Kur iu kërkua të komentonte mbi njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump se ShBA-ja ka kryer sulme ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, zëdhënësi tha që veprimet e ShBA-së kanë shkelur rëndë qëllimet e parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke përshkallëzuar më tej tensionet në Lindjen e Mesme,.
Ai theksoi se Kina u bën thirrje të gjitha palëve në konflikt, veçanërisht Izraelit, që të arrijnë sa më parë një armëpushim, të garantojnë sigurinë e civilëve dhe të nisin dialogun e negociatat.
Kina është e gatshme të bëjë përpjekje së bashku me bashkësinë ndërkombëtare për të mbrojtur drejtësinë dhe për të kontribuuar në rikthimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme, vuri në dukje zëdhënësi./cgtn