Kina shpreson Kamboxhia dhe Tajlanda ndërpresin zjarrin dhe luftimet sa më shpejt, kështu u shpreh një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës në një konferencë shtypi të mbajtur më 27 korrik.
Gjatë konference shtypi, një gazetar pyeti: Falë ndërmjetësimit të komunitetit ndërkombëtar, Kamboxhia dhe Tajlanda kanë shprehur së fundmi dëshirën për t’i dhënë fund konfliktit, por shkëmbimi i zjarrit po vazhdon. Cili është qëndrimi i Kinës lidhur me këtë?
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme u përgjigj: Kamboxhia dhe Tajlanda janë dy vende fqinje dhe miqësore të Kinës. Këmbëngulja tek besimet e ndërsjella midis vendeve fqinje, si edhe menaxhimi i duhur i dallimeve, përputhen në interesat themelore dhe afatgjata të Kamboxhias dhe Tajlandës, ndaj janë të favorshme për paqen dhe stabilitetin rajonal.
Pala kineze është thellësisht e trishtuar për humbjet e jetëve mes popujve kamboxhianë dhe tajlandezë të shkaktuara nga konflikti dhe shpreh ngushëllime të sinqerta. Kina shpreson që të dyja palët do të nisen nga interesat e përbashkëta të të dy popujve, do të ruajnë frymën e paqes dhe fqinjësisë së mirë, do të qëndrojnë të qeta dhe të përmbajtura, do të ndërpresin zjarrin dhe luftimet sa më shpejt të jetë e mundur, do të zgjidhin në mënyrë paqësore mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe konsultimeve, si edhe do të rivendosin sa më parë paqen dhe stabilitetin në zonën kufitare.
Zëdhënësi theksoi se Kamboxhia dhe Tajlanda janë vende anëtare të rëndësishme të ASEAN-it. Ditët e fundit, ASEAN ka nxitur aktivisht ndalimin e konfliktit mes palëve. Kina e vlerëson këtë veprim dhe mirëpret të gjitha përpjekjet që favorizojnë uljen e tensioneve. Kina do të mbajë një qëndrim të drejtë dhe të balancuar për të forcuar komunikimet e ngushta mes Kamboxhisë dhe Tajlandës, për të promovuar në mënyrë aktive bisedimet, si edhe të luajtuar një rol konstruktiv në nxitjen e armëpushimit dhe ndaljen e konfliktit./cgtn