• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

    Bullgari/ Spiropali takon Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

    Konferenca për Ukrainën në Romë/ Rama: Shqipëria, krah partnerëve europianë sa herë që Ukraina ka nevojë

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Kina dhe BRSS dikur urreheshin. Nga vjen tërë kjo dashuri mes Rusisë dhe Kinës?

3 Prill, 2023
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Branimir Perkoviç-[i]

VIZITA e paradokohëshme e presidentit kinez Si Gjinping në Rusi ka shqetësuar shume diplomatë, politikanë dhe analistë ushtarakë në ShBA dhe BE. Në një rikompozimin e ri të botës, duke patur parasysh armiqësinë e hapur mes Perëndimit dhe Kinës si dhe luftën në Ukrainë, shpallja e çfarëdolloj aleance mes Rusisë dhe Kinës, është arësye për shqetësim.

Kina akoma nuk ka shprehur publikisht mbështetje për Rusinë në lidhje me problemin e luftës në Ukrainë, ndërsa në planin e saj për vendosjen e paqes madje edhe haptazi ka shprehur dëshirën për të respektuar “sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjithë vendeve”. Por është e qartë se po përpiqet të vendosë një bashkëpunim më të mirë me rregjimin e Putinit.

Sipas informacioneve të shërbimeve të fshehta Perëndimore, presidenti kinez Si Gjinping i ka pas kërkuar nga Putini ta shtyjë sulmin në Ukrainë deri në fund të Lojërave Olimpike Dimërore që u mbajtën me 4 deri me 20 shkurt 2022 në Pekin. Kjo është në vetvete një tregues së dy fuqitë respektojnë njëra tjetrën.

Megjithëse nuk mund të kundërshtohet logjika që qëndron pas këtij plani, sepse Rusia dhe Kina në shumë gjëra plotësojnë njëra tjetrën, situata gjithsesi është komplekse. Historia e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve është turbulente, me periudha bashkëpunimi, por edhe të armiqësisë së hapur, madje edhe të një lufte direkte (megjithëse nuk është shpallur zyrtarisht).

Histori e gjatë konfliktesh Rusisë dhe Kinës.

Nëse e shohim Rusinë e sotme si pjesë e një kontinuiteti më të gjërë ku bëjnë pjesë BRSS dhe Rusia cariste, gjë që është pjesë e ideologjisë së shpallur të Putinit dhe e pasuesve të tij, ndërsa Kinën e sotme si vazhduese e Kinës perandorake, atëherë historiati i konflikteve shtrihet seri në shekullin 17.

Konflikti i parë që është shënuar në histori ka ndodhur në gjysmën e dytë të shekullit 17 kur, në kuadër të pushtimit rus të Siberisë, kozakët (njësi ushtarake gjysëm e pavarur e Perandorisë ruse) u përpoqën të nënështrojnë popullsinë autoktone rreth lumit Amur, të cilët kishin njohur pushtetin e Dinastisë kineze Qing.

Rusia e humbi këtë konflikt, por shfrytëzoi kolapsin e plotë ushtarak dhe shëqoror të Kinës në gjysmën e dytë të shekullit 19 dhe kërcënoi, në kuptimin e plotë të fjalës, Kinën se do t’i shpallte luftë nëse nuk i’a lëshon asaj territorin prej 600 mijë kilometrash katror mes lumenjve Amur dhe Ussuri si dhe Detit të japonisë. Me këtë Rusia sendërtoi qëllimin gjeopolitik të saj të dajles në detrat e ngrohtë në Lindje të Rusisë. Menjëherë pas kësaj u ndërtua Vladivostoku, sot një qytet me më shumë se gjysëm milionë banore dhe selia e Flotës ruse të Pacifikut.

Në vitin 1900, Rusia pushtoi tërë Mançurinë (Kina e sotme Verilindore), gjë e cila pesë vite më vonë i shërbeu si argument Japonisë perandorake ta pushtojë këtë territor dhe të dëbojë prej andej rusët.

BRSS dhe Kina- fillimisht aleatë pastaj armiq.

Pas formimit të BRSS-së, shumë shpejt fillon lufta e hapur me Kinën. Lëvizja e vetme territoriale ishte pushtimi rus i një territori të vogël në pikën që lidh lumenjtë Amur dhe Assuri ku gjithsesi humbën jetën disa mijëra ushtarë.

BRSS e mbështeti Kinën në luftën kundër Perandorisë japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe këtë e bëri nëpërmjet partisë nacionaliste kineze Kuomintang, ndërsa komunistëve kinezë u sugjeroi bashkëpunim me pushtetin. Pasiqë udhëheqësi nacionalist Çan Kajshek refuzoi bashkëpunimin me BRSS-në dhe kreu spastrimin e komunistëve për shkak të aneksimit të rajonit Uriankhai, Stalini filloi të armatosë komunistët.

