Papa Françesku ka thënë të mërkurën se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e ka tejkaluar luftën edhe është bërë “terrorizëm”.
Ai i bëri këto komente pas takimeve ndarëse me familjarët e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe me palestinezët që kanë familjarë në Rripin e Gazës.
“Ata vuajnë shumë: kam dëgjuar si vuajnë të dyja palët: këtë bëjnë luftërat, por këtu kemi shkuar përtej luftërave, kjo nuk është luftë, ky është terrorizëm”.
“Lutuni për paqen, lutuni shumë për paqen!” – ngulmon përsëri Françesku – duke kërkuar ‘që Zoti të vërë dorë atje, që Zoti të na ndihmojë të zgjidhim problemet dhe të mos ecim përpara me pasione’, të cilët në fund të fundit i vrasin të gjithë. Lutja është për të dy popujt, palestinezët dhe izraelitët “që të vijë paqja”.
/Argumentum.al