• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Kosova miraton platformën për dialog me Serbinë

8 Mars, 2019
in KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Partitë në pushtet, me kundërshtimin e opozitës, megjithatë ia arritën ta miratojnë platformën e dialogut me Serbinë. Kryeministri Ramush Haradinaj, kërkoi seancë të jashtëzakonshme për platformën e dialogut. Ajo filloi paraditen e së enjtes (07.03), u ndërpre disa herë, por më në fund u arrit kuorumi i nevojshëm dhe platforma mori 61 vota, shumicën e thjeshtë nga 120 deputet sa i ka Kuvendi i Kosovës.

Në platformën e saj, Prishtina zyrtare  ka vënë një kusht për t’u përfshirë në dialogun për marrëveshjen finale me Serbinë. Kushti i saj është që përpara se të ulet në tryezën e bisedave në Bruksel, “do zotimin paraprak të delegacionit serb se  ka autoritetin që të bjerë dakord për njohjen e shtetit të Kosovës”.

Platforma e Prishtinës me 11 parime paraqet edhe qëndrimin zyrtar të shtetit të Kosovës për dialogun, ku thuhet se “marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme duhet tё jetë e qartë dhe pa dykuptimësi”.

Parimi 1 i platformës, parasheh se “qëllimi kryesor i Republikës së Kosovës është që nga Republika e Serbisë të sigurojë njohjen dhe pranimin e qartë të sovranitetit të Kosovës, si shtet i pavarur, me zotime ligjërisht të detyrueshme”, duke vazhduar më tej se “nuk do të ketë marrëveshje për asgjë deri sa të mos ketë marrëveshje për gjithçka”.

Opozita në Kosovë platformën dhe ekipin shtetëror për dialog nuk po i cilëson legjitime. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se platforma për dialogun e ka vendin në këtë Kuvend. Sipas tij, parlamentit i është dhënë mundësia jo vetëm ta ruajë pronësinë mbi procesin e dialogut por edhe për ta ruajtur Kosovën siç thotë, “të 17 shkurtit”. Haradinaj, kërkoi konsesus për platformën. “Nuk e di cili subjekt politik nuk i ka në interes këto tema, janë të interesit të parë për Kosovën. Nëse ka vërejtje për aspektin kohor se a është sot dita për t’i diskutuar këto apo jo, nuk ka dilemë që mundemi t’i diskutojmë këto dhe nuk besoj që dikush mund t’ia mohojë rëndësinë temave. Edhe ligji për delegacionin shtetëror edhe platforma e kanë vendin në këtë Kuvend dhe unë i ftoj deputetët ta shfrytëzojnë mundësin që t’i thonë mendimet e veta, dhe subjektet politike t’i thonë qëndrimet e veta dhe në fund mundësisht ta arrijmë një konsensus, pasi i është dhënë mundësia parlamentit jo vetëm ta ruajë pronësinë mbi procesin e dialogut, por edhe për ta ruajtur Kosovën e 17 shkurtit”, thotë Haradinaj.

Partia më e madhe opozitare LDK, po e konteston tërë procesin që nga themelimi i ekipit shtetëror për dialog, ligjin dhe platformën. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në opozitë Isa Mustafa, ekipin shtetëror të dialogut e cilëson si një “degradim i shtetësisë së Kosovës”.

“Ky grup është kthim prapa, para vitit të shpalljes së pavarësisë, në kohën e UNMIK-ut, kur Kosova nuk kishte institucionet e veta me legjitimitet të plotë, pra pikërisht atje ku e dëshiron Serbia dhe ata që e kontestojnë shtetësinë e Kosovës. Ligji për dialogun është dokument i turpit dhe shantazhimit të këtij koalicioni nga një parti e vogël në Kuvend, që po ua siguron mbijetesën në kapje dhe zhvatje të shtetit”, shkroi në profilin e tij, Isa Mustafa.

Sipas tij, “platforma e dialogut nuk ofron asgjë tjetër veç pritje të rreme në opinion”, sepse sipas Mustafës, “as Ligji e as Platforma nuk e sanksionojnë përgjegjësinë e zyrtarëve shtetërorë që lobojnë dhe pajtohen me shkeljen e Deklaratës së Pavarësisë, përkatësisht shtetësisë së shpallur më 17 shkurt 2008”.

“Absurdi qëndron në faktin se Platforma e hartuar nga një grup që nuk përfaqëson shumicën në Kuvend, synohet të aprovohet me shumicë të thjeshtë, kurse Marrëveshja kërkon të ratifikohet me 2/3 e votave të deputetëve në Kuvend. Askush nuk guxon ta bjerë Kuvendin para aktit të kryer! As Presidenti, as Kryeministri e as askush. Dialogu duhet të zhvillohet nga një qeveri legjitime dhe me një Platformë, e cila duhet të jetë produkt i një pajtimi të gjerë dhe të aprovohet me 2/3 në Kuvend ashtu si edhe Marrëveshja”, shkruan Isa Mustafa.

Partitë opozitare po kërkojnë që platforma për dialogun të mos procedohet në kuvend për diskutim, sepse, ligji për dialogun ka kaluar vetëm në lexim të parë.

Lëvizja Vetëvendosja duke e shprehur kundërshtinë e saj për platformën, tha se nëse koalicioni qeveritar arrin ta kalojë platformën e dialogut, kjo parti do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne jemi kundër ligjit dhe kundër platformës. Me këto forma, koalicioni po mundohen t’i bëjnë nder dhe favore (presidentit të Kosovës) Hashim Thaçit. Ne do t’i kundërshtojmë të dyja. Madje për Projektligjin për dialogun, do ta dërgojmë në Kushtetuese nëse kalon”, thotë deputetja Albulena Haxhiu.

Platforma e dialogut me Serbinë nuk përfshin korrigjim kufijsh dhe as Asociacion të komunave me shumicë serbe. Platforma që po prezantohet në Kuvend, thotë se “Kosova pret që procesi i dialogut tё intensifikohet dhe përshpejtohet në vitin 2019 me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë dhe ajo marrëveshje të jetë gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme për të dyja vendet. Dialogu Kosovë-Serbi ka muaj që është ndërprerë. Prishtina ka vendosur taksa shtesë në mallrat e Serbisë, e kjo e fundit nuk po pranon të rifillojë dialog me Kosovën, pa u hequr taksat ndaj mallrave të saj. BE-ja dhe SHBA-ja, po u kërkojnë të dyja vendeve rinisjen e dialogut. Në këtë kuadër, zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, David Hale, qëndron më datën 8 dhe 9 mars në Beograd dhe Prishtinë në përpjekje për t’i bindur palët që të rifillojnë dialogun dhe të arrijnë marrëveshje gjatë këtij viti.

David Hale, në një intervistë për të përditshmen serbe Danas, ka thënë se “Shteteve të Bashkuara nuk u takon që të diktojnë përfundimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

David Hale ka thënë se “ka mundësi që gjatë këtij viti të arrihet një marrëveshje, nëse fillojnë bisedimet”

“Është koha që të marrin fund provokimet nga të dyja palët, të pezullohen taksat, që Beogradi dhe Prishtina t’u kthehen bisedimeve të drejtuara nga Bashkimi Evropian dhe që të dyja palët të jenë të përcaktuara për paqe të qëndrueshme”, citon e përditshmja serbe Danas, zëvendës sekretarin amerikan i Shtetit, David Hale. /Dw

Related- Posts

KOSOVA

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025
KOSOVA

KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

16 Shtator, 2025
KOSOVA

Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

16 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Nga Kaliningradi në Beograd: kordoni i kërcënimit euro-atlantik

18 Shtator, 2025

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.