• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Kompanitë koncesionare, në pamundësi financiare për të financuar PPP, nga do i gjejnë paratë?!

1 Qershor, 2019
in EKONOMI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat e bilanceve tregojnë se kompanitë nuk kanë kapacitete financiare dhe e kanë të vështirë të marrin hua në banka me bilancet që kanë, për shkak të nivelit të lartë të detyrimeve ndaj kapitalit të vet, duke hedhur dyshime për burimin real të parave që do përdoren për ndërtimin e autostradave, që do u kushtojnë taksapaguesve më shume se në çdo vend tjetër të Europës…

Nga Ornela Liperi

Qeveria është angazhuar në një sërë projektesh me partneritet publik privat për ndërtimin e rrugëve. Pamundësia e qeverisë për të siguruar financim të menjëhershëm nga fondet e veta është argumenti kryesor që është dhënë për këtë zgjedhje, teksa parimisht financimi fillestar duhet bërë nga kompanitë dhe më pas shteti fillon e paguan nga buxheti me këste, në momentin që janë kryer të paktën 25% e punimeve.

Por, të dhënat tregojnë se edhe kompanitë nuk kanë kapacitete financiare dhe e kanë të vështirë të marrin hua në banka me bilancet që kanë për shkak të nivelit të lartë të detyrimeve ndaj kapitalit të vet, duke lënë si opsion të vetë që shteti të dalë garant për ta, çka do të ishte njësoj sikur huanë ta merrte vetë shteti dhe duke hedhur dyshime për burimin real të parave që do përdoren. Kësaj i shtohen edhe kostot e fryra të projekteve, që arrijnë deri 15 milionë euro për kilometër, më të shtrenjtat në Europë (Sipas WorldHighways, kostot më të shtrenjta të ndërtimit të autostradave në Europë (përjashtuar terrenet shkëmbore) janë në Austri me 12.87 milionë euro / km. Vendi tjetër më i shtrenjtë është Hungaria në 11.21 milionë euro / km, e ndjekur nga Sllovakia në 9.56 milionë euro / km dhe pastaj Republika Çeke në 8.86 milionë euro / km. Në anën tjetër të spektrit, shpenzimet në Danimarkë janë vetëm 5.89 milion € / km, në Kroaci 6.68 milion / km, në Slloveni 7.29 milion / km dhe në Gjermani 8.24 milion / km).

“Monitor” ka analizuar më herët bilancet financiare të vitit 2017, të kompanive që janë angazhuar apo pritet të angazhohen me kontrata Partneriteti Publik-Privat A.N.K. (koncesioni Milot-Balldren, 260 mln euro me TVSH), Gjikuria (Orikum-Dukat, 80 mln euro me TVSH), Gener 2 (Thumanë-kashar, e lënë pezull për momentin), Gjoka Konstruksion (Rruga e Arbrit, 312 mln euro me TVSH), si dhe Albstar (Tiranë-Durrës, në projekt).

Sipas deklarimeve zyrtare në bilanc, kompanitë kanë të ardhura, likuiditete dhe kapital modest në raport me projektet që pretendojnë të financojnë, ndërkohë që kanë nivel më të lartë detyrimesh në raport me mjetet e veta (me përjashtim të Alb-Star), çka e bën të vështirë marrjen e kredive në banka.

Dy kompanitë më të mëdha janë Alb-Star dhe Gener 2, me të ardhura rreth 68 milionë euro secila. Këto janë dhe kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, sipas të ardhurave. Alb-Star ka një kapital total prej 50 milionë eurosh dhe Gener 2, rreth 28 milionë euro.
Asetet afatshkurtra, që tregojnë likuiditetin e kompanisë (si cash-i në bankë dhe llogaritë e arkëtueshme) janë 60 milionë euro për Alb-Star dhe 38 milionë euro për Gener 2.

Pas tyre renditet Gjoka Konstruksion me 36 milionë euro të ardhura dhe asete afatshkurtra 43 milionë euro. Kompani më të vogla janë Gjikuria dhe A.N.K, me të ardhura përkatësisht 19.5 dhe 16.5 milionë euro dhe asete afatshkurtra që nuk i kanë 14 milionë euro secila. Me përjashtim të Gjoka Konstruksion, që ka një normë fitimi prej 16%, kompanitë e tjera e kanë këtë tregues minimal, në 1-4%. Kompanitë kanë të ardhura, likuiditete dhe kapital modest në raport me projektet që pretendojnë të financojnë, ndërkohë që kanë nivel më të lartë detyrimesh në raport me mjetet e veta, çka e bën të vështirë marrjen e kredive në banka.

Kompanitë, më shumë borxhe sesa mjete të vetat

Sipërmarrjet e ndërtimit të rrugëve nuk i kanë “shpëtuar” tendencës së përgjithshme të ekonomisë shqiptare, ku kompanitë kanë një nivel të lartë të detyrimeve (borxheve), në raport me mjetet e veta, kryesisht të marra nga palë të treta jo banka, p.sh. ortakët. Raporti optimal i borxhit ndaj kapitalit konsiderohet të jetë maksimumi 1, pra detyrimet të jenë të barabarta me kapitalin. Ai përdoret për të matur qëndrueshmërinë, shëndetin e kompanisë dhe aftësinë e saj për të paguar detyrimet.

