• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Ja pse na duhet kompromisi “ à la belge”

2 Gusht, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse te ne është produkt i dështuar, por tejet deficitar, në shumë vende të tjera të përparuara demokratike kompromisi politik është realitet dinamik. Gjithsesi, nëse ka një vend, nga i cili praktikisht mund të mësohet më shumë, ai është Belgjika. Siç përmendet në shumë shkrime, dokumentarë dhe botime në atë vend dhe gjetkë, nëse demokracia belge mund të përkufizohet si bashkëjetesë ndërmjet dallimeve të ndryshme, politika dhe shoqëria belge e ka ngritur kompromisin në rangun e arteve të bukura. Ashtu siç birrat, çokollatat, midhjet, fritet dhe vaferat në tregjet botërore, edhe kompromisi në politikën belgo-evropiane është kryemarkë dhe specialitet demokratik. Por kompromisi si rrugë e tretë, si një përzierje e natyrshme idesh dhe alternativash që mundësisht t’u pëlqejnë të gjithëve karakterizon të gjithë shoqërinë belge; ashtu si shprehet profesoresha e njohur Stephanie Demoulin “ kompromisi à la belge” është pjesë e mobilieve shtëpiake”

Kjo mbasi Belgjika është vendi me ndarjet dhe kontrastet më të theksuara të paktën në Europë; kontraste midis veriut industrial e të zhvilluar dhe jugut bujqësor më të prapambetur; veriut me prejardhje holandeze dhe jugut me rrënjë franceze; veriut protestant, jugut katolik; veriu ku flitet flamishtja dhe jugu me frëngjisht; veriu tradicionalisht nën drejtimin e qendrës së djathtë dhe nacionalist, jugu nën të majtën social-demokrate dhe ekstremit të majtë; vendi ku pushteti qendror dhe ai vendor kanë ngjyrime partiake diametralisht të kundërta. Dallimet vijojnë në lindje ku ndodhet komuniteti gjermano-folës me vetëm 70 mijë banorë, por me parlamentin dhe qeverinë e vet; këtë peizazh plot kontraste të mprehta e ndan Brukseli dy gjuhësh, kryeqyteti i Belgjikës dhe Europës së Bashkuar, selia e BE-së, NATO-s dhe institucioneve të tjera kryesore ndërkombëtare, sërish me qeverinë dhe parlamentin e vet. Gjithashtu, Belgjika është i vetmi vend ku dhe partitë janë rajonale dhe gjuhësore, pa një forcë politike federale, çka i ndërlikon dhe më shumë gjërat.

Për rrjedhojë, Belgjika ka katër shtete, tre komunitete gjuhësore dhe shtatë parlamente; aty 75 për qind e popullsisë vijnë nga jashtë ose janë me origjinë të huaj nga 184 nacionalitete, rekord më vete. Ndaj, siç thuhet rëndom, të vetmit faktorë bashkues janë Mbretëria dhe futbolli me “ djajtë e kuq”

Me gjithë këtë specifikë unikale, Belgjika ia ka dalë mbanë të realizojë një bashkëjetesë dhe multikulturë efektive, mbi të gjitha falë kompromisit të famshëm “ à la belge”, sipas të cilit, të gjitha palët e përfshira mendojnë se janë përfitues, në atë që njihet si “ win – win situation”. Edhe pse, në fakt, ky perceptim ndodh të jetë larg realitetit, palët e pranojnë atë me kënaqësi dhe vazhdojnë punën përpara. Më vonë, forcat politike e shohin dhe kuptojnë se, në fakt, nuk kanë qenë ata fituesit e vërtetë  të këtij kompromisi; por kjo nuk ka më rëndësi sepse “rreziku ka kaluar” dhe ato ndërkohë bëjnë  korrigjimet e rastit.

Ja pse kompromisi “à la belge” ka qenë vazhdimisht  karakteristikë dalluese e politikës dhe diplomacisë belge;  oksigjen dhe “mënyrë jetese” ose si buka për shqiptarët. Le ta ilustrojmë këtë vetëm me disa raste nga më të spikaturat.

