Zoran Meter[i]
Gjermania definitivisht po kthehet në të kaluarën, atë të Luftës së Ftohtë – më saktë atë nga kohët e para bashkimit të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, gjë që përfundimisht do të ketë pasoja të mëdha për tërë Europën. Sepse gjithçka ngjet në këtë vend tejet të rëndësishëm, shumë shpejt do të derdhet edhe në të gjitha shtetet e Kontinentit të Vjetër.
Kthimi në të kaluarën ndoshta është edhe shenja kryesore e qeverisë pothuajse të re gjermane, domethënë politikës së saj nën drejtimin e kancelarit gjerman Friedrich Merz. Këtij gjermani multimilioner, më parë aspak i dashur për opinionin publik të atjeshëm (ardhja e tij në pushtet në të vërtetë dëshmon sesa e pasuksesshme dhe kaotike ishte politika e paraardhësit të tij Olaf Scholz dhe “koalicionit semafor” laraman që shkatërroi ekonominë gjermane dhe vendin e shpuri ndoshta në vitin e tretë radhazi të recesionit – duke shkaktuar revoltë të justifikuar të qytetarëve gjermanë), i cili, mes tjerash, ishte edhe përfaqësues për Gjermaninë i ndoshta kompanisë më të fuqishme në botë – BlackRock-ut amerikan.
Për ata që nuk e dinë, BlackRock-u është kompani investuese amerikane multinacionale e cila drejton pronën prej 11,5 bilionë dollarësh marramendës, dhe kohët e fundit është e njohur si ajo e cila, nën ndikimin e politikës së Donald Trumpit, dëshiron dhe ndoshta edhe arrin (megjithëse kjo histori është tejet e panjohur) të marrë kontrollin mbi dy portet kyçe në hyrje dhe në dalje nga Kanali i Panamasë nga kompania CK Hatchinson e cila i ka marrë me koncesion – pra t’ia marrë këto nga dora kinezëve.
Kush është ministri i ri i punëve të jashtme
Një prej ministrave kyç të Mercit, por njëkohësisht edhe njëri prej më luftarakëve që do të marrë rolin e politikës konfrontuese të BE-së, jo vetëm të Gjermnanisë, ndaj Rusisë- gjithsesi do të jetë shefi i ri i diplomacisë Johan Wadephul.
Një shikim interesant të qëndrimeve të tij publikoi me 28 prill Berliner Zeitung-u berlineze, gjë të cilën gjithsesi duhet ta përcjellim sepse, sikurse thashë që në fillim – gjithçka që do të ngjasë në Gjermani shumë shpejt do të derdhet edhe në “pjesën tjetër” të Europës.
Media në fjalë konstaton se, pas zhytjes në epokën postmoderne feministe në të cilën e çoi Gjermaninë politika e ministres së deritanishme të punëve të jashtme Analena Baerbock, Gjermania ndoshta do të kthehet thellë në të kaluarën – në politikën konservatore të jashtme të cilën e bënte dikur Gjermania Perëndimore para bashkimit. Por më parë diçka për “veprën dhe personin” e ministrit të ardhshëm Johann Wadephul.
I lindur në vitin 1963 në Husum, zëvendëspresidenti i CDU-së, përgjegjës mes tjerash edhe për politikën e jashtme, ka synuar gjatë këtë pozitë. I besueshmi dhe këshilltar i kancelarit gjerman për politikën e jashtme ai është për nga profesioni jurist. Tetar i lartë në rezervë e filloi karrierën politike si kryetar iu formacionit rinor të CDU-së në Schleswig-Holstenau. Në vitin 2000 u bë deputet në parlamentin e landit të tij të lindjes, ndërsa në vitin 2009 deputet në Bundestagun gjerman. Karrierë tipike gjermane: e sukseshme por jo mbresëlënëse.
Çfarë është e jashtëzakonshme në përbërjen e re të Ministrisë së punëve të jashtme? Për herë të parë në 60 vite, kancelari federal dhe Ministria e punëve të jashtme janë nën kontrollin e së njëjtës parti. Guzhinjeri dhe kamarieri janë nga i njëjti ekip – kjo ka rëndësi. Në të ardhmen çështjet kontraverse të politikës së jashtme do t’i zgjidhin sëbashku me Zyrën e kancelarit dhe nuk do të adresohen automatikisht në komisionin e koalicionit.
Karrierë pa ndikim transatlantik
Është interesante se biografija e Wadephulit nuk tregon asnjë ndikim të dukshëm transatlantik. Asnjë vit studime, asnjë qëndrim kohëgjatë – kurrfarë udhëtimesh të tjera jashtë vendit. Sipas fjalëve të tij, ai i është bashkuar Atlantik-Brückeu-t vetëm në vitin 2018.
