Kina kundërshton veprimet provokuese të çfarëdo vendi në ujërat e Ngushticës së Tajvanit në emër të “lirisë së lundrimit”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun të premten.
Çështja e Tajvanit lidhet me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, theksoi ai në një konferencë të rregullt për shtypin.
Guo shtoi se Kina respekton të drejtën e ligjshme të vendeve për të lundruar në Ngushticë, por kundërshton me vendosmëri provokimet ose kërcënimin e sovranitetit e sigurisë së Kinës nga çfarëdo vendi në emër të “lirisë së lundrimit”./cgtn