• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

    Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta: Gjyqësori i Pavarur, garanci për Demokracinë

    Bread & Heart Festival mbledh në Tiranë arkitektë nga gjithë bota, Rama: Shqipëria hyn në një tjetër hartë prestigjioze të Europës

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

    Dështon përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Kontribut i vyer në marrëdhëniet shqiptaro-turke!

9 Qershor, 2022
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

  Dr. JORGJI KOTE

Ashtu siç ishte paralajmëruar,  me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, më 3 – 5 Qershor Presidenti i Republikës Ilir Meta bëri një vizitë zyrtare në Stamboll. Kjo vizite pati një axhendë të trefishtë. Krahas takimit me mikpritësin më të lartë të Stambollit, Presidenti Meta u prit dhe nga Lideri i Opozitës së Bashkuar turke, Kemal Kiliçdaroglu dhe Kryetari i Bashkisë së Meltepes, Ali Kilic. Gjithashtu, ai foli në Forumin tradicional ekonomik të Maltepes mbi perspektivën europiane të Ballkanit Perendimor. Me shumë jehonë ishte dhe takimi i tij me përfaqësues dinjitozë të diasporës shqiptare  në Turqi, ku nderoi me medalje personalitete të shquara të saj  dhe dashamirës turq.

Rikujtojmë se në Prill të këtij viti Meta kishte mirëpritur në Tiranë Kryetarin e Bashkisë së Maltepes,  zotin Ali Kilic, pas mesazheve miqësore me liderin e opozitës së bashkuar turke.

Siç shihet, vizita e mësipërme nuk ishte thjesht për kortezi, por veprimtari pune dhe miqësore  me mesazhe domethënëse, duke përfshirë  dhe praninë në Forumin Ekonomik të Maltepes; në këtë qytet perlë turistike dhe universitare, me gati 500.000 banorë, i cili ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit, sapo kalon  Urën e  famshme të Bosforit. Atë e drejton atë qysh nga viti 2014 Ali Kilic, personalitet me mjaft popullaritet dhe i  rizgjedhur në vitin 2019 me 52 për qind të votave nga  49 për qind 5 vite më parë.

Takimi me shumë rëndësi ishte ai me Kemal Kilicdaroglu, liderin e Partisë Popullore Republikane Turke (CHP); forca politike e dyta më e madhe me 135 nga 600 deputetë në Parlamentin turk dhe që ka në dorë shumicën dërmuese të bashkive të mëdha në gjithë vendin; CHP-ja është parti socal-demokrate, më e vjetra në vend, e themeluar nga legjendari Kemal Ataturk.    

Nën drejtimin e Kilicdaroglusë, opozita e bashkuar turke  arriti një sukses spektakular në zgjedhjet vendore në vitin 2019, kur pas një periudhe të gjatë « pushtoi » qytetet më të mëdha, mes tyre Stambollin e Erdoganit, Ankaranë, etj. Kësisoj, CHP-ja ka ngjallur  shumë shpresa dhe pritshmëri për një fitore të mundëshme në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale dhe parlamentare 2023.

Në pamje të parë, nuk tingëllon normale që lideri i opozitës së bashkuar të  një vendi të madh si Turqia apo dhe Kryetari i Bashkisë së Stambollit të ftojë një President Republike. Mirëpo, realisht, dihet se Presidenti Meta ka qenë dhe mbeti deri në fund «  opozita » e vetme efektive ndaj pushtetit. Dhe më kryesorja, pas 24 Korrikut ai ka konfirmuar se do të jetë sërish në fushën e betejës politike.

Ndërkohë, opozita turke, e cila me mbështetjen dhe të SHBA-ve dhe BE-së synon të «  pushtojë » më në fund dhe Presidencën, kërkon me të drejtë të ketë aleatët e saj në Ballkanin Perendimor, duke filluar nga vendi ynë. Në analizat e saj politike, asaj mesa duket i rezulton se Ilir Meta është personaliteti më i përshtatshëm si partner, ca më tepër që më 24 Korrik do të  heqë «  kostumin presidencial ».

Veç sa sipër, liderët e  opozitës turke nuk janë përmendur dhe as kanë patur ndonjë kërkesë për takim, qoftë dhe për mirësjellje, me liderin e shumicës sonë parlamentare, Edi Ramën, madje as kurr ka qenë në opozitë, edhe pse ky i fundit ka qenë shpesh në Turqi ; siç ka vepruar me të drejtë në Gjermani  dhe gjetkë. Ka arsye që të bëjnë të mendosh se  miqësia e tij e ngushtë personale me Presidentin Erdogan ka patur  ndikimin e vet të ndjeshëm në këtë qëndrim. Madje,  kur sheh shkëmbimet e vizitave dhe mesazheve të tyre, të duket sikur dy vendet nuk kanë njeri dhe faktor tjetër, veç Erdogan dhe Rama. Sa për opozitën, median, shoqërinë civile, ato potbhuajse nuk janë përmendur.

Nga ana tjetër, doli qartë se vizita e Metës në Turqi nuk kishte të bënte me ndonjë revansh apo «  hakmarrje » ndaj Erdoganit, i cili  gjatë vizitës më të fundit në Tiranë disa muaj më parë nuk e takoi homologun e vet. Përkundrazi, në të gjitha veprimtaritë në Stamboll, gjuha dhe komunikimi i Presidentit Meta ishte tejet korrekt politikisht, pa nëntekst, nënkuptime dhe insinuata, kryefjala e tyre ishte kudo miqësi dhe mirëkuptim!  

Gjithsesi, me këtë vizitë në Stamboll, Meta ia « hodhi Erdoganit me lezet «  topin përpara portës« në fushën e tij; themi kështu sepse sipas rregullave elementare protokollare, edhe pse jo detyruese në këtë rast,  i takonte këtij të fundit të « luante topin », me një fjalë, t’i thoshte «  bujrum » Presidentit të  një vendi miqësor dhe vëlla në Ankara ose Stamboll, qoftë dhe për një çaj diplomatik! 

Gjithashtu, kjo vizitë dhe veçanërisht takimet me dy liderët kryesorë të opozitës turke, njëherazi sfidantë të Erdoganit dhanë një mesazh të fortë politik dhe institucional për më shumë larmi tematike në marrëdhëniet dypalëshe, të shoqëruar me respekt ndaj aktorëve të tjerë madhorë politikë në Tiranë, sidomos opozitës, pavarësisht nga gjendja e saj e momentit.

Ca më tepër kur bëhet fjalë për Ilir Metën,  i cili,  duam, s’duam,  mbetet ndër aktorët dhe faktorët më të fuqishëm politikë dhe shtetërorë në 30 vitet e fundit. Dukuri të tilla «  embargoje » të kujtojnë disi  praktika të shëmtuara moniste, kur dënoheshe dhe po t’i jepje dorën, le më t’i  thoje «  shëndet » një amerikani apo sovjetiku, me të cilin mund të qëllonte të ishe ulur në të njëjtën tryezë!

Pjesën më të madhe të fajit për këto precedentë negativë të përsëritur, të cilët cënojnë imazhin tonë institucional, brenda dhe jashtë vendit e kanë mikpritësit shqiptarë ; ata i vendosin në pozita të vështira edhe partnerët tanë, të cilët, në kësi rastesh, nuk dijnë « kujt t’ia prishin dhe kujt t’ia ndreqin » Inatet dhe mëritë politikanët tanë mund t’i mbajnë brenda, por jo t’i shfaqin jashtë vendit.