Është kuptimplotë rregjistrimi i bisedës njëzet minutëshe të tij me shefin e administratës presidenciale ukrainase Andrej Jermak në fundin e viti të kaluar. Për fat të keq në anën tjetër të telefonit nuk ishte Jermaku, por pankerët rusë Vovan dhe Lexus, të njohur për mashtrimet e tyre me thirrje telefonike (ata janë tallur edhe me një sërë zyrtarësh të lartë, të dikurshëm dhe të tanishëm të vendeve perëndimore, pse edhe me personat e tjerë publikë). Deklarata e Wadepuhulit se “Rusia ka për të mbetur përherë armiku jonë pavarësisht sesi përfundon konflikti në Ukrainë”, flet për ministrin e ri të punëve të jashtme me shumë se sa do të deshte vetë ai.
Megjithatë, arrin edhe të lërë përshtypjen e politikanit fleksibël, gjë për të cilën flet edhe reaksioni i tij ndaj iniciativës së tre kryeministrave të landeve gjermane lindore në tetor të vitit 2024, përfshirë edhe përfaqësuesin e CDU-së, Michael Kretschmer (Saksonia) Mario Voigt (Turingija). Që të tre pas kësaj u bënë objekt i kritikave të ashpra nëpër media. Fakti është se guxuan të flasin për paqen e mundshme dhe për negociata me Rusinë. Kur e pyetën për një mendim, Wadephuli nuk deshi të kundërshtojë qëndrimin e CDU-së në nivel federal. Gjithashtu është shprehur për bisedime me Rusinë: “Natyrisht, duket të rritim përpjekjet për arritjen e paqes”. Megjithatë, kjo kërkon që Kremlini të jetë i gatshëm për bisedime. Në këtë kohë nuk ekzistonte (gatishmëria), ndërsa sot prania e tij është shumë e kushtëzuar. Për këtë bisedimet paqesore nuk janë të mundur në një të ardhme të afërt, tha Wdephuli në tetor, dhe “për këtë do të mbështesim Ukrainën sa të jetë e nevojshme”. “Duke lexuar mes rreshtave, mund të kuptohet se ministri i jashtëm i ardhshëm gjerman i punëve të jashtme lë të hapur çështjen nëse Europa do ta mbështesë Ukrainën deri në fitoren e saj apo deri në përfundimin e bisedimeve”.
Edhe kundër rusëve edhe kundër Trumpit
Masa në të cilën “kërcënimi rus” formëson të menduarit e Wadephulit është e dukshme në aktivitetin e tij në rrjetet shoqërore. Qëkur premtimet e Donald Trumpit nxitën shpresat për ndërprerje të zjarrit dhe paqe, lodhja nga lufta, madje edhe defetizmi, përfshinë një pjesë të madhe të popullsisë gjermane. Ministri i ardhshëm i punëve të jashtme pret entuziazëm të dobët luftarak dhe kokën lart. Në tekstin e tij nmë “X” në fillim të muajit prill 2025, thekson detyrimin absolut të udhëheqjes politike për të përcaktuar qartë armikun” “Kërcënimi më akut për ne – jetët tona, sistemin juridik, por edhe vetë ekzistencën e popujve të Europës – tani vjen ga Rusia. Si aleatë të Ukrainës, kemi detyrimin të flasim më me vendosmëri mbi kërcënimin që përfaqëson Rusia. Kjo është detyra e udhëheqjes”. Në deklarata si puna e kësaj, ai përsëri pohon për kërcënimin e luftës nga ana e Rusisë dhe nevojën për një aksion të harmonizuar europian – jo vetëm kundër Moskës, por, me ardhjen e Donald Trumpit, edhe kundër Uashingtonit. Kjo është në përputhje nme mbështetjen e propozimit të Fridrih Mercit mbi formimin e grupit të kontaktit për Ukrainën, i cili do të përfshinte përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Polonisë.
Politika e jashtme për arsyestimin e Waldephulit ndjek traditën e “Republikës së Bonit” të para vitit 1989: armiku është në Moskë; nuk kemi asgjë të përbashkët me rusët; vetëm bashkëpunimi i afërt i vendeve perëndimore mund të na mbrojë nga kërcënimet.
Dallimi i vetëm në këtë arsyetim është se tani me supërfuqinë lindore duhet të përballen vetëm europianët si aleatë. Pothuajse 40 vite pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, amerikanët po e braktisin arenën europiane të konfliktit mes Lindjes dhe Perëndimit. Bota po ndryshon, ekuilbri gjeopolitik po ndryshon. Nëse europianët nuk e kuptojnë këtë, kontinenti do të përballet me një Luftë të Ftohtë të re në miniaturë e cila nuk do t’u interesojë lojtarëve kryesorë politikë që nga Kina deri në Shtetet e Bashkuara.
