Këshilli i Shtetit i Kinës miratoi më 10 shtator aplikimin e Ministrisë së Burimeve Natyrore të Kinës për ndërtimin e një rezervati kombëtare natyror në Ishullin Huangyan të Kinës Jugore.
Sipas dokumentit përkatës, ndërtimi i rezervatit kombëtar natyror në Ishullin Huangyan është një garanci e rëndësishme për ruajtjen e shumëllojshmërisë, stabilitetit dhe vijueshmërisë në ekosistemin natyror të Ishullit Huangyan.
Sektorët përkatës duhet të zbatojnë rigorozisht Rregulloren e Rezervateve Kombëtare Natyrore të Republikës Popullore të Kinës, si edhe rregullat përkatëse mbi ndërtimin e zonave të mbrojtura. Gjithashtu të mbajnë përgjegjësi për mbrojtjen ekologjike, të shtojnë koordinimin, të përmirësojnë institucionet administrative, të shtojnë zbatimin ligjor ndaj shkeljeve të ligjit në zonat e mbrojtura, të garantojnë zbatimin e masave të ndryshme administrative dhe të rrisin në vazhdimësi nivelin e krijimit dhe menaxhimit të rezervateve natyrore në rang kombëtar.
Detajet si sipërfaqet, zonat funksionale dhe fushëveprimi do të shpallen më vonë nga Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave./cgtn