• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SOCIALE / KULTURË

Kronikë dinjitoze e një procesi historik!

13 Maj, 2024
in SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga DR. Mujo BUÇPAPAJ

Ka një muaj që është në qarkullim, kryesisht në librarinë prestigjioze “ADRION” dhe te “Libri Universitar” libri i ri “Negociatat – sfida e fundit e integrimit“ e diplomatit  dhe publicistit të mirënjohur Dr. Jorgji Kote.

Libri bart vlera të spikatura politike, europiane  dhe shkencore. Së pari për  temën madhore dhe komplekse që  shtjellon, siç janë negociatat në proces për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.  Gjithashtu, “ Negociatat, sfida e fundit e integrimit”  është shkruar nga një profesionist i fushës dhe diplomat karriere, i cili krahas punës në Ministrinë e Jashtme, ka shërbyer për 15 vite si numri 2 i Përfaqësive tona diplomatike në Bruksel dhe Berlin, veç misioneve dhe veprimtarive të tjera ndërkombëtare, ku ka qenë i pranishëm në 35 vitet e fundit.

Siç e pohoi në ceremoninë e promovimit, Prof. Dr. Paskal Milo, ish Ministër i Jashtëm, Dr. Kote bën pjesë në ata pak diplomatë  të shquar në trajtimin e  tematikës europiane, veç të tjerash, me analiza të thella në fundin e viteve 90 dhe fillimin e viteve 2000; informacione dhe analiza që janë me rëndësi jetike në procesin e vendimarrjes politike për proceset dhe procedurat e mëtejshme.

Gjithashtu, autori është dhe publicist i njohur, me 6 libra të tjerë mbi diplomacinë në vitet e fundit dhe mbi 500 shkrime të vlerësuara në shtypin tonë të përdishëm, në të cilat integrimi europian dhe negociatat janë kryetema e tyre.  

Kësisoj, libri pasqyron njohjen e tij të thellë teorike mbi temën, duke qenë dhe i doktoruar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i trajnuar në një nga universitetet më prestigjioze të Vjenës. Edhe mbas përfundimit të shërbimit të  aktiv publik dhe diplomatik 45 vjeçar, Dr. Kote vazhdon të meret aktivisht më këtë temë, falë dhe faktit se banon në Bruksel, me kontakte të shumta me qarqet europiane dhe i ftuar në shumë evente, krahas zoëtërimit të gjuhëve  anglisht, frëngjisht, gjermanisht, etj.

Libri  është një kronikë besnike e të gjitha ngjarjeve që lidhen me negociatat në 10 vitet e fundit që kanë ndodhur në Tiranë, në Bruksel dhe kudo në Europë. Kjo kronikë politike fillon me një sfond të veçantë dhe të rallë historik, duke na sjellë një kontrast të thellë qysh në titull midis “ BE-së si armiku ynë më i madh dje dhe destinacioni ynë strategjik sot”. Po ashtu në një shkrim “ aperitiv” “ Bruksel, e bukura ime” disa nga tiparet dhe karakteristikat e Brukselit ku synojmë të shkojmë. Më tej, autori na shoqëron në një udhëtim në kohë që fillon në Tiranë, në selitë tona qeveritare, shtetërore, mediatike, etj duke na “ shetitur” politikisht pothuajse në të gjitha kryeqytetet dhe metropole të tjera të rajonit dhe Europës deri në SHBA, në takime, forume, samite dhe evente të shumta kushtuar procesit të integrimit dhe negociatave të anëtarësimit në BE të rajonit dhe posaçërisht të vendit tonë.

Merita e autorit është se të gjitha këto “ udhëtime” në harkun kohor të një dhjetëvjeçari janë përmbledhur në 266 faqe, në 10 kapituj dhe 41 shkrime me tituj intrigues, tërheqës, problematike, që shtrojnë pyetje duke dhënë përgjigje në ndalesat e mëpastajme europiane dhe rajonale.Meritë tjetër është se shkrimet janë hartuar  sipas viteve në momentin kur janë marrë vendipet përkatëse dhe jo duke u treguar i mençur ama “ pas pilafit”

