; Kina sheh shansin e saj duke ndihmuar Iranin; mjerë Ukraina dhe BE-ja

18 Qershor, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter[i]

Trumpi përfundimisht mund të pushojë pas ndërmjetësimit të “suksesshëm” në bisedimet me Rusinë dhe Iranin

Kina mund të shfrytëzojë Iranin miqësor ndaj saj kundër ShBA-ve, njëlloj sikurse ShBA-të shfrytëzuan Ukrainën kundër Rusisë, duke e furnizuar Iranin me të gjithë ndihmën e duhur ushtarake duke patur parasysh se ky i dyti u sulmua nga ana e Izraelit, i cili me këtë shkeli të gjithë ligjet ndërkombëtare me jusitifikimin se nuk do të lejojë të kërcënohet siguria e tij kombëtare në të ardhmen e kësisoj ka të drejtë të sulmojë i pari. Në këtë kuptim Pekinit do t’i vijë në ndihmë patjetër aleati i saj kyç në Azi-Pakistani, i cila tashmë e ka shpallur mbështetjen e tij të plotë përkrah Iranit në luftë me Izarelin.

Pritmëritë e mëdha (të atyre që i kanë patur dhe mëkuar, e të tillë ka plot) se me ardhjen në krye të ShBA-ve të Donald Trumpit kur bëhet fjalë për ndalimin e konflikteve akute dhe tejet të rrezikshme – para së gjithash atij në Ukrainë, zgjidhjes së “çështjes bërthamore” të Iranit nëpërmjet bisedimeve të reja mes Uashingtonit dhe Teheranit, dhe vënia i Kinës “në vendin” (që i’a ka caktuar Ushingtoni) – javën e kaluar përjetuan epilogun e tyre përfundimar. Ja sesi:

Lufta në terrenin e Ukrainës po përshkallëzohet sikur të sapo kishte nisur ndërsa rusët përparojnë ngadalë por me këmbëngulje, ndërsa bisedimet amerikane me Teheranin përfunduan në mënyrën që ato Izraeli (me dijen dhe pothuajse me siguri me miratimin e heshtur të Uashingtonit megjithëse ai, logjikisht, mohon gjithçka) i bëri të pavlefshme me sulmin ajror të javës së kaluar kundër Iranit. Nga ana tjetër, Kina nuk u dorëzua para presioneve të papara doganore të Trumpit, por i bëri rezistencë reciproke aktive gjë e cila e detyroi Trumpin të tërhiqet dhe të ndërmarrë lëvizje të arësyeshme negociatash me Pekinin  me synim pengimin e pasoja të mëtejshme dhe negative edhe për vetë Shtetet e Bashkuara.

Është ironike të mendohet se tani Trumpi mund të shkojë i qetë të flejë në kuptimin e asaj që “u përpoqa për gjithçka por nuk eci, sepse protagonistët kyç nuk deshën të dëgjonin”. “Le të godasin njëri tjetrin sa të duan, vetëm pa pjesëmarrjen aktive të Amerikës në ato luftërat e tyre” – ndokush mund të mendojë kështu, e ndoshta mendon edhe vetë Donald Trumpi megjithëse vazhdon të këcënojë me fuqinë ushtarake amerikane – por gjë që është retorikë e drejtuar për nga auditori i brendshëm ku Trumpit nuk nuk është se po i lulëzojnë trëndafilat (protestat pro-emigrantëve po zfgjerohen në Bregun Perëndimor në ShBA).

