• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Kryeministri Rama: S’kam lidhje me hetimin e ish-zyrtarit të FBI, “zero akuzë dhe zero lidhje”

25 Janar, 2023
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ai personalisht dhe qeveria shqiptare nuk kanë asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës, ndërkohë që çështja kryesore është një çështje krejt tjetër lidhur me akuzën që i është ngritur ish-zyrtarit të FBI-së.

Në një prononcim për mediet nga selia e Partisë Socialiste, Kryeministri deklaroi se ka “zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë së Republikës së Shqipërisë”.

“Njerëzit normalisht duhet të jenë mësuar se këtu opinioni ndahet në një pjesë që besojnë medoemos atë që do të besojnë dhe një pjesë tjetër që dëgjon dhe reflekton mbi faktet. Kjo është një çështje e hetuar nga drejtësia amerikane e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autor apo për vrasje nga pakujdesia kur vrasjet bëhen nga dritaret e institucioneve shtetërore dhe nuk ia përton askujt. Në rastin konkret ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Zero”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se akuzat e opozitës janë derivate të keqleximit të këtushëm.

“Përmendja e emrit si pjesë në një takim apo një tjetër nuk ka asnjë lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Pra në SHBA është bërë një hetim dhe janë nxjerrë përfundime dhe të gjitha përfundimet nuk kanë asnjë lidhje me të gjitha këto që thoni ju. ‘Takove një zyrtar të lartë të FBI-së?- Po e takova’. Kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së së qorollepsjes së njerëzve dhe të zhurmës, aq më tepër kur jemi para një fakti të ri dhe tronditës për 21 janarin dhe kërkesës së Ministrit të Drejtësisë dhe PS-së për të hapur hetimin në Prokurorinë e Posaçme. Kush do të kuptojë e kupton”, vijoi Rama.

Kryeministri theksoi se nuk mund të komentojë asnjë gjë pasi nuk mund të komentojë mbi komente.

“Përfundimet e hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit ku hetuesit amerikanë kanë dorëzuar dosjen e hetimit nuk kanë absolutisht asnjë konkluzion. Aty thuhet se çfarë thotë njeri dhe çfarë thotë tjetri. Vetë hetuesit thonë një gjë tjetër, që hetimet kanë përfunduar. Ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me shokun e tij shqiptaro-amerikan nga Tropoja, të cilin unë e kam njohur në takimin me të dhe me të cilin nuk kam pasur asnjë lloj lidhje tjetër përveç këtij raporti miqësor dhe këtyre shkëmbimeve, krejtësisht pa asnjë interes tjetër”, vijoi Rama.

“Flas për Agron Nezon i cili vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i Azem Hajdarit, fis me Besnik Mustafajn, njerëz të nderuar, të cilin nuk e kam njohur më parë asnjëherë dhe me të cilin nuk shkëmbyer as letra, as interesa dhe asnjë gjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë të FBI-së. Për sa i takon personit tjetër ka qenë zv.ministër i Energjetikës në koalicionin e vitit 2013 dhe pastaj për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë”, sqaroi Rama.

I pyetur se përse opozita po e përdor një hetim në SHBA kundër tij, Rama tha se :”Unë jam mësuar me këto. Realisht jam i ngopur dhe i mbingopur me të tilla histori që synojnë vetëm qorollepsjen e njerëzve dhe krijimin e një klime agresiviteti, dasie, dhe gjysmë të vërtetash që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Më mirë të shpenzoj më shumë kohë nga koha që i kam dhënë nxjerrjes së përditshme të këtyre gurëve që hidhen në lumë dhe pastaj hajde t’i sqarojmë, për të bërë më shumë punë për njerëzit, për të zgjidhur me shumë halle, natyrisht pa shkëputur komunikimin. Jam shumë i fokusuar te punët e përditshme konkrete se sa te komunikimet, se është një klimë ‘Big brother’ politik dhe mediatik ku askush nuk pyet për asnjë gjë. Të gjithë i gjëmojnë lajmeve sensacionale pa marrë parasysh në janë të vërteta apo të pavërteta”.

Ndërkohë kryeministri sqaroi edhe marrëdhënien e ish-zyrtarin e FBI-së.

