• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

  • POLITIKË

    Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali: Shqipëria do të jetë gjithmonë në krahun e lirisë

    Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Kryeministri Rama reagon pas protestës për lirimin e ish-krerëve të UÇK: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ngre zërin me një rezolutë, pa dallime partish?

    Protesta në Prishtinë, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

  • SOCIALE / KULTURË

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova dështon sërish në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Hekuran Murati nuk merr votat e nevojshme

    Eksperti i sigurisë Agim Musliu: Moscertifikimi i Listës Serbe është pasojë e veprimeve të saj antikushtetuese

    Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

    Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

    Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrëzohen dy kandidaturat e propozuara nga Vetëvendosje.

    Dr. Gurakuç Kuçi: Serbia po eksporton destabilitet përmes anti-shqiptarizmit në Ballkan

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Konsultat për presidentin, me kushtëzime

6 Dhjetor, 2020
in JO VETEM LAJM, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Tradita e pazareve, shantazhit e imponimit të votës së lirë pritet ta përcjellë edhe zgjedhjen e presidentit të ri. Konsultat e paralajmëruara nga Lidhja Demokratike për postin e presidentit do të nisin me qëndrime të betonuara prej partive që kanë synime për këtë post. Derisa partneri aktual në Qeveri, Ramush Haradinaj i AAK-së, vazhdon të insistojë në postin e shefit të shtetit, edhe partneri potencial, PDK-ja, aktualisht në opozitë, ka kushtëzuar votën me të drejtën për të propozuar kandidatin.

Veç paralajmërimeve nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dhe kryeministri Avdullah Hoti, ende nuk dihet kur do të nisin konsultat me partitë politike. Këshilltarja politike e kryeministrit, Antigona Baxhaku, i ka thënë “Kohës” të dielën se kjo mbetet të shihet gjatë javës.

PDK-ja ende nuk ka pranuar ndonjë ftesë, por tashmë e ka bërë të qartë pozicionin e saj. Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyqi, i ka thënë “Kohës” se nuk kanë kushte, por vetëm ndjekin parimet, raporton KOHA.

“Ne po e presim ftesën zyrtare për të kuptuar formatin dhe përmbajtjen e diskutimit. Nuk mund t’i paragjykojmë rrethanat, PDK është në opozitë. Si të tillë, ne edhe do të veprojmë. Kryetari në detyrë, z. Hoxhaj, e ka bërë të qartë që nëse kërkohet vota jonë si parti opozitare, ne insistojmë në të drejtën për të propozuar kandidatin. Për situata hipotetike nuk mund të përgjigjem”, ka thënë Bytyqi.

PDK-ja i dha mbështetje javën e kaluar Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, pas një sërë dështimesh që të votohet në mungesë të votave nga koalicioni qeverisës. Por, Bytyqi e mohon se ky është sinjal që mund të përfshihen në qeverinë aktuale.

“Është fatkeqësi që një pjesë po mundohen t’ia reduktojnë meritën e PDK-së për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike. PDK-ja me muaj të tërë e ka bërë të qartë se ne nuk mund ta votojmë një ligj që në përmbajtje nuk ka mekanizma financiarë për ta mbështetur sektorin privat, punëtorët, të papunët dhe shërbyesit civilë që janë në front të parë kundër pandemisë. Vota e PDK-së ka qenë votë për qytetarët dhe ekonominë dhe fare nuk ka të bëjë me ndonjë temë tjetër”, ka deklaruar ai.

Selmanaj: Pa fajin tonë, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Prej disa muajsh, kandidaturën për president e ka shpallur Ramush Haradinaj (AAK), megjithëse nuk e ka mbështetjen e LDK-së. Zyrtarë të AAK-së kanë thënë se nuk heqin dorë nga kandidati i tyre edhe me çmimin që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, nëse partitë nuk e mbështesin atë.

“Ne e kemi qëndrimin tonë dhe partitë e tjera politike e dinë këtë. Tash të shohim në konsulta dhe negociata si ka me shku procesi”, ka thënë deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj. “Pa fajin tonë vendi shkon në zgjedhje, kjo varet prej LDK-së e PDK-së, eventualisht edhe prej Vetëvendosjes”.

Por, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë se nuk përkrah asnjë kandidat për president të vendit pa zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas nenit 86.3 të Kushtetutës, secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidat për President të Republikës së Kosovës, “nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidat për President të Republikës së Kosovës”.

Pa votat e AAK-së, LDK-ja e PDK-ja nuk mund ta zgjedhin presidentin

LDK-ja dhe PDK-ja e kanë të pamundur ta zgjedhin presidentin vetëm me përkrahjen e komuniteteve joshumicë, pa 14 votat e deputetëve të Aleancës. Sipas Kushtetutës, presidenti mund të zgjidhet me 61 vota, por me kushtin që 80 deputetë të marrin pjesë në votim.

Edhe pse Kushtetuta nuk e përcakton kohën brenda së cilës duhet të shpallen kandidaturat, pas dorëheqjes së kreut të shtetit procedurat mund të nisin menjëherë. Ndërkaq, 60 ditë është afati brenda të cilit duhet të zgjidhet presidenti, në momentin që fillojnë ato. Në rast të dështimit, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se posti i presidentit vazhdon të trajtohet si pjesë e pazareve politike.

