• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Nis Akademia Politike e PS-së, Rama: Mandati i deputetit nuk është dekoratë, por përgjegjësi e përditshme

    Spiropali në Samitin e NATO-s: Aleanca, themel i sigurisë dhe demokracisë

    Partia Socialiste feston 34-vjetorin! Rama: Fitorja e zgjedhjeve, mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE-së

    Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, 43 projekte për Adriatik më të gjelbër

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

“Kantier” diplomatik me shumë punë të pambaruara

22 Janar, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kushdo që ka shërbyer në diplomaci e di se përfundimi i punëve/dosjeve të caktuara kërkon kohën e vet. Madje, diplomacia shquhet pikërisht për ngadalësinë e veprimeve, sepse kur nxiton, vonon. Gjithsesi, si rrjedhojë e një pune që vazhdon për mbi dy dekada, diplomacia jonë kishte disa objektiva madhorë me afat vitin 2018. Pa mohuar disa hapa dhe demarshe të njohura, sidomos përkushtimin e trupës sonë diplomatike, pa qenë nevoja për analiza të thella, mjafton t’i hedhësh një sy qoftë dhe kalimthi dhe bindesh lehtë se diplomacia jonë i ngjan një kantieri të madh me shumë « sheshe ndërtimi » e me plot me punë të pambaruara. Kësisoj, në një farë mënyre jemi «përsëritës» klase me të njëjtat objektiva dhe detyra, por tanimë në kushte më të vështira të jashtme dhe të brendshme.

Ta fillojmë nga objektivi kryesor strategjik, çelja e negociatave të anëtarësimit në BE, kur 2018-ta ishte më ideali. Jo vetëm se ishte «viti i zgjerimit» por dhe sepse nuk kishte zgjedhje, ku zgjerimi drejt Ballkanit të ndikonte mbi elektoratet; Komisioni Evropian miratoi strategjinë e re të Zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, u zhvillua Samiti i Sofjes dhe ku veç mungesave, edhe rezultatet tona nuk mungonin.

Ndonëse Komisioni dhe Parlamenti Evropian e dhanë viston e tyre falë një pune të madhe të Tiranës zyrtare dhe të Ambasadës/Misionit tonë tejet efikas pranë BE-së në Bruksel «na ngelën» në klasë «për vjeshtë» tre vende të BE-së. Kësisoj, mbeti të kënaqeshim të gjithë me sinjalizimin e një date indikative për çeljen e negociatave këtë vit veçse gjithnjë me « në rast se dhe kur…. »

Tashmë në rrethana tejet të zymta dhe për vetë BE-në, në prag të Brexit e të zgjedhjeve vendimtare evropiane, ku asgjë nuk mund të parashikohet, kërkohet më shumë se kurrë që shumica parlamentare në bashkëpunim të ngushtë me opozitën të bëjnë çmos për plotësimin e kushteve dhe kritereve të njohura ; edhe pse askush nuk mund të vejë më «bast» se këto negociata do të çelen këtë vit, ca më pak në qershor. Ndryshe, pa plotësimin e këtyre kushteve ka rrezik që të na ikë dhe «treni» i Samitit të Zagrebit 2020.

Katalogu i kushteve dhe kërkesave tashmë dihet, atë e përsëriti dhe Komisioneri Hahn në Tiranë më 17 janar në takimin me Kryeministrin Rama. Kryesoret mbeten reformat, dialogu me opozitën që është në nivelin më të ulët, rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe reformës në drejtësi. Veçse kujdes se tanimë, nuk mjaftojnë vetëm ndalimet dhe arrestimet, sidomos të peshqve të mëdhenj, por duhen detyrimisht dhe dënimet të shoqëruara me investime dhe pakësimin e azilkërkuesve si kërkesë e prerë dhe prej disa vende anëtare të BE-së për çeljen e negociatave. Pa harruar të shtojmë dhe zgjedhjet tejet të rëndësishme lokale më 30 qershor me të papriturat e tyre të mundshme.

