• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

    Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Kongresi 20-të i PKK-së vlerëson arritjet dhe shpall objektivat e rrugëtimit të Kinës në epokën e re

19 Tetor, 2022
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Arritja e objektivit të Njëqindvjetorit të Pare te programit te Partisë Komuniste të Kinës (PKK) për ndërtimn e një shoqërie të moderuar të begatë në të gjithë drejtimet dhe realizimi i ëndrrës së 1.4 miliard kinezëve për përtëritje të madhe dhe shndërrim të merituar të vendit te tyre në një prej fuqive më të mëdha botërore i ka hapur rrugën një epoke të re për ta çuar Republikën Popullore të Kinës drejt majave më të larta të zhvillimit, duke lënë prapa prapambetjen dhe varfërinë si një e kaluar e hidhur me shikimin drejt së ardhmes më të ndritur në rrugëtimin përgjatë Njëqindvjetorit të Dytë.

Kjo frymë legjitime optimiste dhe njëkohësisht realiste e konkrete përshkoi tërë raportin programatik të paraqitur nga Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping në emër të Komitetit Qendror të 19-të në nisjen e punimeve të forumit më të lartë të saj më 16 tetor në prani të 2340 delegatëve, që përfaqësonin mbi 96 milionë anëtarë të PKK-së nga i gjithë vendi.

Kongreset e PKK-së kanë qenë historikisht ndër ngjarjet më kulminante për këtë vend të madh aziatik sepse mbi bazën e arritjeve të mëparshme është përcaktuar kursi i mëtejshëm në të gjitha aspektet e jetës ku vend parësor kanë patur zhvillimi, stabiliteti politiko-social, ekonomia, politika e jashtme, mbrojtja dhe bashkimi i vendit duke mbrojtur me tërë forcat te paprekura sovranitetin dhe integritetin territorial. Prandaj, për 1.4 miliard qytetarët kinezë çdo kongres ka qenë në qendër të vëmendjes së tyre në të katër anët e vendit me sy, me veshë dhe me zemër se e ardhmja e tyre është e lidhur ngushtë me PKK-në e udhëheqjen e saj, të cilët nuk i kanë zhgënjyer. Nën drejtimin e tyre Kina është ngjitur në majat më të larta të zhvillimit në çdo drejtim – në tokë, detra e hapësirë kozmike- duke kapërcyer gjithashtu vështirësi e sfida të mëdha të rritjes, por edhe të konjukturave të krijuara nga fuqitë e mëdha perëndimore me SHBA-në në krye, kursi armiqësor anti-kinez i së cilës mbetet konstant, veçse ndryshon ngjyra si kameleoni, taktika dhe intensitet.

Në arenën ndërkombëtare, gjithashtu, i gjithë opinion publik, qarqet qeveritare, politike, ushtarake e sociale, por veçanërisht ato ekonomike, prej kohësh vëmendjen e kanë drejtuar nga Pekini dhe me mijra shkrime, analiza e studime i kanë paraprirë Kongresit të 20-të të PKK-së sepse kjo ngjarje shënon nisjen e një epoke të re në Njëqindvjetorin e Dytë në shoqërinë kineze dhe merr rëndësi të jashtëzakonshme përkundrejt kursit të ardhshëm të zhvillimit ekonomik e social në sfondin e thellimit të krizës së gjithanshme politike e ekonomike në mbarë botën jo vetëm për shkak të krizës shëndetësore të pandemisë kovidiane dhe luftës në Ukrainë, por edhe të konflikteve të tjera në rajone të ndryshme të botës. Kriza energjetike i ka vënë shumë vende në udhëkryq!

nga VCG

nga VCG

Prandaj, natyrshëm, rezultatet e Kongresit të 20-të, e veçanërisht raporti i paraqitur nga Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping, i cili është edhe president i vendit, janë pritur me interes të jashtëzakonshëm jo vetëm për të ardhmen e Kinës, të fuqisë së dytë më të madhe ekonomike në botë, por edhe për impaktin e tyre në të gjitha aspektet e të ardhmes së njerëzimit, që po kalon nëpër turbullira të papara që nga Lufta e Dytë Botërore.