Komunistët fituan në luftën civle në Kinë dhe Mao e Stalini nënshkruan “Marrëveshjen për miqësi, aleancë dhe ndihmë reciproke”. Të dy vendet shumë shpejt bien në konflikt për shkak të interpretimit të doktrinës komuniste dhe modelit të zhvillimit ekonomik. Niveli i bashkëpunimit ekonomik gjithsesi ishte i lartë dhe shumica e importeve në Kinë vinte nga BRSS-ja. Kinezët ofruan fuqi punëtore pothuajse pa pagesë për punë në Siberi, ndërsa BRSS teknologji dhe ekspertë.

Lufta e pashpallur mes Kinës dhe BRSS

Me vdekjen e Stalinit dhe ardhjen në pushtet të Hrushovit në BRSS filloi procesi i destanizimit. Udhëheqja hoqi dorë nga trashëgimia e Stalinit dhe këtë Mao e shihte si kërcënim për pushtetin e tij. Marrëdhëniet u ftohën, por gjithsesi mbetën të mjaftueshme sa të bisedohej për vendosjen e bazës së nëndetëseve bërthamore në Kinë. Marrëveshja për këtë bazë nuk u arrit, ndërsa në vitin 1959, BRSS ndërpreu ndihmën që i jepte Kinës për ndërtimin e bombës bërthamore. Në vitin 1969 shpërtheu lufta e hapur mes dy fuqive komuniste megjithëse asnjëra palë nuk e publikoi haptazi. Ky ishte kulmi i të gjithë konflikteve të deriatëherëshme në histori. Në mesin e tensioneve mes BRSS dhe Kinës, Mao dhe komunistët kinezë filluan të flasin hapur për revizionimin e kufinjve. Mendonin se rajoni i lumit Amur deri në detin e Japonisë, të cilin Rusia cariste e kishte rrëmbyer në shekullin e 19 nga Kina cariste nën kërcënimin e luftës, duhej t’i përkiste Kinës. Justifikimi ishte se marrëveshja për dhënien e këtij territori Rusisë nuk ishte e vlefshme sepse ishte nënshkruar me dhunë dhe kërcënim.

Në vartësi nga burimi, në secilën palë u vranë me dhjetra e qindra ushtarë. Lufta e pashpallur zgjati gjysëm viti, dhe e filloi Kina. Shumica e konflikteve u zhvilluan në një prej ishujve lumorë, të cilin BRSS e kishte pushtuar në vitin  1929.

Tensioni i madh mes këtyre vendeve filloi pasiqë Kina sulmoi Veitnamin, pesë vite pas tërheqjes së ShBA-ve. Në këtë rast BRSS nuk ndërhyri në mënyrë direkte, por i dërgoi pajisje ushtarake Veitnamit, megjithëse ekzistonte edhe marrëveshja ushtarake mes Kinës dhe BRSS-së.

Rusia filloi të mbetet pas Kinës.

Në fund të shekullit 20 BRSS shpërbëhet, ndërsa shteti i ri, Rusia, fillon të rrënohet ekonomikisht, ushtarakisht, politikisht dhe demografikisht. Kina pikërisht në këtë moment filloi ngritjen e saj ekonomike, pjesërisht duke braktisur rregullimin ekonomik komunist dhe duke ia hapur dyert e saj investimeve nga kopmpanitë perëndimore, të cilat u turrën në Kinë për të shfrytëzuar fuqinë punëtore të lirë.

Pikërisht këtu lind pika e ndarjes së madhe ekonomike, ndërsa Kina nga një partner i varfër dhe më pak i zhvilluar në bipolaritetin e dikurshëm Kinë-BRSS, bëhet tejet më e suksesshme në krahasim me Rusinë. Sot situata është tejet ndryshe në krahasim me kohën e Styalinit dhe të Mao Ce Dunit. Kina është tashmë e njohur si një prej fuqive teknologjike, ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe faktor me rëndësi botërore gjeopolitike. Ekonomia ruse me kalimin e kohës është vjetëruar nga pikëpamja ekonomike dhe teknologjike, ndërsa ndikimi i dikurshëm global i BRSS-së ka rënë në nivelin e mbajtjes (dhe humbjes) se fuqisë rajonale.

Vende dhe ekonomi tejet të ndryshme, por ekziston sinergjia.