I ofruan Trumpit shansin megjithëse nuk kishin shumë pritmëri

Natyrisht, protagonistët kyç globalë nuk deshën  t’a dëgjonin Trumpin, sepse e dinin mirë se është e pamundur të zgjidhen brenda natës kriza të cilat kanë shkaqe shumëdekadëshe madje edhe shekullore në të cilat në një mënyrë ose në një tjetër janë të përfshira të gjitha fuqitë të cilat kanë diçka për të thënë në skenën ndërkombëtare – si në atë globale ashtu edhe në atë rajonale. Këto kriza nuk mund të zgjidhen me vullnetin e mirë dhe të përnjëhershëm të dikujt (në këtë rast Trumpit) për ndërmjetësim, për më tepër në një mënyrë që ky ndërmjetësim u shkon për shtat para së gjithash interesave amerikane. Sikur kjo në njëfarë mënyre të ishte e mundshme, të gjitha krizat prej kohësh, madje para ardhjes së Trumpit, do të ishin zgjidhur.

Me këtë tashmë bëhet e qartë se Trumpi, problemet që rreshtuam në fillim, deshte t’i zgjidhte jo me ndërmjetësim klasik, sikurse e thoshte këtë publikisht (sepse nuk mund të ndërmjetësosh në konflikte në të cilët je i përfshirë direkt, madje edhe si faktori krysor- gjë që ShBA-të janë të tillë), por me me frikësimin klasik nëpërmjet kombinimit të vendosjes së sanksioneve, tarifave doganore dhe(ose) zbatrimin e forcës së ashpër.

Me një fjalë, protagonistët kyç të cilëve Trumpi deshi t’u shiste rolin e tij prej ndërmjetësuesi nuk ranë dakord me propozimet e tij, të cilët shumë shpejt u rritën e u bënë ultimatume klasike (të gjithë ata me radhë, kjo duhet theksuar, paraprakisht i ofruan shasnin dhe pranuan bisedimet me “ndërmjetësinë” e tij sepse në të kundërt do të ishte edhe për ata vetë diçka kontraproduktive, duke i paraqitur para botës sikur ata nuk na qenkan për paqen dhe arritjen e marrëveshjeve të arësyeshme). Pikërisht, në praktikën e negocimeve e kuptuan se ndërmjetësimi i Trumpit ishte ekskluzivisht imponim i kushteve të përshtatshme për Amerikën dhe asgjë më tepër se kaq – e kësisoj gjërat nisën të marrin për keq.

Bisedimet e nisura për të zgjidhur problemin e luftës në Ukrainë u ndalën shumë shpejt edhe përkundër optimizmit të shfaqur në Uashington dhe madje, megjithëse diçka më pak, edhe në Moskë, sepse Vladimir Putini nuk deshi të pranonte propozimin e Trumpit mbi armëpushimin e përkohëshëm dhe ngrirjen e konfliktit në linjat akzsituese të fronit, por këmbëngul në arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe afatgjatë dhe me kërkesat e tij të mirënjohura (më të rëndësishmet janë zgjidhja e vetë shkaqeve që shpunë në invazionin rus, tërheqja e forcave ushtarake ukrainase nga të gjithë pjesët e aneksuara të katër rajoneve urkainase që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022 dhe ndalimi i hyrjes së Ukrainës në NATO).

Po ashtu, edhe bisedimet e ShBA-ve me Iranin u ndërprenë sepse  Teherani nuk deshi të pranonte të heqë dorë nga zhvillimi i programit të tij civil bërthamor (gjë për të cilën është i gatshëm të garantojë se nuk synon të prodhojë bombën bërthamore dhe për këtë qëllim do të lejojë të gjithë kontrollet e mundshme të organizmeve kompetentë ndërkombëtarë) e aq më pas nga zhvillimi i programit të tij raketor gjë për të cilën, krahas Amerikës, këmbëngul edhe Izraeli.

Izraeli i prishi gjërat! Edhe Netanjahut edhe Trumpit nuk u leverdis një luftë afatgjatë me Iranin

Në fund, me sa duket, edhe për problemin e konfliktit ukrainas (gjë për të cilën do të flasim më poshtë në këtë tekst) edhe për bisedimet me Iranin – gjërat i prishi Izraeli me sulmet ajrore mbi Iranin. Sulmi befasoi shumë veta megjithëse Traumpi kishte ditë që paralajmëronte një mundësi të tillë.