Dhjetëvjeçari i kaluar ka qënë një kohë tejet vitale sepse Kina ka përjetuar shumë ngjarje historike, shpesh të komplikuara, dhe dinamika e kësaj periudhe është e koncentruar në fjalët e Xi-së në raport si më poshtë: “Ne përqafuam njëqindvjetorin e Partisë Komuniste të Kinës; ne u futëm në një epokë të re të socializmit me karakteristika kineze dhe çrrënjosëm varfërinë absolute dhe përfunduam ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të begatë në të gjitha aspektet, duke realizuar kështu Objektivin e Njëqindvjetorit të Parë”. Sipas tij, ato ishin “ngjarje historike”, që do të regjistrohen përgjithmonë në historinë e kombit kinez dhe do të ndikojnë thellësisht në botë.

nga VCG

nga VCG

Por, nga ana tjetër, ky Kongres merr vlerë të veçantë epokale sepse Xi shpalli botërisht objektivin madhor të PKK-së, e cila do të udhëheqë popullin kinez të të gjitha kombësive në përpjekjet e përbashkëta për të realizuar Objektivin e Njëqindvjetorit të Dytë – kthimin e Kinës në një vend të madh socialist modern në të gjitha aspektet dhe nxitjen e përtëritjes së kombit kinez në të gjitha frontet nëpërmjet rrugës kineze të modernizimit.

Duke qenë konkret në aspektin kohor të realizimit hap pas hapi të të gjithë objektivave të parashtruara Xi bëri shpalljen tjetër të madhe historike se PKK-ja synon të realizojë në thelb modernizimin socialist në periudhën e viteve nga 2020 deri më 2035 dhe ta shndërrojë Kinën në një vend të madh socialist modern të begatë, të fortë, demokratik, të përparuar nga ana kulturore, harmonik dhe të bukur nga viti 2035 deri në mes të këtij shekulli!

Gjuha e fakteve flet vetë për realizimin e premtimeve të bëra deri më tani. Në radhë të parë Kina është bërë shembull lidhur me kundërpërgjigjen ndaj sulmit të papritur të COVID-19. “Ne kemi mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e njerëzve në masën më të madhe të mundshme dhe kemi pasur arritje të jashtëzakonshme si në përgjigjen ndaj epidemisë, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik e shoqëror”, tha Xi.

Në aspektin e luftës kundër varfërisë deri në fund të vitit 2020, të 98.990.000 banorët e varfër në zonat rurale, të 832 kontetë dhe 128.000 fshatrat e varfra dolën nga varfëria. Ky është moment historik i Kinës dhe konsiderohet si mrekulli në betejën e zbutjes së varfërisë të njerëzimit në rang botëror, çka është vlerësuar nga autoritetet më të larta të OKB-së e të organizmave të saj përkatës. Ajo realizoi 10 vjet para afatit objektivin e Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së, dhe numri i atyre që lanë prapa varfërinë në Kinë zë 70 përqind të totalit botëror në katër dekadat e fundit. Lidhur me këtë, studiuesi amerikan Robert Lawrence Kuhn do të theksonte: “Kina ka bërë shumë arritje. Por asnjë tjetër nuk është më e prekshme se zhdukja e varfërisë, e cila është një mrekulli e vërtetë”.

Nga ana tjetër GDP-ja e Kinës ka arritur të zërë 18.5 përqind të ekonomisë botërore, me 7.2 pikë përqindjeje më shumë gjatë 10 viteve të fundit. GDP-ja për frymë llogaritet të ketë arritur në 12.500 dollarë. Është me rëndësi të përmendet se shtresa e mesme e popullsisë numëron më shumë se 400 milionë veta, një arritje e cila konsiderohet si një ndër elementët bazë të zhvillimit të një vendi modern.

Duke sfiduar efektet e një krize shumëplanëshe globale ekonomia e dytë më e fuqishme në botë është bërë një partner i madh tregtar për më shumë se 140 vende dhe rajone, duke u renditur në krye të botës sa i përket vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së mallrave. Në një raport të publikuar muajin e kaluar, Byroja Kombëtare e Statistikave tha se Kina kontribuoi mesatarisht deri në 38.6 për qind në rritjen ekonomike botërore nga 2013 në 2021, më shumë se vendet e G7 së bashku.

nga VCG

nga VCG

Po ashtu Kina i është bashkuar radhëve të novatorëve në botë me përparime në disa teknologji thelbësore në fusha kyçe. Me filozofinë e saj të zhvillimit të përqendruar të njerëzve, ky vend ka ndërtuar sistemet më të mëdha të arsimit, të sigurimeve shoqërore dhe të kujdesit shëndetësor në mbarë globin.  Ndërkohë Kina do të vijojë të vendosë në plan të parë zhvillimin bujqësor e rural, duke forcuar themelet e sigurisë ushqimore në të gjitha aspektet.

Gjithashtu do të promovohet hapja me standarde të larta e konkretisht Kina do të zgjerojë në mënyrë të qëndrueshme hapjen institucionale lidhur me rregullat, rregulloret, menaxhimin dhe standardet, do të përshpejtojë transformimin në një vend tregtues të produkteve e shërbimeve cilësore dhe do të promovojë zhvillimin me cilësi të lartë të nismës “Një brez, një rrugë” (BRI), tha Xi.