Ndryshimet që ndodhën në fillim të viteve 90 janë të mëdha dhe për pasojë kanë ndryshuar raportet historike të fuqisë mes dy vendeve. Në vitin 1990 Prodhimi i Përgjithëshëm Bruto (PBB) për banorë në Rusi, i matur me kursin e dollarit të vitit 2015, ishte 7.432 dollarë. Në Kinë kjo shifër ishte 1.100 dollarë, pra pothuajse shtatë herë më e vogël. Sot Kina ka PBB për banor më të madh se Rusia, 11.188 dollarë ndaj 10.2016 dollarë që ka Rusia. Kur korigjohet me çmimet (Pariteti i fuqisë blerëse PPP), Rusia është ende përpara me afro një të tretën. Por, sipas këtij metrike (PPP), që në fillim të viteve 90 në Rusi ishte nëntë herë më i madh sesa në Kinë.

PPB fsheh dallimet mes dy vendeve sepse ky për Rusinë është jorealisht i lartë për shkak të eksportit të madh të lëndëve të para, përshembull të naftës dhe të gazit, gjë që e shtrembëron disi pamjen. Duke marrë në konsideratë grupin e vlerës së shtuar të prodhimit industrial, Kina realizon 40 përqind vlerë të shtuar në industrinë teknologjike të zhvilluar, lartë dhe të mesme. Rusia vetëm 26 përqind.

Edhe përkundër rezervave të mëdha të energjentëve që Rusia eksporton në mbarë botën, Kina në vitin 2019 ka eksportuar 2,63 triliardë dollarë vlerë, ndërsa Rusia vetëm 481 miliardë dollarë. Struktura e eksportit është e tillë që 60 përqind e atij rus përftohet nga nafta dhe gazi (pa lëndet e para të tjera), ndërsa 50 përqind e atij kinez në elektroteknikë.

Pikërisht në dallimin mes asaj që prodhohet duhet gjetur arësyeja për përpjekje të aritjes së një lidhje më të mirë ekonomike mes këtyre dy vendeve. Kina ka teknologji dhe prodhim, ndërsa Rusia ka bollëk lëndësh të para. Sinergjia është e qartë; Rusia mund ta furnizojë Kinën me lëndë të para, ndërsa Kina Rusinë me prodhime të gatshme. Një prej fushave në të cilën Rusia është ende interesante për Kinën, përveç si magazinë e madhe lëndësh të para, është teknologjia ushtarake.  Megjithëse ekonomia që nga shpërbërja e BRSS-së ka ngelur prapa (proces që ka pas filluar që në BRSS), niveli i lartë i teknologjisë së industrisë ushtarake është ruajtur deri në ditët e sotme.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe vendosjes së sanksioneve, Rusia po përpiqet ta braktisë përdorimin e dollarit. Zëvendësimin e sheh në juanin kinez, dhe deri në fund të vitit 2022, pjesa e eksportit të Rusisë që është paguar me këtë valutë është rritur me 16 përqind (0,4 përqind para luftës), 23 përqind e importit (4 përqind para luftës), madje një e treta e tregtimit me aksione në bursë zhvillohet në juanë (3 përqind para luftës). Mund të thuhet se në ekonominë ruse po zhvillohet njëfarë “çdollarizimi” paralelisht me “juanizimin”.

Përpjekje për bashkëpunim nëpërmjet BRIKS-it

Përpjekjet e lidhjeve mes Rusisë dhe Kinës nuk janë risi. Ka patur përpjekje për ngritjen e institucioneve për bashkëpunim reicprok, përpjekje që janë zgjeruar edhe te shtetet të tjera, nëpërmjet iniciativës BRICS. Është një grup ku, përveç Kinës dhe Rusisë, bëjnë pjesë edhe India dhe Brazili. Është themeluar në vitin 2009 në Jekaterinburg dhe që në atë kohë kjo organizatë ka krijuar një sërë institucionesh dhe (me përfshirjen e Republikës së Afrikës së Jugut) kanë themeluar edhe Bankën për Zhvillim (NBD), e cila është ideuar për të qënë alternativë e institucioneve perëndimore- Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Anëtarët e BRCS-it kanë pronësi të njejtë në NBD dhe me sa duket Rusia këtë nuk mund ta kontrollojë. Sepse, me 3 mars 2022, banka ndërpreu të gjitha transaksionet me Rusinë, gjë me të cilën efektivisht u përfshi në sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.

Rusia deriiku i shfrytëzon vendet e  BRICS-it, kryesisht Kinën dhe Indinë, për të anashkaluar sanksionet perëndimore. Meqënëse nafta dhe gazi janë kryesisht gjëja kryesore që prodhon Rusia, ndërsa pjesës tjetër të botës kjo i intereson (përveç armatimeve), kësisoj edhe lëndët e para janë prodhimi kryesor eksportues i Rusisë në vendet e BRICS-it. Por gjithsesi, rritja e blerjeve nga ana e Kinës dhe Indisë e ka ndihumar deri diku Rusinë për të zbutur humbjet që vinë nga humbja e tregjeve të BE-së megjithëse me një ulje të madhe në çmime, edhe deri në 30 dollarë për barelë të naftës së papërpunuar.

