Në një përparim të madh, Kina ka prodhuar me sukses Yttrium-90 (Y-90) duke përdorur një reaktor bërthamor komercial, njoftoi të dielën Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës (CNNC), njofton “CGTN”.
Mikrosferat e qelqit Y-90, të prodhuara përmes rrezatimit në bazën e energjisë bërthamore Qinshan në provincën Zhejiang të Kinës lindore, kanë kaluar testet përkatëse, duke treguar se vendi tani ka teknologjinë për të prodhuar Y-90 në reaktorët komercial dhe duke i hapur rrugën prodhimit masiv.
Foto nga CMGY-90 është një radioizotop që përdoret gjerësisht në trajtimet mjekësore, veçanërisht për tumoret e mëlçisë. Nëpërmjet një teknike të ndërhyrjes vaskulare, mikrosferat që mbartin Y-90 mund të vendosen në arterien hepatike për të trajtuar saktësisht tumoret e mëlçisë./cgtn