Si një mega projekt bashkëpunues, BRI është mirëpritur nga komuniteti ndërkombëtar si një e mirë publike dhe platformë bashkëpunimi më e madhja e llojit të saj në kohët e tanishme rezultatet e të cilës po i shikojnë të konkretizuara popujt e vendeve të ndryshme në mbarë botën.

Me 82 linja, trenat e mallrave Kinë-Europë arrijnë tani në 200 qytete në 24 vende europiane, duke formuar një rrjet transporti që mbulon të gjithë kontinentin. Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2022, numri i udhëtimeve të trenave të mallrave Kinë-Europë u rrit 5 përqind nga viti në vit në 10.575, me një total prej 1.02 milionë TEU mallrash të transportuara, një rritje prej 6 përqind nga një vit më parë, sipas të dhënave të botuara nga China State Railëay Group Co., Ltd.

Nga viti 2013 deri në vitin 2021, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së mallrave midis Kinës dhe vendeve përgjatë rrugëve të BRI arriti në afro 11 trilion dollarë, ndërsa investimet e dyanshme e kaluan totalin prej 230 miliardë dollarë, sipas Ministrisë Kineze të Tregtisë.

Arritjet e tjera të mëdha të theksuara nga Xi variojnë nga thellimi i plotë dhe i gjithanshëm i reformës deri te avancimi i betejës jetike kundër ndotjes. Lidhur me këtë luftë globale Xi theksoi se Kina do t’i japë përparësi mbrojtjes ekologjike, do të ruajë burimet e do t’i përdorë ato në mënyrë të efektshme dhe do të synojë zhvillimin e gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni. Kina do të përfshihet në mënyrë aktive në qeverisjen globale në përgjigje të ndryshimeve klimatike.

Ndërsa afirmoi plotësisht arritjet e jashtëzakonshme të Partisë, Sekretari i Përgjithshëm Xi u kërkoi të gjithë anëtarëve të PKK-së të mos harrojnë mangësitë, vështirësitë dhe probleme të tjera si pengesa që frenojnë zhvillimin me cilësi të lartë dhe boshllëqet e mëdha në zhvillimin dhe shpërndarjen e të ardhurave midis zonave urbane dhe rurale e midis rajoneve.

Duhet theksuar se arritjet e deritanishme të sintetizuara në plotësimin e Objektivit të Njëqindvjetorit të Parë dhe synimet për të ardhmen të ravijëzuara në Objektivin e Njëqindvjetorit të Dytë kanë në sfond një periudhë zhvillimi në të cilën mundësitë strategjike, rreziqet dhe sfidat janë të njëkohshme dhe pasiguritë dhe faktorët e paparashikuar po rriten. Megjithatë Xi përsëriti në raport angazhimin e Kinës për të promovuar zhvillimin e përbashkët dhe një komunitet njerëzor me një të ardhme të përbashkët. “Vetëm kur të gjitha vendet të ndjekin kauzën e së mirës së përbashkët, të jetojnë në harmoni dhe të angazhohen në bashkëpunim për përfitime reciproke, do të ketë prosperitet të qëndrueshëm dhe siguri të garantuar”.

Nga ana tjetër, Kina i përmbahet kursit të drejtë të globalizimit ekonomik dhe kundërshton të gjitha format e unilateralizmit, ndërsa ajo, sipas Xi-së, qëndron me vendosmëri kundër të gjitha formave të hegjemonizmit dhe politikës së forcës, mentalitetit të Luftës së Ftohtë, ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe standardeve të dyfishta.

“Pavarësisht se në cilën fazë të zhvillimit arrin, Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemoninë apo të përfshihet në ekspansionizëm”, tha Sekretari i Përgjithshëm Xi.

Duke e përshkruar korrupsionin si “një kancer për vitalitetin dhe aftësinë e Partisë”, ai bëri thirrje për të fituar betejën e ashpër dhe të zgjatur kundër tij. Xi nënvizoi se marksizmi është ideologjia kryesore drejtuese mbi të cilën PKK dhe Kina janë themeluar dhe lulëzojnë.

Një aspekt jetik për Kinën në këtë botë të turbullt plot tensione të rrezikshme është pa dyshim forcimi dhe modernizimi i kapaciteteve të saj mbrojtëse ushtarake “Ne kemi punuar me vendosmëri për të mbrojtur sigurinë kombëtare, për të zbutur rreziqet kryesore dhe për të siguruar stabilitetin shoqëror, duke i kushtuar një energji të madhe modernizimit të mbrojtjes kombëtare dhe të forcave të armatosura”, theksonte raporti.

Duke folur lidhur me Hong-Kongun, Xi u shpreh: “Përballë situatës së turbullt në Hong-Kong, qeveria qendrore ushtroi juridiksionin e përgjithshëm mbi rajonin e posaçëm administrativ siç përshkruhet në Kushtetutën e Republikës Popullore të Kinës dhe Ligjin Themelor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, duke siguruar që Hong-Kongu të qeveriset nga patriotët dhe duke kthyer rendin në këtë rajon”.

