Kryeministri Edi Rama uron në një mënyrë të veçantë festën e Krishtlindjeve.
Ai ka publikuar një fotografi ku shihet mes fëmijëve, i buzëqeshur.
“Gëzuar Krishtlindjet”, shkruan Rama, në atë që duket si kartolinë.
Më herët mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë ndau fjalët e Papa Françeskut.
“Zoti nuk i jep kurrë dhuratë atyre që nuk janë në gjendje ta marrin! Ai na ka dhënë Krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim”, shkroi Rama.