Meritë tjetër e librit është se pas çdo ngjarje, parashikim, analizë shkohet më tej, duke dhënë sugjerime dhe rekomandime profesionale dhe dashamirëse për të gjithë zinxhirin intitucional dhe vendimarrës në Tiranë dhe në Bruksel. Ai bën sipas rastit vlerësime tejet pozitive, pa ia ngrënë hakun askujt, sidomos për stafet negociatore, të MPJ-së, të Kuvendit, duke përmenur  emrin dhe imazhin poziiv që ata kanë krijuar në korridoret dhe kancelaritë europiane. Siç pohoi në fjalën e tij, Prof.Dr. Kenofon Krisafi, “ky libër i kushtohet idealizmit, punës dhe përkushtimit të një numri të madh ekspertësh, të cilët prej shumë vitesh punojnë pa kursyer me dijet, mençurinë, vendosmërinë dhe energjitë e tyre për të realizuar një endërr, e cila vjen nga shekuj historie”.

Por, autori nuk heziton të shprehë me keqardhje edhe vërejtje, rezerva dhe kritika për organet politkbërëse. Për pasojë, në disa raste shkon dëm dhe puna e lavdërueshme në aspektin teknik.

Ndërkohë, në dy shkrime, bëhet një digresion i këndshëm dhe për lexuesin por i lidhur ngushtë me procesin e integrimit në BE; i pari tregon se si Tirana u bë në dhjetor 2017 për të parën herë mysafire nderi në Panairn dhe tregun më të madh belg të Krishtlindjeve dhe Dimrit; ishte frut i bashkëpunimit të dy Bashkive dhe kryetarëve të tyre e sidomos i Philippe Close, Kryebashkiak i Brukselit, mik i vendit tonë në disa momene të vështira.

Në shkrimin tjetër tregohet për Koncertin e solidaritetit që disa artistë të shquar shqiptarë në Europë dhanë në qytetin e Anversës në dhjetor 2019 me viktimat dhe të dëmtuarit e tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit 2019.

Padyshim që vlerë tjetër  e shtuar e librit është Parathënia nga një personalitet i shquar i komunitetit tonë akademik dhe të drejtës ndërkombëtare, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë ( UMSH) Prof.Dr. Ksenofon Krisafi; le ta themi se profesori i nderuar është tejet bujar ndaj më të rinjve dhe kolegëve me vlerërime dhe inkurajim të botimeve të tyre.

Me të drejtë ai nënvizon se  “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit” vjen në kohën e duhur si dëshmi e përpjekjeve të Shqipërisë për Europën, e progresit të arritur, mësimeve të nxjerra, projekteve të ndërhyrjeve rutinë dhe reformave të tjera që duhen zbatuar për çeljen dhe zhvillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

Ky interes dhe këto vlera u shfaqën dhe në ceremoninë dinjitoze me rastin e promovimit të librit që organizoi në Tiranë UMSH-ja, e moderuar nga vetë Presidenti i tij, Akademik Anastas Angjeli, Rektori, Akademik Adrian Civici dhe profesorë të tjerë të nderuar.  Në 15 vjetorin e themelimit të tij, organizimi i eventeve të kësaj natyre, për tema të tilla me peshë dhe nga autorë që punojnë pa bujë dhe zhurmë është bërë një traditë e mirëpritur e këtij universiteti.

Dëshmi tjetër e këtyre vlerave ishte dhe prania në atë ceremoni e  Deputeteve Jorida Tabaku dhe Etilda Gjonaj, përkatësisht Kryetare dhe Nënkryetare e Komitetit Parlamentar të Integrimit, të cilat dhe përshëndetën takimin, duke evidentuar vlerat e librit dhe përvojën e pasur e të gjatë të autorit.  Së bashku me to dhe ish ministrat e Jashtëm, Prof. Dr. Paskal Milo dhe Besnik Mustafaj, ish Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Profesorët Arben Cici dhe Fatos Tarifa, shumë ambasadorë, drejtorë në Kuvend dhe zyrtarë të lartë të MEPJ-së, të Kryenegociatores, gazetarë, etj.

Këto vlera të spikatura të librit i evidentoi qartë dhe Zonja Klajda Gjosha,   e shquar për drejtimin me kompetencë dhe me pasion të Ministrisë së Integrimit në vitet 2013 – 2017. Ajo nxorri në pah tiparet kryesore, vlerat teorike dhe praktika të analizave të librit  në 10 vitet e fundit lidhur me demarshet e vendit tonë në procesin e negociatave të anëtarësimit, në marrëdhëniet me institucionet e ndryshme europiane dhe vendet anëtare, thellimin e reformave kryesore, etj.

