Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të ekonomive kryesore të Grupit të Shtatë (G7) janë zotuar të punojnë së bashku për të stabilizuar tregjet globale.
Në një deklaratë, zyrtarët më të lartë të Financave të G7 thanë se synojnë të ndjekin qëllime të përbashkëta politike përballë sfidave komplekse globale.
Gjatë takimit të organizuar në qytetin turistik kanadez, Banf – liderët shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi ekonominë globale, çekuilibrat e paqëndrueshme globale dhe mënyrat për të nxitur rritjen dhe produktivitetin.
“Ne duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë për të përballuar sfidat e përbashkëta, për të siguruar rritje të fortë dhe të qëndrueshme globale dhe për të arritur qëllimet tona të përbashkëta”, tha Francois-Philippe Champagne, ministri i Financave i Kanadasë.
G7 përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mes tensioneve mbi qëndrimin agresiv tarifor të Uashingtonit, fillimisht nuk ishte e qartë nëse një deklaratë e përbashkët do të ishte e mundur.
Liderët dënuan fuqimisht luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të G7-ës për Kievin.