Kina nxori të premten një plan për të nxitur rezervimin e energjisë të tipit të ri midis viteve 2025 dhe 2027, duke mbështetur energjinë e gjelbër për të stabilizuar rrjetin energjetik.
Kina synon të arrijë një kapacitet të instaluar të rezervimit të energjisë të tipit të ri më tepër se 180 milionë kilovatë deri më 2027, me afro 250 miliardë juanë (rreth 35.2 miliardë dollarë) investime të drejtpërdrejta, sipas planit të shpallur së bashku nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës dhe Administrata Kombëtare e Energjetikës e Kinës.
Një kapacitet i tillë mund të furnizojë me energji pothuajse çdo familje në ShBA.
Plani përmban 21 masa kryesore, duke përfshirë rritjen e aplikimeve të rezervimit të energjisë në centralet elektrike dhe rrjetin elektrik, përshpejtimin e risive teknologjike dhe përmirësimin e standardizimit. Ai thekson gjithashtu zhvillimin e talenteve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të këtij sektori.
Kjo masë është pjesë e shtysës më të gjerë të Kinës drejt energjisë së gjelbër e me karbon të ulët dhe zhvillimit me cilësi të lartë.
Plani bazohet te rritja e rëndësishme në këtë sektor. Në fund të vitit 2024, kapaciteti i instaluar i rezervimit të energjisë të tipit të ri i vendit arriti në 73.76 milionë kW, sipas të dhënave zyrtare./cgtn