“Partitë politike kohën e fundit janë duke e parë pozitën dhe institucionin si pazar e tregti. Këto po ndodhin që nga ngjarja e emërimeve politike të ndryshme deri më tani, e sidomos tani te çështja e presidentit. Ne besojmë se është shumë e rëndësishme të mos ketë tregti e biznes ndërmjet partive politike për çështjen e presidentit”, ka thënë për “Kosovapress” Allen Meta nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D). “Ai (presidenti v.j) duhet të jetë unifikues dhe i pajtueshëm për të gjitha partitë politike, jo vetëm për partnerët e koalicionit. Duke marrë parasysh se mandati i tij është pesëvjeçar dhe si i tillë besojmë se presidenti duhet t’i përfaqësojë të gjitha partitë politike dhe të gjithë qytetarët”.

Nëse partitë politike nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin e ri deri në prillin e vitit të ardhshëm, vendi mund të futet në krizë institucionale dhe paqartësi kushtetuese.

Sipas Kushtetutës, “posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj”. Vjosa Osmani i ka mbushur një muaj prej se ka marrë detyrën, ditën kur presidenti Thaçi u dorëhoq pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Pazaret me presidentin

Që prej pasluftës, posti i presidentit është një histori pazaresh, shantazhesh e votimesh me detyrim.

Nën tymin e gazit lotsjellës, presidenti i fundit Hashim Thaçi kishte arritur të zgjidhet në këtë pozitë tek në raundin e tretë të votimit. Në të parin siguroi vetëm 50 vota, duke thyer kështu një rekord të zi, ngaqë prej pasluftës e këtej nuk kishte marrë ndonjë president kaq pak mbështetje në ndonjë rreth votimi. Kuorumin ia siguroi LDK-ja, që bashkëqeveriste me PDK-në. Edhe kundërshtimet e kampit të LDK-së ishin zbutur pas disa pazareve. Në procesin zgjedhor të Thaçit kishte votuar edhe Alma Lama, deputete që me muaj rresht kishte thënë se nuk do t’ia bënte kuorumin. Më pas ajo u shpërblye duke u dërguar ambasadore në Itali.

Ndërkaq, Atifete Jahjaga përbënte emër anonim në Kosovë deri më 2011, kur u përmend si emër konsensual i tri partive për ta bërë presidente. Në fakt, ishte emër që e sponsorizoi ambasadori amerikan i asaj kohe, Christopher Dell.

Pasi Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur jokushtetuese zgjedhjen e kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në krye të shtetit, Dell kishte ulur në tryezë Isa Mustafën e LDK-së, që ishte në opozitë, bashkë me Thaçin e Pacollin që ndodheshin në koalicion qeverisës. Thaçi, Mustafa e Pacolli kishin firmosur një marrëveshje me të cilën bëhej presidente një oficere policie, deri atëherë emër i panjohur në publik.

Vetë Pacolli kishte treguar prapaskenat e marrëveshjes. Sipas tij, emrin e Jahjagës ambasadori Dell e kishte nxjerrë nga zarfi, duke i lënë “gojëhapur” të tre liderët partiakë.

Para Jahjagës, Behgjet Pacolli mezi ishte “zgjedhur” president shteti pas shumë prapaskenave. Gjatë seancës së Kuvendit ku votohej për kreun e shtetit, Pacolli kishte qenë më shumë i zënë me leximin e mesazheve të cilët, sipas asaj që pati zënë fotokamera, ishin instruksione për sjelljet dhe pritjet gjatë votimit të tensionuar. Disa korrespodenca dëshmonin për ndërhyrje në vullnetin e disa deputetëve të PDK-së. Ndonëse ishin në koalicion me partinë e Pacollit, nuk e donin atë në majë të pushtetit. Pacolli mundi ta shijonte kolltukun e presidentit vetëm 35 ditë. Gjykata Kushtetuese pati dhënë verdiktin se zgjedhja e tij ishte antikushtetuese, ngaqë në proces ishte vetëm një kandidat dhe gjatë votimit nuk kishte kuorum. Fatmir Sejdiu ishte president para Pacollit, si njeriu që e pasoi Ibrahim Rugovën në post. Por, Kushtetuesja e rrëzoi edhe Sejdiun, pasi mbante të njëjtën kohë postin e kreut të shtetit dhe atë të liderit të partisë./koha.net

Tags: Kosovapresidenca

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Presidenti Vuçiç dhe vdekja

24 Gusht, 2025
Bota

Zelensky uron ukrainasit për Ditën e Pavarësisë: ‘E ardhmja e Ukrainës do të vendoset vetëm nga ne, dhe bota e di e e respekton këtë’

24 Gusht, 2025
JO VETEM LAJM

Reagime dhe Ngushëllime nga liderët politik, komuniteti i Gazetarëve dhe Arti në Shqipëri pas ndarjes së parakohshme nga jeta të gazetarit Artur Zheji

23 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

24 August 2025, Berlin: Johann Wadephul, German Foreign Minister speaks at a citizens' talk at the German Foreign Office on the open day of the new German Government. Photo: Christophe Gateau/dpa

Gjermania kërkon një gamë të gjerë garantuesish sigurie për Ukrainën

24 Gusht, 2025

Presidenti Vuçiç dhe vdekja

24 Gusht, 2025

Pekin, mbahet simpoziumi ndërkombëtar mbi bazën ligjore dhe historike të rikthimit të sovranitetit të ishujve Nansha Kinës

24 Gusht, 2025

Pekin, zhvillohet prova e tretë për veprimtarinë e 80-vjetorit të fitores ndaj agresionit japonez e fashizmit

24 Gusht, 2025

Të paktën 64 palestinezë u vranë në Gaza në 24 orët e fundit, ndërsa Izraeli zhvendos fokusin në Qytetin e Gazës

24 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.