Megjithatë, ajo që si Benjamin Netanjahu edhe Trumpi me siguri nuk e prisnin ishte përgjigja e vendosur ushtarake iraniane e cila erdhi shumë shpejt, madje dhe duke patur parasysh kërcënimet e ashpra për Teheranin nga Tel Avivi dhe Uashingtoni se në një rast të tillë Irani do të fshihej nga faqja e dheut dhe do të digjej me themel.

Trumpi dhe Netanjahu me siguri nuk dëshirojnë një luftë afatgjatë me Iranin i cili nuk është i dobët sikurse dëshiron ta theksojë një gjë të tillë Izraeli dhe bashkë me të edhe disa media dhe qendra analitike të vijës së qendrës në Perëndim. Gjithashtu, edhe për shkak të sulmeve të mëparshme ajrore uzraelite mbi Iranin e poshtëruar (goditjet në Teheran dhe Hejzbollahut në Liban), lufta për të nuk është më obsion që udhëheqja iraniane mund të ketë luksin t’a evitojë me çdo çmim. Për më shumë! Nëse nuk përgjigjet tejet ashpër ndaj çdo sulmi izraelit, pushteti në Teheran mund t’i nënshkruajë vetvetes dënimin me vdekje. Populli iranian, pas kaq e kaq dëmesh dhe humbjesh të zyrtarëve më të lartë ushtarakë, nuk mund t’ua falë atyre, e këtë ata e dinë mjaft mirë. Përveç kësaj Irani, duke mos i’u përgjigjur me kundërgoditje do të humbiste kredibilitetin në botën islame i cili është ende i lartë si edhe vetë ndikimi i vendit të tyre në të.

Nga ana tjetër Izraeli, pa ndihmën financiare dhe ushtarake amerikane, nuk mund t’a vazhdojë luftën me Iranin e madh pa marrë parasysh superioritetin e tij teknologjik (përdorimi i armës bërthamore izraelite definitivisht duhet përjashtuar si obsioni më minimal i cili është i mundur vetëm në rastin skajor ekzistencialist të shtetit hebré). Më e pakta që dëshiron Trumpi është që t’a futë Amerikën në luftë direkte me Iranin për shkak të mbrojtjes së Izraelit (megjithëse gjatë javës nuk e përjashtoi apriori këtë mundësi), sepse me këtë kërcënon kapacitetet amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme. E dimë mirë si shkuan punët e Amerikës në Afganistan i cili në çdo këndvështrim as që mund të matet me Iranin. Përveç kësaj, Irani për aksionet e tij mbrojtëse ka mbështetjen e Rusisë, Kinës dhe Pakistanit fqinjë i cili është edhe vetë fuqi bërthamore.

Putini thirri Netanjahun dhe Pezeshkianin, vetëm pastaj bisedoi me Trumpin.

Vetëm një ditë pasiqë Izraeli sulmoi Iranin, presidenti rus Putin thirri Netanjahun, dënoi sulmet izraelite dhe kërkoi ndërprerjen e tyre. Pastaj thirri presidentin  rianian Masoud Pezeshkian dhe i shprehu ngushëllimet popullit iranian.

