• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

    Sulmet e 11 shtatorit, Begaj: Solidaritet i plotë me popullin dhe institucionet e SHBA

    Presidenti Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

    Rama: Transferimi i njohurive dhe teknologjia, dy aleatët në procesin e integrimit në BE

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

    Maqedonia e Veriut shënon 34-vjetorin e Pavarësisë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

KAA-ja dhe KASH-ja tur diplomatik në Rajon

30 Maj, 2023
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE*

Me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, në mesin e muajit Maj ishte për vizitë njëjavore në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup një delegacion i zgjeruar i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë ( KAA) i kryesuar nga Presidenti i tij, Timothy Chorba. Ky Këshill përbëhet nga një numër i madh ambasadorësh karriere, shumë prej të cilëve drejtojnë think tanke, organe mediatike, kompani dhe firma lobiste me  ndikim në opinionbërjen amerikane. Veç përvojës teorike dhe në terren, KAA-ja ka njohje dhe tabllo tërësore të gjendjes në Ballkanin Perendimor, falë vëmendjes dhe misioneve të tij të përvitshme faktmbledhëse në këtë rajon.

Përpara se të ndalemi në gjetjet dhe mesazhet e tij, do nënvizuar se ky mision  ishte një nga dëshmitë më të freskëta të interesimit dhe mbështetjes së diplomacisë amerikane për rajonin tonë. Kështu, më 27 Prill u emërua ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, David Kostekancik, njohës brilant i vendit dhe rajonit tonë; 10 ditë më parë u emërua Ndihmës sekretari i ri i Shtetit për Europën, James O’Brien, autoritet në fushën e Ballkanit Perendimor, ekspert elitar në fushën e demokracisë, luftës kundër korrupsionit, etj. Ndërsa më 19 Maj, gjendja dhe sfidat madhore gjeopolitike në Ballkanin Perendimor u bënë objekt i një debati të posaçëm në Komisionin e Jashtëm të Senatit Amerikan, ku raportuan Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan Derek Chollet dhe zv.ndihmës Sekretari i Shtetit, i Ngarkuari për rajonin tonë,  Gabriel Escobar. Muajt e fundit të dy ata bashkë me homologët e tyre të BE-së  kanë qenë, siç i thonë fjalës, “java shtatë dhe dita tetë“ në të gjitha kryeqytetet e rajonit.

Mbas këtij debati, më 21 – 26 Maj, dy senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters shkuan në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Shkup dhe në Tiranë, ku zhvilluan bisedime me autoritetet më të larta shtetërore, qeveritare, parlamentare dhe diplomatike të këtyre vendeve me demarshe për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Duke iu rikthyer turit një javor faktmbledhës të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë në rajonin tonë, nisur nga rëndësia  e posaçme që ai i kushtoi këtë vit problematikave rajonale, në delegacionin e tij të zgjeruar ishin 16 ish ambasadorë dhe ambasadore të profileve të ndryshme; kjo bëri të mundur që ata të trajtojnë një katalog tejet të pasur dhe të larmishëm tematikash dypalëshe, rajonale dhe më gjerë. Tregues tjetër i rëndësisë së këtij misioni ishte se në të tre kryeqytetet e rajonit, Delegacioni Amerikan u takua  me Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku shkëmbyen ide dhe mendime të ndryshme mbi zhvillimet në vendet përkatëse dhe rajon.

Në Tiranë, delegacioni Amerikan zhvilloi bisedime rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, zhvillimeve rajonale e atyre politike të brendshme me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me Kryetaren e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit, Mimi Kodheli, me ish-Presidentin Meta,  dhe me përfaqësues të partive të tjera politike të opozitës.

Ai mori pjesë dhe në ceremoninë festive të datës 8 Maj, me rastin e  5 vjetorit të themelimit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, me të cilin ka  partneritet të ngushtë institucional, me praninë dhe të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Chorba u shpreh se “Këshilli ynë i Ambasadorëve Amerikanë në Uashington ka patur nderin t’u japë këshilla homologëve tanë në Tiranë gjatë gjithë evoluimit të Këshillit tuaj dhe shndërrimit në këtë Organizatë të jashtëzakonshme që është sot”.

Rrugës për në Kosovë, delegacioni u prit në Prizren nga Kryetari i Komunës Shaqir Totaj dhe vizitoi Shtëpinë Muze të Lidhjes së Prizrenit. Në Rahovec ai vizitoi Kantinën e Verës “Stone Castle”, ndër investimet më të mëdha të diasporës shqiptaro-amerikane në Kosovë.