Në rast se ky raport po rritet, kompania po financohet nga kreditorët sesa nga mjetet e veta, që mund të jetë një tendencë e rrezikshme. Huadhënësit dhe investitorët zakonisht preferojnë raporte të ulëta të borxhit ndaj kapitalit. Bankierët pohojnë se në Shqipëri ata preferojnë që ky raport, i cili tregon se sa kompania financohet me borxhe dhe sa me mjetet e veta, të jetë më i ulët se 1, për shkak se do të jenë më të mbrojtura, në rast se biznesi ka probleme.

Nga kompanitë në fjalë, vetëm Alb-Star ka një raport të detyrimeve/kapitalit prej 0.8, pra më të ulët sesa 1 (ka më pak borxhe sesa mjete të veta) dhe Gjoka e ka këtë raport në 1.13. Treguesin më të përkeqësuar e ka Gjikuria, pra 4.96 (detyrimet janë pesë herë më të mëdha se kapitali), A.N.K e ka 3.96 dhe pak më të ulët e ka Gener 2, në 2.13.

Bankat, skeptike për kredi sindikatë

Teksa kompanitë më të mëdha të ndërtimit në vend nuk rezultojnë të kenë kapitalet e mjaftueshme për të ndërtuar projekte që i tejkalojnë disa herë të ardhurat e tyre vjetore dhe kapitalin e disponueshëm, shpresa kryesore e financimit të PPP-ve është nëpërmjet kredive bankare. Bëhet fjalë për hua në shuma të mëdha, të cilën, një bankë e vetme është e pamundur ta financojë një koncesion.

Bankat, në bazë të ligjit, nuk mund të japin kredi për një klient të vetëm më shumë se 20% të kapitalit të tyre rregullator (10% kur bëhet fjalë për një kompani që ka lidhje me grupin bankar).Banka më e madhe në vend ka një kapital prej rreth 300 milionë eurosh, pra nuk mund të japë hua më shumë se 60 milionë euro për një klient të vetëm. Ndonëse bankat vitet e fundit e kanë rritur kapitalin, si kërkesë rregullatore e Bankës së Shqipërisë apo se një pjesë e fitimeve nuk janë shpërndarë si dividend, por kanë kaluar si shtesë kapitali, bankat nuk kanë qenë të prira të rrisin shumën e financimit për një klient të vetëm.

Zgjidhja e vetme për kredi në shuma të mëdha, pohojnë bankierët, është nëpërmjet huave sindikatë. Por, këto hua janë pak të preferuara nga bankat në Shqipëri. “Projektet sindikatë janë me risk të lartë dhe nuk kanë rezultuar shumë të suksesshme”, thotë drejtuesi i departamentit të kredisë së një banke, që ka qenë e përfshirë në një hua të tillë. Bankat shpesh kanë hasur vështirësi në gjetjen e gjuhës së përbashkët, për vendime si p.sh. ristrukturimi i huasë.

Për më tepër që pjesa më e madhe e bankave janë përfshirë në një proces shitblerjesh, duke e lënë mënjanë huadhënien.
Në fund të vitit 2017, kapitali rregullator i sistemit bankar, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë ishte rreth 1.1 miliardë euro. Sikur të gjitha bankat të mblidheshin bashkë (që nuk ka gjasa të ndodhë), shuma maksimale që mund të jepej për një klient të vetëm është 220 milionë euro.
Një tjetër problem është ekspozimi i kredimarrësit. Nëse kompania ka hua në të paktën një prej bankave të projektit sindikatë, kjo mund të çojë në mosmiratimin e kredisë së përbashkët.

A.N.K, bilanci nuk justifikon asgjë

Kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, një koncesion i pakërkuar i dhënë kompanisë A.N.K është 213.6 milionë euro plus TVSH-në, sipas propozimit financiar, pjesë e kontratës së koncesionit/PPP. https://www.monitor.al/rruga-milot-ballden-kosto-sa-dyfishi-nese-qeveria-do-e-ndertonte-vete-si-u-rinegociuan-interesat-pa-gare/

Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua  bankare prej  70 milionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare, financimi  nga furnitorët  prej 19.5 milionë euro dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet.

Pjesa e mbetur prej 72 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompanisë, teksa kjo shumë përbën rreth 34% të totalit (pa TVSH), ose rreth një të tretën e kostos totale të rrugës, çka e çon koston totale për kilometër në 15 milionë euro për kilometër (përfshirë TVSH).

Ndërsa kompania premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Detyrimet e kompanisë janë gati 4 herë mbi kapitalin, çka e bën atë jo tërheqëse për bankat në momentin që duhet të jepet vendimi për akordimin e një huaje. – monitor

Related- Posts

EKONOMI

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

2 Korrik, 2025
EKONOMI

Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

24 Qershor, 2025
EKONOMI

DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

21 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë

4 Korrik, 2025

Arsyet kryesore për sulmin e Moskës ndaj Bakusë – Çfarë ndodhi në korridorin e Zangezurit?

3 Korrik, 2025
German Chancellor Friedrich Merz speaks at the Banking Conference of the Federal Association of Volksbanken and Raiffeisenbanken. Photo: Michael Kappeler/dpa

Merz i kundërpërgjigjet reagimeve për uljen e taksave, ndërsa në Berlin vërshojnë akuzat kundër njëri-tjetrit

3 Korrik, 2025

Ndërsa të varfërit vuajnë urie, të pasurit argëtohen: tregtia globale e mallrave luksoze nuk ndërpritet

3 Korrik, 2025
Libya flag on map of Libya

“Hija e profecisë së kobshme të Gadafit përndjek sot Evropën…”

3 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.