Duke vlerësuar drejt rolin vendimtar të diplomacisë parlamentare në këtë proces, Kuvendi ka nisur pa zhurmë dhe bujë demarshet e veta. Mesazhi i kryetarit të tij, zotit Gramoz Ruçi drejtuar homologut rumun, si presidente e radhës e BE-së shënon një fillim premtues që do të shoqërohet me shumë demarshe të tjera parlamentare.

Puna e dytë e madhe e pambaruar, ndonëse më e reklamuara vitin e kaluar ishin negociatat dhe nënshkrimi i paketës së marrëveshjeve me Greqinë, veçanërisht ajo e Detit dhe heqja e Ligjit të Luftës. Mirëpo entuziazmi fillestar i Kretës dhe Korçës ka rënë mjaft kohët e fundit, sidomos pas incidentit të dhunshëm në Bularat dhe me largimin e dy ministrave të Jashtëm. U fol për një marrëveshje më të mirë dhe për ndryshim epokal, mirëpo deri tani jemi ende në planin e fjalëve, punimeve dhe premtimeve dhe pa ndonjë produkt. Nuk mund të themi më shumë sepse nuk ka pothuajse fare informim publik se ku janë punët, cilat janë pengesat, dhe si do të procedohet më tej.

Për pasojë, marrëdhëniet dypalëshe kanë mbetur në vend numëro. Shqetësimi kryesor është se me ndonjë përjashtim këto marrëdhënie janë kufizuar kryesisht në takime qeveritarësh dhe zyrtarësh të lartë; ndërkohë që në radhë të parë kërkohet krijim i truallit dhe mjedisit të nevojshëm miqësor. Kjo kërkon aktivizimin e aktorëve dhe faktorëve të tjerë jetikë, duke filluar nga deputetët, gazetarët, akademikët, historianët, artistët, sportistët dhe njerëzit e thjeshtë e padyshim komunitetin e madh shqiptar në Greqi. Këta dhe jo nacionalistët apo dashakeqësit duhet të « pushtojnë » terrenin e të dy vendeve, nëse duam përparim të qëndrueshëm me Greqinë fqinje.

Është e rëndësishme të vlerësohet se në prizmin e real politikës dhe « inxhinieringut diplomatik » Greqia aktualisht është në pozita më të forta negociuese. Ajo ka kapërcyer krizën e rëndë financiare, ka forcuar lidhjet strategjike me SHBA, ka nënshkruar Marrëveshjen me Maqedoninë, ka përmirësuar imazhin, duke synuar të bëhet stabilizatore rajonale e dora-dorës dhe lidere rajonale, siç ka pretenduar dhe më parë.

Kësisoj, tani Greqia nuk ka ngut dhe është më shumë e interesuar për zgjedhjet e reja evropiane dhe kombëtare. E kundërta ndodh me ne, kur marrëveshjet e lartpërmendura dhe sidomos visto greke për çeljen e negociatave na rrinë mbi kokë si « shpata e Demokleut » përballë një interesi dhe ndjeshmërie të rrallë publike.

Duke kaluar në Kosovë, 10-vjetori i Pavarësisë së saj vështirë të ishte menduar aq i varfër në arritje dhe realizime, apo dhe me hapa prapa. Numri i njohjeve jo vetëm nuk shënoi rritje, por ka pasur e ka vende me tendencë për të tërhequr këto njohje. Liberalizimi i vizave nuk u realizua as këtë vit; Kosova dështoi për anëtarësimin në UNESCO dhe Interpol në mënyrë të përsëritur. Për pasojë, me të drejtë, pavarësisht precedentit jo të mirë që krijoi në bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe te aleatët e mëdhenj, Kosova vendosi taksat 100 për qind ndaj importeve serbe.

Me gabimet dhe qëndrimet e saj të gabuara/nxituara Prishtina i kanë bërë disa « dhurata « të çmuara imazhit dhe diplomacisë serbe në orvatjet e saj për të rikthyer statuskuonë e 20 viteve më parë. Grindjet dhe debatet e paprincipta për dialogun me Beogradin dhe tymueset në parlamentin e Kosovës në qershor janë vetëm dy prej tyre por që i dhanë shansin Serbisë të tregojë gishtin te Kosova!