Në vitin 1944, shtetarët belgë bënë kompromisin e madh me homologët e tyre holandezë dhe luksemburgas pa pritur mbarimin e  Luftës së II Botërore gjatë ekzilit në Londër; aty ata vendosën krijimin e BENELUX të famshëm, që disa vite më vonë u bë bërthama e BE-së së sotme, paradhoma dhe “ inkubatori” i saj për reformat evropiane, ku Belgjika ishte ndër 6 themelueset e para.

Brenda vendit, ky kompromis shpëtimtar mes politikës, mbretit dhe popullit u realizua në fillim të viteve 50 pas Referendumit  lidhur me rikthimin në fron të  Mbretit Leeopold III lidhur me akuzat ndaj tij për bashkëpunim me nazizmin në ekzil. Pas gati 6 vite debatesh të ashpra, ndonëse Referendumi në vitin 1951 përfundoi me 54 për qind të votave në favor të rikthimit të Mbretit, ai  vendim kushtetues nuk u zbatua, sepse rrezikohej që vendi të shkonte në përplasje dhe luftë civile midis tre rajoneve me pasoja të pariparueshme. Politika belge iu referua sërish kompromisit, sipas “frymës” së Kushtetutës,  pa u bërë skllave e verbër e  “germave” apo dhe ndonjë neni të veçantë kundër së tërës. Falë këtij kompromisi historik midis popullit, liderëve politikë dhe mbretit, ky i fundit abdikoi dhe u zëvendësua nga djali i tij,  Baudouin, i cili mbretëroi me shumë sukses  41 vite rresht deri sa ndërroi jetë më 1993. Ndërsa Leopold III u rikthye në Belgjikë veçse pa fron, ku jetoi deri në fund të jetës.

Askush nuk e di se ç’mund të ndodhte sikur belgët në vend të atij kompromisi të madh që, në fakt, respektoi dhe Kushtetutën të “këmbëngulnin si mushka” për respektimin e “germave” të një neni të vetëm, por kundër frymës së saj!

Fryma e kompromisit belg brenda vendit u përsërit dukshëm në vitet 2010-2011 pas  krizës institucionale rekord që zgjati  541 ditë. Gjatë asaj periudhe isha diplomat në Bruksel dhe me kolegë të tjerë sidomos ballkanikë habiteshim tek shihnim se me gjithë debatet dhe bllokimet e përkohshme, gjërat ecnin. Mbreti belg kishte gjetur formulën dhe procedurën më të origjinale dhe premtuese për realizimin e kompromisit të domosdoshëm pikërisht atëherë kur mendohej se ai “kishte vdekur”; duke emëruar ndërmjetësues të njohur nga të gjitha forcat politike dhe rajonet,  të shquar dhe si artizanë të konsensusit e të prirur drejt kompromisit. Fillimisht nëpërmjet “informatorëve” që “tatonin pulsin politik” të palëve, duke gjetur pikat e përbashkëta dhe mënyrat e akomodimit të ndarjeve e kundërshtive; pastaj me radhë sipas rastit relatorët, eksploratorët, facilitatorët, preformatorët dhe më në fund formatorët që përfundonin këtë mision me krijimin e një koalicioni qeveritar federal me shumë parti nga të katër rajonet dhe të tre komunitetet gjuhësore me programe të bashkërenduara. Kjo mënyrë pune shmang debatet, zhurmat dhe polemikat shterpë ndërmjet partive dhe “pazaret” e ndryshme politike.

Pas suksesit të kësaj mekanike kompromisi dhe në vitin 2014, ajo po zbatohet tani, pas zgjedhjeve të 25 majit 2019; kur “rebusi” politik belg është shumë më i ndërlikuar se më parë. Sepse asnjë parti nuk ka fituar shumicën; ndërkohë, për herë të parë, partia e ekstremit të djathë në Flandër “Vlaams Belang” ka fituar 18 për qind, kurse N-VA me tipare nacionaliste ka dalë partia më e madhe në vend.  Sfidë tejet e vështirë, por siç besojnë belgët, sado i vështirë dhe i gjatë, kompromisi do të vijë. Siç thotë Johan Vande Lanotte, ndër politikanët më të shquar belgë të 30 viteve të fundit “demokracia nuk do të thotë të jesh dakord me kundërshtarin, por të pranosh të bisedosh me të në kërkim të kompromisit pa lënë njeri jashtë tij”.