Në Prishtinë, delegacioni Amerikan zhvilloi takime me Kryetarin e Kuvendit Konjufca, Kryeministrin Kurti, Ministren e Punëve të Jashtme Gërvalla-Shvarc, Kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama, me partitë politike Shqiptare të opozitës dhe përfaqësues të komunitetit Serb. Mysafirët amerikanë vlerësuan zhvillimet demokratike, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe faktin që Kosova është kontribuese e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ata shprehën përkushtimin e SHBA-së për forcimin e gjithanshëm të shtetit të pavarur të Kosovës.

Miqtë e lartë amerikanë konfirmuan mbështetjen për arritjen e një marrëveshje përfundimtare të Kosovës me Serbinë, që do të kishte në themel njohjen reciproke të dy shteteve. Ambasadori Chorba theksoi disa herë  se Republika e pavarur e Kosovës është  realitet i pakthyeshëm. Në këtë kuadër, u theksua se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, me theks te njohja reciproke, do të forconte paqen e sigurinë në rajon dhe do të minimizonte ndikimin rus. Mirëpo kjo kërkon dhe vullnetin politik të palës serbe për një marrëveshje përfundimtare me Republikën e Kosovës; ndërkohë, që Serbia duhet të heqë dorë nga standardet e dyfishta që ajo kërkon për pakicat Serbe në Kosovë; kur raportet e DASH, KiE-së, dhe Komitetit të Helsinkit të Serbisë, kanë dhënë alarmin për gjendjen e mjeruar të shqiptarëve dhe të të drejtave të tyre legjitime në Luginën e Preshevës.

Delegacioni i KAA-së vizitoi dhe Kampin ushtarak amerikan ”Bondsteel”, i cili është shndërruar në një element të fuqishëm sigurie dhe stabiliteti për Kosovën dhe rajonin.

Me shumë interes ishte veprimtaria e veçantë e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë me homologët e tyre amerikanë në Kolegjin AAB në Prishtinë, me rastin e 101 vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike Shqiptaro-Amerikane dhe 15 vjetorit të vendosjes së këtyre marrëdhënieve midis Kosovës dhe SHBA-ve. Në këtë veprimtari, kontribuan me referate Rektori i Kolegjit AAB, Prof. Lulzim Tafa, Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Besnik Mustafaj, Presidenti i KAA-së, Timothy Chorba, Zv. Presidenti i tij, Ambasador Philip Hughes, Ambasadore Lorie Fulton, Avni Spahiu, ambasadori i parë i Kosovës në SHBA, etj. Kolegji AAB  nderoi CAA-në me titullin ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrim, në nderim të kontributit që diplomacia Amerikane ka dhënë në shtetformimin dhe demokracinë në Kosovë.

Delegacioni i lartë i CAA-së vijoi turin në Shkup. Aty ai u prit në takime të veçanta nga Presidenti Pendarovski, Kryetari i Kuvendit Xhaferri, Kryeministri Kovaçevski, Zv. Kryeministri Maricikj dhe nga përfaqësues të opozitës maqedonase dhe shqiptare.

Në  këto takime të ngrohta dhe miqësore, u shkëmbyen informacione të detajuara dhe vlerësime pozitive mbi sfidat që po kalon shoqëria e Maqedonisë së Veriut, kryesisht në rrugëtimin drejt BE-së dhe problematikës së ngritur nga Bullgaria, me pozitën dhe rolin/kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, etj. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri foli dhe për sfidat e qeverisë dhe të shoqërisë në MV dhe rolin e shqiptarëve, si faktor i rëndësishëm për anëtarësimin në NATO dhe integrimin në BE.

Përparësi në të gjitha këto takime kishte diskutimi, vlerësimi dhe konfirmimi i faktit madhor se përkundrejt trysnisë dhe rrezikut rus, faktori shqiptar, në të gjitha shtetet ku jeton është komponent që përcakton orientimin pro- Amerikan dhe Evropian të rajonit.

Në këtë kuadër, mysafirët amerikanë zhvilluan takime në Tiranë dhe në Prishtinë me përfaqësues të partive politike shqiptare të Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, ku shkëmbyen mendime mbi zhvillimet rajonale dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve.

Gjatë këtyre takimeve u konstatua që megjithë zhvillimet pozitive lidhur me të drejtat e Shqiptarëve në Malin e Zi, problemet me integrimin e tyre të plotë në strukturat shtetërore, dhe përdorimin e gjuhës amëtare mbeten çështje ende të pazgjidhura plotësisht.