Pastaj, sikur të mos mjaftonte zhegu i gushtit pa pritur vjeshtën, Presidenti Thaçi nxitoi të shpallte tezën e korrigjimit të kufirit një «shesh tjetër gjigand» ndërtimi, por që fare lehtë mund të kthehet në «shesh lufte» me Kutinë e Pandorës ose efektin domino». Diskutimi i tanishëm rrezikon të hedhë poshtë përpjekjet dhe arritjet e mëparshme historike, me ndryshme territori pa kurrfarë transparence, politikë që BE e ka hedhur poshtë këtu e 20 vjet më parë. Propozimi për rifutjen e çështjes së Kosovës në tryezën ndërkombëtare në një format më të zgjeruar se BE-në rrezikon ta zhysë Kosovën dhe rajonin në një rreth vicioz me shumë të papritura dhe kërcënime. Për fat të keq, liderët e Kosovë por dhe të tjerë me ta nuk po e kuptojnë se sot as Rusia, as SHBA-të, as BE-ja dhe as Kosova nuk janë më si 20 vite më parë në çdo aspekt. Më e pakta që mund të ndodhë është që Kosova t’i shtohet «konflikteve të tjera të ngrira» që do t’i interesonte shumë Rusisë.

Shihni dhe intervistat më të fundit të Presidentit Thaçi, kur ai flet vetëm për mundësi dhe përfitime, por jo për risqe dhe humbje, tregon çfarë do të marrë por jo çdo të japë! Kjo ndodh sepse mesa duket politikanë të caktuar në Kosovë nuk po dinë ose nuk duan të bëjnë dallimin që përmend shkrimtari, diplomati dhe politikani i shquar britanik Rory Stuart që «çështja nuk është vetëm se çfarë duhet bërë por dhe a mund të bëhet!»

Në këto mosarritje, veç qëndrimeve agresive serbe, dobësive të BE-së, mangësive të politikës dhe diplomacisë së Kosovës ka pjesën e saj të përgjegjësisë dhe politika jonë e jashtme, duke përfshirë paqartësitë, mungesën e kohezionit dhe unitetit institucional e shfaqur dukshëm dhe me tezën e «korrigjimit të kufijve».

Me Serbinë «skelat» e shesheve të ndërtimit kanë vite që janë atje, por me pak punime, janë ende në fazën e hedhjes së themeleve dhe mesa duket do të qëndrojnë gjatë. Më 2014, kur u bë takimi historik Rama – Vuçiç punoja në ambasadën tonë në Bruksel ku e pamë atmosferën dhe shpresat që krijoi ai takim te ndërkombëtarët. Po tani pesë vjet çfarë ka mbetur prej tij, veç fotove, buzëqeshjeve e ndonjë projekti nëpër të? Kur nga viti 2001 por dhe pas 2014 me Serbinë nuk është nënshkruar asnjë lloj marrëveshje qoftë dhe rutinore, madje as ajo e njohjes së diplomave! Kulmi ishte kur Kryeministrja serbe i kërkoi Shqipërisë para një muaji të tërhiqte njohjen e Kosovës!! Po ashtu, kur nën drejtimin e Mogherinit në Bruksel zhvilloheshin raunde të dialogut Beograd – Prishtinë, ishin në dy fronte kundërshtare, ku Serbia lobonte me agresivitet kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe Interpol.

