Kryeministri Edi Rama përshëndet shqiptarët në Maqedoninë e Veriut pas arritjes së marrëveshjes për formimin e qeverisë së re midis Zoran Zaev nga LSDM dhe Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zaev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”, shkruan Rama.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve,Zoran Zajev,marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj🇲🇰🤝🇦🇱Urime të gjithëve,veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë🙏</p>— Edi Rama (@ediramaal) <a href=”https://twitter.com/ediramaal/status/1295746890504470528?ref_src=twsrc%5Etfw”>August 18, 2020</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti kanë arritur marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës. Maqedonia e Veriut do të ketë për herë të parë një kryeministër shqiptar sipas marrëveshjes. Ahmeti tha se është rënë dakord që kjo të realizohet vetëm për 100 ditë gjatë mandatit qeverisës LSDM-BDI.