Mrekullia tjetër e kompromisit belg gjatë krizave të periudhës   2007 – 2010 e më vonë, kishte të bënte me kryesimin e saj të vlerësuar të BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës. Ky sukses shpjegohej me faktin që  pavarësisht nga grindjet politike brenda, puna ndryshonte  jashtë vendit; aty të gjitha palët kishin bërë kompromisin e madh që të flitnin me një gjuhë dhe të mos e transferonin krizën në Europë. Çfarë kontrasti me vendin tonë, ku pikërisht në momentet kur vendoset fati i negociatave, të dyja palët nxjerrin jo një, por plot “ yçkëla”  politike dhe ligjore, “njeri i bie gozhdës e tjetri patkoit”,  duke ua vështirësuar punën dhe vetë BE-së, a thua se nuk kemi probleme të tjera.

Pikërisht falë këtij reputacioni dhe mjeshtërie në kompromise u bë dhe zgjedhja së fundi e Kryeministrit belg Charles Michel me konsensus të plotë e pa asnjë rezervë si President i Këshillit Europian; për më tepër ky është rast i dytë brenda 10 viteve të fundit. Në periudhën 2009 – 2014 ishte paraardhësi i tij Herman Von Rompuy me vlerësimet më të mira.  Ndonëse në moshë të re, vetëm 43 vjeç, Michel ka një përvojë tejet të pasur 25 vjeçare me liberalët belgë, duke manovruar dhe katër vitet e fundit në situata dhe rrethana tejet të vështira politike, duke drejtuar një qeveri ku ai nuk kishte shumicën. Ashtu si dhe politikanë të tjerë të shquar belgë përpara tij, Michel njihet si ekuilibrist i shkëlqyer, moderator, i qetë, me një gjuhë dhe sjellje politike model; pa zhurmë e bujë, pa etiketime, fyerje dhe ofendime ndaj kundërshtarëve politikë; të gjitha këto janë ingredientë të domosdoshëm të një shtetari që di të “qëndisë” kompromise të dobishme dhe parimore demokratike

Së fundi,  thelbi i kompromist “à la belge” qëndron te aftësia e politikave dhe liderëve belgë për të hyrë në një dialog të vazhdueshëm dhe konstruktiv me tolerancë dhe lëshime reciproke.

Këtë domosdoshmëri që vlen shumë për politikën tone e nënvizoi në mesazhin e vet në prag të Festës Kombëtare të 21 Korrikut  Mbreti i Belgjikës Philippe kur tha se:  “dialog i vërtetë do të thotë të kuptosh bindjet dhe zgjedhjet e të tjerëve, edhe atëherë kur nuk je dakord me to. Ta bësh palën tjetër ta ndjejë se ju keni nevojë për të, pa përjashtim. Do të thotë të shmangësh gënjeshtrat dhe gjuhën e drunjtë ofenduese.“

Kompromisi belg përbën një shembull/model  tejet të dobishëm veçanërisht për politikën shqiptare në të dyja anët e kufirit, duke shmangur të kundërtën e tij, inatin “alla shqiptar” që shpesh ka çuar në grindje politike dhe qorrsokak. Dallimet dhe specifikat e rajonit dhe vendit tonë janë argumente më shumë në favor të « kopjimit dhe imitimit »  të frymës së dialogut dhe kompromisit  belg; veçse me bashkëpunim e jo konfrontim, përfshirje, jo përjashtim, afirmim jo imponim, kompromis, jo kompromentim.

Related- Posts

OP/ED

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
OP/ED

Pse “hesht” Kina?

28 Gusht, 2025
OP/ED

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Demokracia si perde për absolutizmin personal dhe partiak

16 Shtator, 2025

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 Shtator, 2025

“Vllazëria Ruso-Serbe një kështjell rëre”-Studentët serb kundërshtojnë narrativën ruse dhe kërkojnë mbylljen e Ambasadës Ruse në Serbi!

16 Shtator, 2025

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gazë

16 Shtator, 2025

KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

16 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.