Në këto rrethana jo vetëm nuk mund të bëhet fjalë për marrëdhënie strategjike me Serbinë, por ka ardhur momenti i ridimensionimit të tyre në dritën e zhvillimeve më të fundit. Për fat të keq, edhe lëvizjet tona politike konstruktive kanë çuar ujë në mullirin serb, pa dhënë ndonjë kontribut të rëndësishëm në shtimin e bashkëpunimit rajonal. Natyrisht nevoja jonë për të çelur negociatat me BE-në ka qenë dhe mbetet pengesë për qëndrime më të vendosura qoftë dhe ndaj BE-së dhe më konkretisht Përfaqësueses së Lartë Mogherini, e cila është shfaqur me qëndrime të njëanshme dhe favorizuese ndaj Serbisë, nën maskën e rrezikut rus. Mirëpo vizita plot pompë dhe bujë e Putinit më 17 janar në Beograd me nënshkrimin e 21 marrëveshjeve javën e kaluar tregoi qartë se Serbia vetëm ka abuzuar me mbështetjen e BE-së dhe se qëndrimet e kësaj të fundit kanë qenë më tepër dëshirë e mirë por larg realitetit, me analiza, por pa receta që të çojnë në rrugëzgjidhje konkrete dhe dobiprurëse.

Nisur nga sa sipër, nuk mund të ketë shumë pretendime reale as për bashkëpunimin rajonal që ka ardhur në rënie. Procesi i Berlinit me gjithë dëshirën e mirë te sponsorëve politikë, synimet dhe përpjekjet nuk ka shënuar ndonjë risi cilësore sidomos për konkretizimin e projekteve të shumta e të përfolura aq shumë dhe që e bëjnë atë të prekshëm për njerëzit e thjeshtë. Veç të tjerash, më konkretisht kjo duket qartë në mungesën e përparimit lidhur me funksionimin e Fondit Ballkanik të Investimeve me seli në Tiranë. Me gjithë kontributin dhe lehtësitë që ka krijuar Shqipëria, deri tani vetëm 5 për qind e projekteve të tij kanë gjetur burime financimi. Pak a shumë e njëjta gjë ndodh dhe me Zyrën Rajonale Rinore, po me seli në Tiranë, nismë e Kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë, etj.

Në këtë kuptim, ndihmesa jonë e moderuar dhe konstruktive ka mbetur më shumë kujtim i një të kaluare të afërt. Nisur nga roli i tij i kufizuar, edhe emërimi i sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ( RCC), Majlinda Bregu, është një lajm i mirë, por ngushëllim i vogël.

Së fundi, padyshim që kryesimi i OSBE-së në vitin 2020 është hap dhe arritje për diplomacinë tonë dhe një «kantier« i ri i madh pune për të. Por nuk ka arsye për eufori. Jo vetëm se kemi 28 vjet në OSBE dhe të kryesosh atë pas një periudhë aq të gjatë kohe ështëmë shumë detyrim. Mbi të gjitha, ky kryesim është ndërmarrje e madhe diplomatike, dhe po aq, në mos më shumë përgjegjësi që gjithçka me atë kryesim të ecë mirë, ndryshe mund të kthehet në bumerang.

Ndaj puna në gjithë këto «sheshe ndërtimi» duhet të fillojë menjëherë. Ndryshimi i ekipit politik në Ministrinë e Jashtme t’i japë fund dhe ngërçit institucional, hamendësive dhe pyetjeve jo fort të këndshme pas « pingpongut së dekreteve» Në këtë drejtim, drejtuesit e politikës dhe diplomacisë sone të mbajnë parasysh paralajmërimin e Kenedit se «politika e brendshme mund të na mposhtë, por politika e jashtme mund të na vrasë»/gsh

Related- Posts

OP/ED

Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

18 Qershor, 2025
OP/ED

Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

8 Qershor, 2025
OP/ED

80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

8 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia: Vrasja e udhëheqësit iranian Khamenei do të “hapte kutinë e Pandorës”

20 Qershor, 2025

Irani dhe diplomatët evropianë zhvillojnë bisedime në Gjenevë

20 Qershor, 2025

Nis Akademia Politike e PS-së, Rama: Mandati i deputetit nuk është dekoratë, por përgjegjësi e përditshme

20 Qershor, 2025

NATO nuk ka më arsye për të ekzistuar, roli i Evropës ka mbaruar, thotë ministri italian i Mbrojtjes

20 Qershor, 2025

Spiropali në Samitin e NATO-s: Aleanca, themel i sigurisë dhe demokracisë

20 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.