Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) pritën sot në selinë e Këshillit Ambasadorin e Egjiptit në RSH, SH.T.Z. Hassan Shawky, shoqëruar nga diplomatë të Ambasadës. Ambasadori Shawky falenderoi KASH dhe drejtuesit e tij lidhur me qëndrimin e Këshillit mbi zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës dhe mbi zhvillimet në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, në përgjithësi, duke e konsideruar si një qëndrim realist, të balancuar dhe vizionar.
Në takim u diskutua, gjithashtu, edhe mbi vendosjen e një bashkëpunimi të qëndrueshëm midis KASH dhe organizatës homologe në Egjipt, bashkëpunim që do ti shërbejë jo vetëm marrëdhënieve dypalëshe, por edhe trajtimit të çështjeve të ndryshme të zhvillimeve ndërkombëtare mbi baza profesionale dhe realiste, në shërbim të forcimit të paqes dhe bashkëpunimit midis popujve.
/Argumentum.al