Politika feministe e Annalenë Bearbockut këmbëngulte të rinovohej rendi botëror në frymën e vitete 1990 – fundi i historisë, fitorja e të drejtave të njeriut dhe vlerave liberale. edhe përkundër mangësive, kjo ishte një përpjekje, sëpaku pjesore, për përsëritjen e ndryshimeve epokale të viteve 1990-të.
Wadephul sugjeron se në të ardhmen politika e jashtme mund të shkojë akoma më thellë në të shkuarën. Do të vazhdojë idetë e konservatorëve gjermanoperëndimorë të viteve 1970, të cilët atëbotë ishin kundëer politikës Lindore dhe detantës politike, të mbushur me mosbesim dhe frymë luftarake. Se ku do të shpjerë kjo politikë në çerekshekullin e dytë të shekullit 21, pa mbështetjen amerikane, këtë do ta tregojë koha.
Gjykime
Tashmë është plotësisht e qartë se Gjermania po fillon një militarizim të përshpejtuar dhe se politika e saj e jashtme do të jetë akoma më shumë antiruse sesa ishte në kohën e Kancelarit Olaf Sholc. Ky i fundit këmbënguli sa pati mundësi, të mos e provokonte tejet shumë Moskën me lëvizjet e tij, i vetëdijshëm për rolin tejet negativ të vendit të tij në Luftën e Dytë Botërore dhe përceptimin i cili është ende i fortë brenda shoqërisë ruse. Koha për këto ngjarje, për Rusionë mjaft të dhimbshme (BRSS-ja, sipas kërkimeve më të fundit në luftë me Gjermaninë naziste ka humbur 27 milionë njerëz) nuk i shëron plagët. Kësisoj, mes tjerash, Sholci ka kundërshtuar ashpër dorëzimin Ukrainës të raketave shumë precize Taurus, ndërsa trashëgimtari i tij Merci tani flet pët këtë si një fakt të kryer (për hir të së vërtetës, këto ditët e fundit kompanitë amerikane i kërkuan Berlinit ndalimin e këtyre furnizmive meqënëse këto raketa përmbajnë shumë kompenentë të tyret, e kësisoj deklaratat e Mercit mund të jenë shprehje e populzimit të pastër, por gjithsesi duhet të presim për të nxjerrë një përfundim).
Megjithatë, nëse Gjermania definitivisht ecën në drejtim të militarizimit – edhe të politikës edhe të forcave të saj të armatosura (jam pothuajse i sigurtë se këtë e bën pikërisht me kërkesë të Uashingtonit dhe të administratës së Trumpit, pa marrë parasysh politikën në dukje konfrontuese të Berlinit, sepse dëshiron të ketë përsëri kontroll në gjithçka ngjet në Kontinentin e vjetër), rreth asaj politikës së përbashët të planifikuar mbi militarizimin, në nivel të Bashkimit Europian, akoma ka probleme të mëdha duke patur parasysh qëndrimet e ndryshme të vendeve europiane në lidhje me këtë çëshje. Sepse shumë vende të Unionit po shprehin shqetësime për shkak të unitarizimit të Komisionit Europian, për shkak të deficitit demokratik në vendimmarrje, fragmentizim të tregut global të mbrojtjes dhe qëndrueshmërinë e diskutueshme të nëj plani të tillë. Por për këtë temë do të shkruajmë një herë tjetër.
Por, nëse Berlini do të qëndrojë fuqishëm në këtë politkë të re agresive të jashtme dhe të sigurisë, dhe me siguri në këtë do ta mbështesin edhe Londra dhe Parisi, vështirë se rezistenca e shteteve europiane më të vegjël dhe më me pak ndikim do të jetë e mundshme për një kohë të gjatë.
Por po ashtu jam i sigurtë se Gjermania më qëllim shtyhet përsëri në vijën e parë të frontit me Rusinë në emër të politikës së përbashkët europiane, me besimin se, nëse në këtë punë të rrezikshme shkon ndonjë gjë keq, Rusia do të mund të kënaqet ekskluzivisht duke i larë llogaritë me Gjermaninë në emër të “llogarisë së pambyllur” nga e kaluara tejet e ngarkuar. Në një skenar të tillë apokaliptik individët me siguri që do të gjejnë shpëtim – para së gjithave në krahët e BlackRockut (Merci ka dy avionë privatë).
Kaq për këtë herë, që të mos thuhet më vonë – “nuk e dinim”.
[i] https://www.geopolitika.news/razgovori/toptema/tko-je-novi-sef-diplomacije-njemackog-kancelara-koji-kaze-rusija-ce-za-nas-uvijek-ostati-neprijatelj/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA