Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar rishikim të buxhetit të vitit 2020 me qëllim përballimin e situatës. Në një dalje për mediat, Basha publikoi 6 masat kryesore me efekt të menjëhershëm, që sipas tij kanë qëllim mbështetjen dhe mbrojtjen e bizneseve dhe konsumatorëve ndaj efekteve negative.
Mesat e prezantuara nga Lulzim Basha:
1-Pezullimin dhe fshirjen e pagesës së faturës së ujit dhe energjisë për të gjithë konsumatorët familjarë dhe biznese në zonat ku covid 19 është shfaqur. Të ndalohet shkëputje e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në ato rastet e mospagesës deri në tejkalimin e kësaj situate.
2-Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore dhe shlyerjen e këtyre pagesave me këste 12 mujore në periudhat pasardhëse.
3-Përjashtimin nga tatim fitimi për një periudhë 6-12 muaj të gjitha subjektet në zonat ku virusi covid 19 është shfaqur me qëllim përballimin e plotë të 2 muaj kosto të pagave të punonjësve dhe ambienteve të marra me qira për zhvillimin e aktivitetit.
4-Përjashtimi nga taksa e pronës nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3 mujore në zonat dhe bashkitë ku covid 19 është shfaqur
5-Përjashtimi nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
6-Mbështetje me fokus të veçantë për sektorët prioritare dhe sektorët me vunerabël siç është turizmi, fasonët apo call center.
Zgjidhja është tek transparenca, tek alokimi i fondeve, tek mobilizimi real i vërtetë. Duhen përgatitur kapacitetet për ata të sëmurë që kanë nevojë për trajtim të veçantë. Kërkoj urgjentisht ti jepet fund propagandës, ti jepet fund akteve me mendësi bolshevike të kërkimit të fajit dhe të përgjegjësit diku tjetër dhe të marrin përgjegjësitë. Ata kanë sot çelësat e shtetit, ata kanë sot çelësat e thesarit, të hapin thesarin për ti shërbyer qytetarëve.