Në vijim, ashtu si në funksionet e mëparshme të larta, edhe  si President, krahas aspektit ceremonial dhe protokollar, dmth takimeve me homologët dhe mikpritësit, në vizitat e tij, Ilir  Meta veç metropoleve shkon dhe në qytete e rajone me peshë, ku gjithmonë takohet me përparësi me komunitetet e bashkëatdhetarëve. Kështu ka ndodhur me vizitat zyrtare dhe të punës në Itali, ku pas takimeve në Romë me Presidentin Mattarela, Meta ka shkuar në Venecia dhe sidomos në rajonet arbëreshe dhe gjetkë, duke qenë i pranishëm në evente dhe veprimtari të shumta. Këtë e kemi parë  muajt e fundit dhe në Shkup, Sofje, Zagreb, Prishtinë dhe gjetkë, ku ka qenë i ftuar për vizita zyrtare ose pune.

Këtë praktikë ndoqi dhe në vizitën në Stamboll, ku pati një takim entusiazt me shumë përfaqësues dhe aktivistë të Shoqatës «  Vatra » dhe të diasporës në përgjithësi.  Le ta themi se me ndonjë përjashtim, asnjë lider tjetër  dhe Edi Rama në Turqi nuk kemi dëgjuar të ketë takuar përfaqësues të diasporës në këtë mënyrë të organizuar dhe institucionale. Për rrjedhojë,  në Turqi, Ilir Meta e zgjeroi më shumë gjeografinë politike të këtyre vizitave.

Dikush mund të thotë, « e mo, mirë, por vetëm  opozitën takoi »! Po, por kjo është më e rëndësishmja, sepse Qershorin tjetër në Turqi do të zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare dhe presidenciale; ku gjasat më të shumta janë që opozita «  t’i lajë hesapet » më në fund me Erdoganin. Konkretisht, mikpritësi i Metës, Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu është kandidati më popullor dhe në sondazhet më të fundit renditet i pari, duke lënë pas ku e ku Erdoganin, krahas dy kandidatëve të tjerë të fuqishëm të opozitës, e cila këtë radhë është e vendosur ta mundë Erdoganin, duke dalë me një kandidat të vetëm. Rikujtojmë se Imamoglu në prill 2019 fitoi  mbas 25 vjet « sundimi » të AKP-së së Erdoganit Bashkinë e Stambollit më 15 million banorë ! Mirëpo, kjo fitore nuk u « gëlltit » dot nga pushteti qëndrr  atje që i anulloi ato zgjedhje dhe organizoi një raund tjeër në Qershor të atij viti. Pikërisht aty ndodhi mrekullia, mbasi Imamoglu fitoi 800.000 vota më shumë, duke e « nxjerrë jashtë » loje Bildirimin e Erdoganit. Madje, Ai fitoi dhe Rize, lagjen ku ka lindur dhe është rritur Erdogani. 52 vjeçari Imamoglu, një mega buldozer elektoral, konsiderohet «  ylli » i social – demokracisë turke. Atë e gjen të pranishëm dhe në vende, forume dhe evente ndërkombëtare, falë dhe  jehonës së Stambollit, si nje metropol i madh ndërkombëtar.

Natyrisht që fitorja e pritshme e opozitës do të shtojë ndjeshëm edhe mundësitë për shtrirjen e bashkëpunimit shqiptaro-turk edhe me median, shoqërinë civile, grupet interesit, arsimin, kulturën, etj, që pse të mos e themi kanë mbetur prapa për shkak dhe të kufizimeve të njohura.

Po ashtu, fitorja e opozitës do të çlirojë të dy vendet tona por jo vetëm dhe nga disa pengesa serioze, sidomos lidhur me qëndrimin ndaj gjylenistëve, rolin dhe ndërhyrjen e  fesë, çështjet e komunitetit mysliman, etj.

Le të theksojmë me këtë rast se  lëvizje të tilla diplomatike parapritëse si kjo e tanishmja janë në «  ADN-në e Ilir Metës, si « artizan » dhe partizan i farkëtimit të lidhjeve të qëndrueshme ndërkombëtare. Krahas liderëve të shumë vendeve të tjera perendimore, qysh në rininë e hershme politike dhe në vazhdim Ilir Meta ka qenë mbështetës i vazhdueshëm i miqësisë dhe bashkëpunimit me Turqinë, me personalitete dhe përfaqësues të  forcave politike në pushtet dhe në opozitë, shoqërisë civile atje, etj.

