Pjese te raketes kineze ‘Long March 5B’ kane rene ne Oqeanin Indian ne perendim te Maldiveve shumica e te cilave ishin djeguar gjate rihyrjes ne atmosfere, ka njoftuar te dielen Zyra Inxhinjerike Hapesinore e Kines e cituar nga shtypi shteteror kinez.
Mbetjet e raketes 18-toneshe te raketes rihyne ne atmosferen e tokes ne ora 10.24 ne mengjes sipas ores se Pekinit (02:24 GMT).
Ky lajm eshte konfirmuar edhe nga shtypi boteror sot.
Pjesa me e madhe e komponenteve ishin djegur lart ne hapesire, ve ne dukje njoftimi zyrtar.
Ministria e jashtme kineze kishte njoftuar me pare se ishin shume pak gjasa qe rihyrja e tyre te shkaktonte deme ne toke.
Autoritetet europiane dhe amerikane e kane ndjekur nga afer kete proces ashtu sikurse edhe opinioni publik me shqetesim nepermjet medias.
Parashikimet ishin qe meqenese pjesa me e madhe e siperfaqes se Tokes eshte e mbuluar me uje kishte shume pak gjasa qe pjese te mbeturinave te binin ne zona te populluara dhe aq me pak te shkaktonin deme ne zona te populluara.
“Mundesite qe mbeturina (te raketes) te bien ne zona te banuara jane shume te vogla, ndoshta nje ne nje milion”, deklaroi
Florent Delefie, astronaut ne Obzervatorin
PSL te Parisit.
Sipas te dhenave shkencore ka me teper se 2000 pjese raketash te vendeve te ndryshme, kryesisht te fuqive te medha, te cilat prej vitesh rrotullohen ne menyre te pakontrolluar rreth orbites se tokes. /argumentum.al