Me po aq, madje dhe me më shumë vlera është rikapitullimi në fund i 10 rekomandimeve themelore të cilat mund të ndihmojnë për të përshejtuar përpjekjet në këtë fushë, pavarësisht bllokimit të tanishëm që shpresojmë të jetë i përkohshëm. Më konkretisht bëhet fjalë për zbatimin e drejtë dhe me konseguencë të modelit kroat, duke krijuar një klimë konsensuale dhe kohezion politik e partiak për çështjen e integrimit; duke vlerësuar njëlloj të katër institucionet më të larta të BE-së, pa mbivlerësuar Komisionin Europian ; sepse në fund të fundit vendimet i merr Këshilli, dmth të 27 vendet anëtare. Ndaj dhe marrëdhëniet tona vijon autori t’i kemi të mira me të gjtha vendet anëtare; nuk është produktive të mundohemi “ta kemi grurë” me të mëdhenjtë, por duke nënvleftësuar me më” të vegjëlit” Sa të mubndemi të shmangim dhe të bëjmë çmos të zgjidhim me mjete diplomatike pa cënuar parimet themelore dhe drejtësinë e pavarur me fqinjët. Po aq e rëndësishme është të linjëzojmë përparimin teknik me vullnetin dhe veprimin politik; gjeopolitika dhe disa veprime tona positive në favor të saj kanë rëndësinë e tyre, por ato janë pa efekt nëse nuk shoqërohen me shkuljen e “të keqiave brenda vendit”, dmth luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ; reformat vërtet i bëjmë për vehte, por ama të certifikuara nga Brukseli ku duam të integrohemi, ndryshe asnjë reform nuk do të ketë vlerë; për rrjedhojë, dhe projekt-ligjet tona të jenë në frymë dhe në gërma të linjëzuara me ato të BE-së, ndryshe nuk ka kuptim puna e mirë që bëhet për afrimin e legjislacint tonë me atë të BE-së.

Së fundi, ndonëse duket se negociata hë për hë janë në  ngërç, ne duhet ta vazhdojmë me ritëm punën në aspektin teknik dhe politik, që kur të vijë momenti i duhur të “mos kapemi gafil”, siç ka ndodhur dhe më parë.

Së fundi, nisur nga tematika tejet specifike mendohet se rrethi i lexuesve do të jetë i kufizuar. Mirëpo duket se e kundërta po ndodh, sepse kronika e këtij libri paraqet interes për të gjithë. Kjo dhe sepse libri është shkruar me gjuhë të theshtë, të pastër, të pasur, të qartë, jo e rënduar, me një stil joshës, me fjali të shkurtëra, me tituj intrigues, shumë në formë pîkpyetjesh, duke të majtur pezull deri te përgjigja. Kësisoj, shkrimet rrjedhin natyrshëm njeri pas tjetrit, duke mos e lënë lexuesin “të marë frymë” në pritje të hapave pasardhës.

Nisur nga sipër por dhe për shumë arësye të tjera të cilat kërkojnë analiza të veçanta, ky libër, ndër të paktit e kësaj natyre, u shërben studentëve, pedagogëve, diplomatëve, historianëve  dhe ekspertëve të politikës së jashtme dhe në veçanti të integrimit europian.  

/Argumentum.al

Related- Posts

SHQIPËRI

Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

17 Shtator, 2025
SOCIALE / KULTURË

200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

17 Shtator, 2025
SOCIALE / KULTURË

Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

15 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ministri i Jashtëm i Sirisë në Uashington, në vizitën e parë të një zyrtari të Damaskut në 25 vjet

18 Shtator, 2025

“Zapad 2025-a po farkëtohet një aleancë e re midis rusëve, amerikanëve dhe bjellorusëve?”

18 Shtator, 2025

Kosova në Zemër të Politikës Britanike: Londra Pret Debatin mbi Sigurinë e Ballkanit

18 Shtator, 2025

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025

Filmi rreth Repartit 731 të ushtrisë japoneze në Luftën e Dytë Botërore shënon rekord për të ardhurat nga biletat në ditën e parë të shfaqjes

18 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.