Rusia dhe Kina gjithsesi nuk e kontrollojnë BRICS-in

Realisht në këtë rast nuk bëhet fjalë për aleancë jo mjaftueshëm të fortë për të ndërtuar diçka, sepse bëhet fjalë për shtete që ndryshojnë nga pikëpamja gjeografike, politike, shoqërore dhe kulturologjike. Thjesht nuk kanë mjaftushëm pika takimi (dhe interesa) që të mund të mbahen sëbashku. Këtë e tregoi edhe qëndrimi që kanë në lidhje me luftën në Ukrainë. Në votimin e parë për ndërprerjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës me 2 mars, Brazili votoi për dënimin e Rusisë, ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan. Në votimin e 24 marsit, Kina dhe Brazili votuan për rezolutën që mundëson akses humanitar në rajon, ndërsa India dhe Republika e Afrikës së Jugut abstenuan duke theksuar shprehje që shkaktojnë ndarje në rezolutën e propozuar.

Në prag të samititi të vitit 2022, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare bënë publike një deklaratë të përbashkët, në të cilën nënvizuan mbështetjen e tyre për dialogun mes Rusisë dhe Ukrainës. Kryesor është fakti se BRICS-i nuk mori një qëndrim të përbashkët mbi konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, por në vend të këtij i bëri thirrje qëndrimeve të veçanta të paraqitura në Asamblenë e Përgjithëshme të OKB-së.

Bëhet fjalë për bashkëpunim taktik më shumë se strategjik.

Të dy vendet, ngadalë por në mënyrë të pandërprerë, afrohen me njëri tjetrin që nga koha e shpërbërjes së BRSS-së. Në fillim të viteve 90-të në deklaratat dhe dokumentet diplomatike flitej për “partneritet”, ndërsa që në vitin 2001 ky u rrit në “miqësi” dhe në nënshkrimin e marrëveshjes “Mbi fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin miqësor”. Në vizitën e para pak kohëve në Pekin presidenti kinez e quajti Putinin “mik i vjetër”. Të dy vendet janë themelues të organizatave të tjera ndërkombëtare, si Organizata e Shangait për bashkëpunim. Shpesh kanë qëndrim të njejtë në organizatat ndërkombëtare por herë herë edhe të kundërt. Tani për tani nuk konstatohet ndonjëfarë korrdinimi më i madh në skenën ndërkombëtare.

Më së shpeshti bashkëpunimi është në fushën e mbrojtjes, por gjithsesi ende nuk është proaktiv në strategjinë e përbashkët afatgjatë. Aelanca mes Kinës dhe Rusisë gjithsesi ekziston në nivel përkohësie taktike diplomatike, gjë që përbën sfidë për ShBA-të dhe BE-në.

Të dy vendet kanë përfitim nga bashkëpunimi më i madh ekonomik sepse janë komplementarë për nga struktura e ekonomisë. Ekonomia e stërmadhe e Kinës vuan për lëndë të para dhe energjentë, ndërkohë Rusia, jo e zhvilluar teknologjikisht, nuk mund të plotësojë nevojat e popullsisë së saj për të mira materiale dhe pajisje elektronike.

Kërkohet gjithashtu edhe alternativa e Perëndimit nga i cili varen. Rusia me luftën në Ukrainë ka mbetur për një kohë të gjatë pa blerësin kryesor – BE-në, e kësisoj naftën dhe gazin ua shet Kinës dhe Indisë me një çmim tejet më të ulët sesa çmimi i tregut. ShBA dhe BE janë tregjet kryesore për Kinën, dhe këtë vartësi ajo tenton ta zvoglojë nëpërmjet eksportit në Rusi, i cili përbën më pak sesa 2 përqind e eksportit të përgjithëshëm të Kinës.

Aleanca e Rusisë dhe Kinës është ide e mirë, por në praktikë vështirë e qëndrueshme, sikurse e ka treguar historia. Gjërat kryesore që momentalisht i bashkojnë janë rendi i ri botëror dhe rezistenca ndaj Perëndimit. Por kanë koncepte tejet të ndryshëm sesi mund të jetë rendi i ri botëror, e mbi këtë bazë nuk mund të ndërtohet një bashkëpunim afatgjatë, gjë që gjithashtu e ka treguar historia e marrëdhënieve ruso-kineze.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.index.hr/vijesti/clanak/rusija-i-kina-zele-biti-saveznici-ali-povijest-im-je-puna-sukoba/2448583.aspx?index_ref=naslovnica_vijesti_prva_d

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

11 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Të mbrohet figura dhe pavarësia e magjistratëve

11 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë

11 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kosova si Srebrenica?!

11 Korrik, 2025

NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

11 Korrik, 2025

Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

11 Korrik, 2025
Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

11 Korrik, 2025

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

11 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.