Në kuadrin e rritjes së rolit dhe të drejtave të faktorit shqiptar në rajon, një nga shqetësimet më të mëdha që u trajtua gjatë kësaj vizite ishte situata alarmuese e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kjo gjendje tejet shqetësuese u diskutua dhe në takimin e përfaqësuesve të partive politike të Luginës me KAA-në në Prishtinë më 10 maj. Aty u kërkua rritja e trysnisë mbi qeverinë Serbe për të ndalur “Spastrimin Modern Etnik të Shqiptarëve”, nëpërmjet pasivizimit të adresave, mungesës së investimeve dhe perspektivës për shqiptarët në Luginë, etj.

Në këtë drejtim u vlerësua një raport që Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka përpiluar mbas  misionit të tij faktmbledhës në Luginë në muajin Prill. Gjetjet dhe sugjerimet e tij konkrete u janë dërguar 2 javë më parë dhe instancave më të larta të BE-së, OSBE-së, KiE-së, Departamentit Amerikan të Shtetit, etj, duke marrë reagime paraprake premtuese. Në fakt, është e papranueshme kur Serbia nga njera anë çirret e bërtet për asociacion por nga ana tjetër në Luginë “po bëhet batërdia“ dhe askush nuk do t’ia dijë. Përse? Sepse në vitin 2011 nuk u përfshi në axhendën e dialogut me Serbinë, se na i “prishej humori“ kësaj të fundit. Ndonjë mund të thotë, e mo mirë, po fundja sa banorë  kanë mbetur atje, kanë ikur shumica. Mirëpo, të mos harrojmë atë që Kenedi deklaroi 60 vjet më parë në  Berlin  se “dhe kur një qytetar i vetëm nuk është i lirë, as ne të tjerët nuk mund të jemi të lirë“!

Me këtë rast u konstatua se gjendja në Maqedoninë e Veriut është më e avancuar. Pas miratimit të Marrëveshjes historike të Ohrit, me punën e madhe të bërë dhe nga partitë shqiptare për zbatimin e Marrëveshjes, shqiptarët atje që përbëjnë mbi 30% të popullsisë janë bërë faktor shtetformues dhe promotorët kryesorë të proceseve integruese në NATO dhe në BE. Por ka ende përpjekje diskriminuese nga qarqe të caktuara  sociale  dhe te drejtues në Shkup, që mendojnë se janë autoktonë në ato territore dhe me reminishencat e së shkuarës paragjykojnë se kanë të drejtën ekskluzive për të drejtuar vendin.

Lidhur me disa pohime nga ndonjë zyrtar i lartë maqedonas se Serbia dhe Vuçiç janë miqtë më të mirë të Maqedonisë së Veriut, duke i qëndruar asaj pranë në çdo moment të vështirë, anëtarët e KAA-së u përgjigjën duke thënë se Vuçiç zbaton një politikë konfliktuale për Kosovën, të cilën ju e keni njohur, e cila i qëndron afër politikës Ruse në rajon.

Së fundi, kjo vizitë rikonfirmoi vëmendjen amerikane për rajonin dhe përkushtimin e saj ndaj të gjitha vendeve tona në të ardhmen. Ajo përforcoi mbështetjen për perspektivën euroatlantike të rajonit, për demokratizimin e mëtejshëm dhe proceset integruese, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si elementë negativë pandemik për të gjithë rajonin, mbështetjen në adresimin e agresivitetit rus, zgjidhjen e mosmarrvëshjeve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, mbështetjen për demokratizimin e shoqërisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri, etj.

* Autori i shkrimit është Anëtar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

 /Argumentum.al

Related- Posts

KOSOVA

Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

14 Shtator, 2025
Warszawa, 30.08.2019. Flagi Polski i NATO w siedzibie Ministerstwa Obrony Narodowej, 30 bm. w Warszawie. (al/doro) PAP/Andrzej Lange
JO VETEM LAJM

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon sulmin rus me dronë në territorin polak

13 Shtator, 2025
FOKUS

Nisma për Qeverisjen Globale: Kuadri i Kinës për Reformimin e Rendit Ndërkombëtar

13 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri i Katarit: Jo “standarde të dyfishta”

15 Shtator, 2025

Deklarata e përbashkët/ Ambasada e Zvicrës dhe Suedisë: Vetëqeverisja vendore autonome, gur themeli i çdo demokracie

15 Shtator, 2025

Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

15 Shtator, 2025

Do të shfaqet filmi “731”, që zbulon krimet e agresorëve japonezë

15 Shtator, 2025

Kryediplomatët arabë dhe islamikë takohen në Doha për t’u përgatitur për samitin pas sulmit izraelit

14 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.