“Fjala mik është një fjalë shumë e madhe. Unë kam folur në gjuhën angleze për natyrën e marrëdhënies dhe kam thënë një raport miqësor. Në këtë sens kam thënë, po, ka qenë një mikm por jo mik që kam ndarë me të jetën për shumë vite. E kam takuar disa herë, e kam takuar në zyrën më të rëndësishme të FBI-së në SHBA, në zyrën e Nju Jork-ut ku më ka prezantuar edhe kolegë të tjerë dhe më ka dhënë edhe nga ato dhuratat, kapele e medalje, që në big brother-in politik u shfaqën si aparatura përgjimi. Ka ardhur në Shqipëri, jemi takuar. Interesi im ka qenë të shkëmbej biseda, opinione lidhur me ato fusha ku ai ishte ekspert i nivelit të lartë: krimi, korrupsioni, Amerika, Ballkani Shqipëria. Krejtësisht pa asnjë marrëdhënie tjetër”, tha Rama.

I pyetur nëse ka lajmëruar ambasadën amerikane për këto takime, Rama tha se: “Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takoj amerikanë. Janë amerikanët që lajmërojnë apo nuk lajmërojnë ambasadën”.

“Kam takuar një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së dhe çdo zyrtar të lartë të FBI-së do ta takoja përsëri sa herë më jepej mundësia. Unë kam takuar edhe presidentin e SHBA-së dhe fakti që ishte nën hetim, kjo nuk ka lidhje me mua apo me këdo qoftë që ne takojmë. Por ne jetojmë në një zonë të botës ku njerëzit merren me kë takove, kujt i fole, kujt s’i fole dhe jo çfarë fole. E kam takuar, kam bërë shumë mirë që e kam takuar dhe nuk kam asnjë problem me këtë. Ndërkohë që e gjithë kjo është një absurd”, vijoi Rama.

Kryeministri theksoi se “në aktpadinë konkluzive të drejtësisë amerikane nuk ka absolutisht asnjë gjë që lidhet me mua dhe apo qeverinë përveç fakteve ‘u takuan këtu e atje’”.

“Drejtësia amerikane, e cila e ka hetuar tërësisht dhe që ka dalë në konkluzione dhe ka ngritur akuzë për personin në rastin konkret ai ka akuzë për konflikt interesi në marrjen e një borxhi nga shoku i tij shqiptaro-amerikan nga Tropoja që jetojnë bashkë në Nju Jork”, tha ai.

I pyetur mbi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, Rama tha se “kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane dhe kanë dalë në konkluzione”.

“Çfarë do të hetohet këtu? Do të hetohen fantazitë e shfrenuara të një lidershipi që ka bastarduar çdo lloj raporti me të vërtetën dhe çdo lloj raporti me publikun? Jo, kjo nuk është një çështje e parlamentit të Shqipërisë. Ka një drejtësi në Amerikë dhe ka gjykata në Amerikë. Nëse ju thoni se drejtësia amerikane, gjykatat në Amerikë mund të kontestohen nga vetëgjyqësia e foltores apo e vulës bashkë me foltoren, kjo është zgjedhja juaj, nuk është zgjedhja ime. Unë nuk kam asnjë replikë, asnjë polemikë për të bërë. Unë ju them njerëzve: ‘ja ku është pasqyra e të vërtetës sipas drejtësisë amerikane’. Pastaj ata zgjedhin cilën nga pasqyrat tuaja duan të dëgjojnë e të besojnë. Madje njerëzit mund të besojnë se një oligark i madh rus ka ardhur në Karavasta për të bërë fitime me shegë e luleshtrydhe”, tha Rama.

Related- Posts

POLITIKË

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025
NGJARJE

Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

18 Shtator, 2025
POLITIKË

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ministri i Jashtëm i Sirisë në Uashington, në vizitën e parë të një zyrtari të Damaskut në 25 vjet

18 Shtator, 2025

“Zapad 2025-a po farkëtohet një aleancë e re midis rusëve, amerikanëve dhe bjellorusëve?”

18 Shtator, 2025

Kosova në Zemër të Politikës Britanike: Londra Pret Debatin mbi Sigurinë e Ballkanit

18 Shtator, 2025

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025

Filmi rreth Repartit 731 të ushtrisë japoneze në Luftën e Dytë Botërore shënon rekord për të ardhurat nga biletat në ditën e parë të shfaqjes

18 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.