Putini, si edhe Trumpi, sikurse e cilësuam në fillim të kësaj analize, tani imponohet si ndrmjetësues kyç mes Iranit dhe Izraelit (njëkohësisht edhe ShBA-ve pasiqë bisedimet e mëtejshme mes Amerikës dhe Iranit janë ndërprerë pas sulmeve izraelite mbi Iranin për të cilët Uashingtoni, sikurse edhe pritej, qëndroi në anën e aleatit të tij kyç në Lindjen e Mesme). Për këtë dëshmon edhe biseda 50-minutëshe telefonike me Trumpin të shtunën, bisedë në të cilën e informoi për bisedimet me krerët izraelitë dhe iranianë, gjë me të cilën vërtetoi edhe propozimin rus për kërkimin e një zgjidhjeje të pranushme për të dyja palët për programin bërthamor iranian (burimi: agjensia AP). Dy liderët biseduan për përshkallëzimin e gjendjes në Lindjen e Afërt dhe bisedimet paqesore mbi Ukrainën, tha këshilltari i Putinit për çështjet ndërkombëtare Jurij Ushakov. “Vladimir Putini, duke dënuar operacionin ushtarak kundër Iranit, shprehu shqetësimin serioz për mundësinë e përshkallëzimit të konflikteve”, tha Ushakovi, duke paralajmëruar për “pasojat e paparashikueshme për tërë situatën në Lindjen e Afërt”. “Putini gjithashtu shprehu gatishmërinë e Moskës për përpjekje të mundshme ndërmjetësuese dhe nënvizoi se Rusia ka propozuar hapa që synojnë gjetjen e një zgjidhjeve të pranueshme nga të dyja palët” gjatë bisedimeve amerikano-iraniane mbi programin bërthamor – shkruan më tej AP.

Trumpi e përshkroi gjendjen e krijuar në rajon si “jashtëzakonisht alarmuese”, theksoi këshilltari, por pranoi “efektivitetin” e sulemeve izraelite mbi shënjestrat në Iran. Sipas fjalëve të Ushakovit, krerët e të dy vendeve nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit në bisedime mbi programin bërthamor iranian. Putini i foli Trumpit mbi atë se si po realizohen marrëveshjet mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, duke përfshirë edhe shkëmbimin e robërve të luftës, shtoi këshilltari. Sipas fjalëve të tij, Trumpi “nënvizoi interesin e tij për fundin e konfliktit ruso-ukrainas”. Përveç kësaj, gjatë bisedës telefonike Putini e përgëzoi Trumpin për 79-vjetorin e ditëlindjes – konkludon agjencia amerikane.

Kujtojmë se Trumpi të dielën deklaroi se është i hapur për ndërmjetësimin e Putinit mbi zgjidhjen e konfliktit izraelo-iranian, sikurse njoftoi ABC Neës.

Nëse lufta zgjat këto vende do të përfitojnë

Nëse nuk arrin rivënia në funksion e diplomacisë urgjente brenda katërkëndëshit Uashington-Moskë-Teheran-Tele Aviv, lufta me siguri do të zgjasë. Tani për tani disa ekspertë iranianë parashikojnë zgjatjen e saj në disa javët e ardhshme. Për më tepër, nëse diplomacia do të jetë tejet e ngadalshme ose përjeton mossukses, lufta pa dyshim do të zgjasë dhe mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

Një skenar i tillë mund t’i leverdisë që ç’ke me të Rusisë, megjithëse Putini tani luan me ndërmjetësimin e tij mes palëve ndërluftuese duke dashur t’a kthejë Moskën në majë të diplomacisë botërore pa të cilën është e pamundur të zgjidhen problemet. Në fakt, përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Afërt do ta vinte plotësisht në plan të dytë konfliktin ukrainas gjë që faktikisht po ndodh, gjë për të cilën ka paralajmëruar këtyre ditëve edhe vetë kreu ukrainas Vollodimir Zelenski. Përveç që Ukraina do të largohej nga fokusi i opinionit ndërkombëtar, Kievi shumë lehtë mund të mbesë edhe pa armë të reja perëndimore – mbi të gjitha ato antiajrore për të cilat ka vendojë më shumë, sepse ato që tani po dërgohen me ngut në Izrael ku “Kupola e hekurt” e të cilit shfaqi një numur të papritur “vrimash” të cilat duhen “arnuar” me urgjencë. Departamenti i Shtetit, me siguri jo rastësisht, javën e kaluar forcoi presionin mbi Kievin që të fillojë me shpejtësi bisedimet me Moskën mbi bazën e memorandumit të paraqitur nga rusët pas bisedimeve të para pak kohëve mes dy delegacioneve në Stamboll në fillim të qershorit.