Po sjellim me këtë rast në vëmendjen e lexuesit se në mesin e viteve 90, kur ishte në opozitë, ai vendosi lidhje me Partinë e Majtë Demokratike Turke të ish-Kryeministrit emblematik Bulent Eçevit. Në atë periudhë, fare të pakta ishin gjasat që ky i fundit  të rivinte në pushtet mbasi ishte rrëzuar tri herë. Mirëpo, ja që në vitin 1999 deri më 2002, kur Meta ishte Kryeministër, Eçeviti fitoi papritur zgjedhjet dhe u bë kryeministër i  një qeverie koalicioni; ndërkohë, marrëdhëniet e tyre miqësore dhe personale të  nisura qysh kur ishin zv.kryeministra u forcuan më tej dhe në vijimësi, në interes të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy popujve dhe vendeve tona. 

Ja pse mund të thuhet se vizita e Ilir Metës në Stamboll i jep vërtet një dimension të ri dhe çel perspektiva të reja në miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona aleate dhe zbatimin e komponentëve të rinj me karakter Euro-Atlantik. Kjo vizitë dëshmon se miqësia dhe  marrëdhëniet tradicionale shqiptaro-turke në të gjitha fushat nuk janë vetëm «  pronë » e pushtetit, por dhe e shtetit, e opozitës, dhe  në përgjithësi e  shoqërisë në të dy vendet tona.

Forcimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve është kontribut me vlerë për stabilitetin dhe paqen në rajon dhe realizimin e objektivave tona të përbashkëta madhore. Dihet tashmë se Turqia dhe autoritetet e saj më të larta na janë ndodhur gjithmonë pranë me solidaritet dhe bujari; kjo u pa dhe kohët e fundit pas Tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019 dhe krizës së koronës. Spitali i Fierit dhe blloku i banesave në Laç janë dy dëshmitë më të fundit  domethënëse të kësaj fryme miqësore, jo thjesht dhe vetëm midis liderëve dhe shteteve, por dhe midis popujve.

Gjithsesi shihet qartë se  ato janë personalizuar së tepërmi, aq sa po identifikohen më së shumti me dyshen  Erdogan – Rama se sa Shqipëri – Turqi. Padyshim që miqësia personale politike midis liderëve  të dy vendeve  është me rëndësi jetike për mbarëvajtjen e  punëve. Por, siç i thonë fjalës,  “gjella me kripë dhe kripa me karar“,  sidomos kur ke të bësh me liderë të shteteve të tilla të mëdha.  

Ja pse, vizita e Ilir Metës në Turqi dhe takimet e tij me liderët më të lartë të opozitës së bashkuar turke, veçanërisht tani që në horizontin diplomatik shqiptaro-turk  po shfaqen shenja krisjeje, është për t‘u vlerësuar si një mesazh pozitiv premtues për kapërcimin e çdo pengese, për zgjerimin dhe diversifikimin e miqësisë dhe bashkëpunimit shqiptaro-turk në të gjitha nivelet dhe planet.

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

8 Qershor, 2025
OP/ED

80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

8 Maj, 2025
Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration
OP/ED

Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

7 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kancelari gjerman, Merz: Iranit nuk mund t’i lejohet të ketë armë bërthamore

15 Qershor, 2025
Flags of iran and Israel of america against the background of a fiery explosion. The concept of enmity and war between countries. Tense political relations.

Irani kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar në konfliktin me Izraelin, Trump premton paqe

15 Qershor, 2025

“Parada ushtarake e presidentit Trump-çelja e një etape të re në historinë e politikave amerikane dhe botërore”

15 Qershor, 2025

Të paktën 10 të vrarë dhe 250 të plagosur në Izraelin qendror dhe verior pas sulmeve iraniane

15 Qershor, 2025

“Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do bëjnë marrëveshje, së shpejti do kemi paqe!

15 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.