Në raportin paraqitur Kongresit vend i veçantë iu kushtua zgjidhjes së çështjes së Tajvanit, e cila konsiderohet si një çështje e kinezëve dhe që duhet të zgjidhet nga vetë kinezët.

“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për ribashkimin paqësor me sinqeritetin më të madh dhe me përpjekjet maksimale, por nuk do të premtojmë kurrë që do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe rezervojmë mundësinë e marrjes së të gjitha masave të nevojshme. Kjo drejtohet vetëm kundër ndërhyrjes së forcave të jashtme dhe pak separatistëve që kërkojnë ‘pavarësinë e Tajvanit’ e aktiviteteve të tyre separatiste dhe nuk synon aspak bashkatdhetarët tanë tajvanezë”, tha Xi, duke premtuar vazhdimësi të respektit dhe kujdesit për bashkatdhetarët nga Tajvani. “Ne do të vazhdojmë të promovojmë shkëmbimet ekonomike e kulturore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy brigjeve të ngushticës”.

E shikoj me vend që në këtë kontekst të vë në dukje intensifikimin e politikës së ndërhyrjes së SHBA-së në çështjen e rajonit të Tajvanit dhe një ndër provokacionet më të rënda ndaj popullit kinez ishte vizita e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, duke shkelur më të dyja këmbët parimin e ‘Një Kine’. Sigurisht ajo dhe i gjithë lidershipi amerikan e morën përgjigjen e duhur fill pas misionit të saj anti-kinez në rajonin e Tajvanit. E paralajmërimi paekuivok në raportin paraqitur Kongresit të 20-të është mesazh i qartë që Uashingtoni e pasuesit e tyre nuk duhet të luajnë me zjarrin se do të digjen vetë në të.

nga VCG

nga VCG

Në këtë kontekst Kina kundërshton gjithmonë të gjitha format e hegjemonizmit dhe politikës së forcës, të mendësisë së Luftës së Ftohtë dhe të ndërhyrjeve në punët e brendshme të vendeve të tjera. ”Kina nuk do të synojë kurrë hegjemoni ose ekspansion”, theksoi Xi Jinping. Sipas tij, Kina i përmbahet politikës bazë të hapjes ndaj botës së jashtme dhe ndjek strategjinë e përfitimeve të ndërsjella gjatë këtij procesi. Ajo përpiqet të krijojë raste të reja zhvillimi për botën nëpërmjet zhvillimit të saj, duke ndërtuar një ekonomi të hapur globale në të mirë të popujve të ndryshëm.

Xi theksoi po ashtu se Kina i përmbahet multilateralizmit të vërtetë dhe nxit demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, me synimin për ta bërë qeverisjen globale më të barabartë dhe më të drejtë. Kina është e vendosur në mbrojtjen e sistemit ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në qendër, të rendit ndërkombëtar të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare të mbështetura në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së.

Kongresi i 20-të i PKK-së do ti mbyll punimet më 22 tetor, dhe pikërisht pas rënies së siparit të kësaj ngjarje kulmore fillon një epokë e re në historinë e popullit kinez për kthimin e Kinës në një vend të madh socialist modern në të gjitha aspektet dhe nxitjen e përtëritjes së kombit kinez në të gjitha frontet nëpërmjet rrugës kineze të modernizimit.  Kjo do të jetë një arritje tjetër e madhe për kombin kinez, por edhe për mbarë njerëzimin si kontribut shpresëplot për forcimin e paqës botërore dhe zhvillimin e përparimin e të gjithë vendeve dhe popujve të rruzullit tokësor./CRI

Related- Posts

Bota

Raporti i OKB-së liston kompanitë bashkëpunëtore në “gjenocidin” e Izraelit: Kush janë ato?

2 Korrik, 2025
Bota

Trump: Izraeli ka rënë dakord për “kushtet e nevojshme” për të finalizuar armëpushimin 60-ditor në Gaza

2 Korrik, 2025
FILE PHOTO: French President Emmanuel Macron and Russia's President Vladimir Putin attend a joint news conference after a Normandy-format summit in Paris, France, December 9, 2019. REUTERS/Charles Platiau/Pool?
Bota

Putin dhe Macron diskutojnë luftën në Ukrainë në telefonatën e tyre të parë që nga viti 2022

1 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

3 Korrik, 2025

Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

3 Korrik, 2025

Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

3 Korrik, 2025

Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

3 Korrik, 2025

Raporti i OKB-së liston kompanitë bashkëpunëtore në “gjenocidin” e Izraelit: Kush janë ato?

2 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.