Kina konstaton shansin e saj

Një nga vendet të cilit përshkallëzimi i luftës së Izraelit me Iranin, por edhe tërheqja e ShBA-ve në këtë luftë mund t’i leverdisë, gjithsesi është Kina, e cila, si puna e Rusisë para pak kohësh, ka nënshkruar me Iranin një marrëveshje strategjike mbi bashkëpunimin me kohëzgjatje 25 vjet. Kina, për të cilin Irani është furnizuesi më i madh i naftës, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së javën e kaluar, dënoi ashpër sulmin në këtë vend.

Ma merr mendja se Kina mund t’a përdorë miqësisht Iranin që të shfrytëzojë ShBA-të në të njëjtën mënyrë sikurse ShBA-të shfrytëzuan Ukrainën kundër Rusisë, duke i dorëzuar Teheranit tërë ndihmën e duhur ushtarake duke patur parasysh se është sulmuar i pari nga ana e Izraelit i cili ka shkelur tashmë tërë normat ndërkombëtare (njëlloj sikurse Ukraina u sulmua nga Rusia me të njëjtin argument që e përdor tashti Izraeli, se nuk do të lejojë kërcënimin e sigurisë së tij kombëtare me armatosjen e rivalit të tij kryesor e kësisoj ka të drejtë për sulm preventiv). Në këtë kuptim Pekini mund të ndihmojë gjithashtu edhe aleatin kryesor kinez në Azi – Pakistanin, i cili tashmë ka deklaruar mbështetjen e tij për Iranin në luftë me Izraelin. Për ata që nuk e dinë, nënvizoj se Pakistani është në kufi me Kinën dhe me Iranin dhe kësisoj çfarëdo lloj ndihme kineze për Iranin shumë lehtë mund të arrijë me rrugë tokësore dhe jo vetëm më rrugë detare e cila nuk është më e sigurtë duke patur parasysh praninë amerikane në zonën e Indopacifikut.

Kujtojmë se Irani është antar i BRICS dhe Organizatës së Shangait (SCO) ku rolin kryesor e kanë pikërisht Kina dhe Rusia, dhe shumë shpejt edhe vendet proruse të bashkësisë ekonomike euroaziatike

Ekziston mundësia e një vale të re masive refugjatësh nga Lindja e Mesme në Europë

Nëse ndodh ndonjë përshkallëzim i gjendjes në Lindjen e Mesme atëherë një valë e ree refugjatësh në truallin europian është e paevitueshme. Pikërisht nga kjo kanë frikë tani të gjithë  metropolet europiane, e më shumë qendra në Bruksel me cila gjithnjë e më shumë i frikësohet rritjes së të djathtës radikae në Europë para së cilës janë zgjedhje vendimtare 2026/2027. Për më shumë në lindje të kontinentti është edhe “përbindëshi” Putin, gjë për të cilën është interesante se kryeministri britanik Keir Starmer në intervistën e javës së kaluar për Bloomberg-un u shpreh se Londra nuk do të dërgojë asnjë ushtar britanik në Ukrainë pa garancitë amerikane të sigurisë.  Dhe të tilla as që ka dhe me siguri as që ka për ta pasur sepse ShBA-të nuk duan të vihen në situatën në të cilën të shtyhen në konflikt me Rusinë për çfarëdolloj qëllimesh, qoftë ato edhe për vendet aleate me të. Tani për tani Londra lajmëron dërgimin e ushtarëve në Lindjen e Afërt! Po ashtu kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Gjermania nuk do t’ia dërgojë raketat e saj me largësihedhje të gjatë “Taurus” Ukrainës, ndërkohë që një numur gjithnjë e më i madh shtetesh europiane, si puna e Hungarisë dhe javës së kaluar Italisë, kanë filluar të numurojnë publikisht pasojat negative financiare për shkak të sanksioneve antiturke për ekonomitë e tyre. Nga ana tjetër presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen nuk ndalon se jetuari në botën e iluzioneve të saj. Vazhdon të jetë për atë që në Samitin e G7 që do të mbahet në Kanada të vendoset kufiri i sipërm për eksportin e naftës ruse, domethënë që çmimin e saj ta zvoglojë nga 60 dollarë për fuçi që është tani në 45 dollarë, megjithëse ShBA-të kanë deklaruar se janë kundër një gjëje të tillë.

