Autoritetet kineze kundër Narkotikëve kanë shtuar nitazenet dhe 12 substanca të tjera psikoaktive në listën e drogave të kontrolluara të vendit, pas shfaqjes së alternativave të reja ndaj nitazeneve dhe imidateve, si dhe pasi 46 substanca të reja psikotrope u caktuan korrikun e kaluar, shkruan “CGTN”.
“Çështja e drogës në Kinë është përgjithësisht e qëndrueshme dhe e kontrollueshme”,-deklaroi në një konferencë për shtyp, Wei Xiaojun, kreu i Zyrës së Kontrollit të Narkotikëve të Ministrisë së Sigurisë Publike.
Por ai paralajmëroi se evolucioni i shpejtë i drogave të reja dhe kompleksiteti në rritje i krimeve të lidhura me drogën paraqesin sfida serioze për zbatimin e ligjit.
Wei tha se Kina është angazhuar në mënyrë aktive në bashkëpunimin ndërkombëtar kundër drogës, duke përfshirë inaugurimin e Grupit të Punës Kundër Narkotikëve Kinë-SHBA në vitin 2024, për të ndihmuar SHBA-në të adresojë krizën e saj të fentanilit.
Kina shtoi substancat e lidhura me fentanilin në një listë plotësuese të drogave narkotike të kontrolluara në vitin 2019, vendi i parë që e bëri këtë.
Në një libër të bardhë të publikuar këtë mars, Kina bëri të ditur se përmbush me zell detyrimet e saj ndërkombëtare në kontrollin e drogës dhe mori pjesë në çështjet ndërkombëtare kundër narkotikëve, duke bërë përpjekje të pandërprera për të punuar me vendet e tjera në përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave të reja./cgtn