Mnedoj se tani duhet të shqetësohet akoma më shumë për atë se çfarë do të bëhet me naftën dhe çmimin e gazit të lëngshëm në Lindjen e Afërt duke patur parasysh se Europa varet shumë prej tij pasiqë në mënyrë të pavarur hoqi dorë nga nafta ruse dhe uli shumë eksportin e gazit rus në tregun e saj. Për hir të së vërtetës, Ngushtica e Hormuzit mund të mbyllet shumë lehtë nga ana e Iranit në rast përshkallëzimi të luftës, e nëpër të kalon më shumë se 20 përqind e naftës së destinuar për tregun botëror. Po shtu edhe 20 përqind e gazit të lëngshëm.

Të dielën zëdhënësi iu IDF-së izraelite, gjeneral brigade Effie Defrin, deklaroi në fjalimin publik drejtuar qytetarëve izraelitë si më poshtë: “Para nesh janë ditë të vështira! Në ditët në vijim do të ketë përsëri goditje (nga Irani). Madje edhe në këtë moment jemi duke sulmuar dhjetë shënjestra në Teheran. Jemi duke e thelluar dëmin që i shkaktojmë programit bërthamor dhe aftësive luftarake në mënyrë që të pengojmë dhe të ulim rreziqet për frontin brenda vendit”. Me një fjalë lufta është duke vazhduar, ndërsa diplomacia është ende “një patë çalamane” e cila reagon si memece ndaj akteve të kryera luftarake në vend që të parashikojë, domethënë të parandalojë – gjë që është roli i saj primar. Por edhe kjo “patë” mund të shërohet dhe të bëhet e efektshme nëse do të ketë dëshirë të sinqertë nga ana e palëve krysore të përfshira në konflikt, gjë që nuk duhet përjashtuar duke patur parasysh faktin se rreziqet po bëhen tejet të mëdha për të gjithë palët.

Sido që të jetë në fund, dikush nga ata do të duhet të gëlltisë ndonjë pilulë të hidhur të naivitetit dhe vënies së shpresave të mbrojtja e tjetrit kur vjen puna për sigurinë personale kombëtare, e cila, përveç kësaj, bazohet në vlerësime krejt të gabuara gjeopolitike të proceseve globale, mundësitë e tij dhe mundësitë e kundërshtarëve.

[i] https://www.geopolitika.news/analize/zoran-meter-izrael-pomirio-trumpa-i-putina-kina-vidi-svoju-sansu-u-pomoci-iranu-jao-ukrajini-i-eu-u/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)
FOKUS

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoks: Ndërsa politika godet Moskën me sanksione shkatërruese, kompanitë perëndimore vazhdojnë të jenë të gjithëpranishme në Rusi

14 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoksi i Politikës së Jashtme të Ramës

11 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

18 Qershor, 2025

Ajatollah i përgjigjet Trumpit: ‘Beteja filloi’

18 Qershor, 2025

Izraeli pajtoi Trumpin dhe Putinin; Kina sheh shansin e saj duke ndihmuar Iranin; mjerë Ukraina dhe BE-ja

18 Qershor, 2025

Rrjedhat e naftës në Ngushticën e Hormuzit në rrezik për shkak të tensioneve Izrael-Iran

18 Qershor, 2025

Trump: SHBA-ja nuk do ta vrasë Khamenein tani për tani

17 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.