• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    IFIMES/ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Shansi i fundit për Shqipërinë që të bëhet një ‘shtet normal’

    Varshavë/ Ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanci ndaj kërcënimeve hibride

    Zgjedhjet parlamentare/ Parashikimi i kryeministrit Rama: PS merr 78-88 mandate

    Bashkimi Evropian konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë në BE: hapen negociatat për kapitujt e Grupimit 3

    Presidenti Begaj uron kancelarin Merz: Gjermania, mbështetëse e përhershme në rrugëtimin tonë evropian

    Dumani, Çela dhe Proda në takim me Celibashin në KQZ, inspektojnë Qendrën Operacionale Kundër Krimeve Zgjedhore

    Krerët e shtetit, homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e 5 Majit

    “Të dielën kemi takim me historinë”, Edi Rama: Nuk diskutohen 71 mandate

    Presidenti Begaj uron kryeministrin e rizgjedhur të Australisë: Krenar të shohim udhëheqës me rrënjë arbëreshe

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

    Branislav Krstic dhe BIA: dy deklarata për relativizimin e dy sulmeve terroriste të Serbisë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Kush i bëri krimet në Kosovë? A janë mbajtur dokumente, regjistra, shënime për luftën e Kosovës në Shqipëri? Ku janë?!

12 Nëntor, 2020
in JO VETEM LAJM, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Entela Resuli

Këto ditë, kur bisedon me Kozara Katin, njëri publik, aktiviste e shoqërisë civile, një nga argumentet kryesore është Kosova.

Ajo e kujton si sot luftën e saj dhe se si janë pritur shqiptarët e Kosovës në vendin tonë, pasi në atë kohë drejtonte Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut.

Kati, e njeh mirë punën që është bërë nga organizatat ndërkombëtare dhe ka parë më sytë e saj krimet makabre që serbët kanë kryer ndaj kosovarëve.

Sot, më shumë se kurrë u bënë thirrje këtyre organizatave që të japin variantin e tyre nëpërmjet dokumenteve se çfarë ka ndodhur në atë në atë periudhë me Kosovën dhe se çfarë krimesh i janë shkaktuar asaj nga serbet, vuajtjet e grave, fëmijëve dhe burrave të Kosovës.

Me mijëra familje u shpërngulën nga trojet e tyre, në vitin ’98-’99 dhe iu drejtuan Shqipërisë për tu strehuar dhe për tu mbrojtur nga egërsia e ushtrisë serbe. Më dhjetëra organizata ndërkombëtare e kombëtare kanë marr pjesë në aksionin e strehimit dhe rehabilitimin të familjeve Kosovare.

Sot, kur drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të asaj kohe akuzohen për krime lufte do të duhej që këto organizata të nxjerrin nga sirtarët dëshmitë e asaj kohë, atë çka ato kanë parë dhe kanë dokumentuar, nëse i kanë gjithmonë, pasi një nga problemet që kemi është se nuk punojmë asnjëherë me “letra”. Por ja që vjen një ditë kur askush nuk e beson fjalëve, por vetëm dokumenteve. A kemi dokumente?! A kemi kujtesë historike?

Ish- Presidenti dhe ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe deputet i VV, Rexhep Selimi janë arrestuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Ata do të merren në pyetje nga Prokuroria Speciale për akuzat që janë ngritur kundër tyre për krime lufte.

Më konkretisht presidenti i Kosovës dhe ish-kryeparlamentari, si dhe të tjerë persona akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Thaçi Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë qenë drejtues të UÇK-së.

Më poshtë një intervistë në Dita me Kozara Katin.

– Zonja Kati, keni vite që merreni më të drejtat e njeriut, si kanë qenë fillimet tuaja pas kthimit nga internimi?

Mbas 15 vitesh largim nga Tirana, për arsye politike, bëra një kërkesë Komitetit Ekzekutiv për t’u rikthyer në Tiranë, të cilën, Komitetit Ekzekutiv ma miratoi.

U ktheva në Tiranë kur komunizmi ishte në grahmat e tija të fundit. Kishte rënë muri i Berlinit. Protestat në Bukuresht rezultuan me vrasjen e çiftit Çaushesku dhe hap pas hapi u duke që furtuna për shkatërrimin e komunizmit do të përfshinte edhe Shqipërinë.

Për mua jeta në Tiranë ishte shumë e vështirë. Familja vazhdonte të ishte në fshat dhe unë jetoja tek të afërmit e mi. Isha pa punë. Pa shpresë, gjithsesi fillova të angazhohem me Shoqatën e ish-të përndjekurve politike sepse aty e ndjeva veten në vendin që më takonte .

Më pas u zgjodha në kryesin e Rajonit Nr. 1 të Tiranës dhe këtu filloi aktiviteti im shoqëror. Ndërkohë shkoja rregullisht të shtëpia e motrave të Nënë Terezës, pasi ato kishin nevojë për përkthyes dhe për ndonjë shërbim të vogël.

Për fatin tim të madh, këtu kam takuar disa herë Nënë Terezën. Herën e parë më ka marr për të vizituar varrin e nënës dhe motrës së saj në Sharrë, Kombinat, dhe herën e dytë, jemi ulur bashkë me një familje nga Shkodra që kishte nevojë për asistencën e saj.

Në fund të vitit ’91 organizohet nga Këshilli i Europës në Tiranë me  kryesinë e Shoqatës Kombëtare të ish të përndjekurve politik. Në përfundim të këtij takimi, një zonja m’u afrua dhe m’u prezantua me emrin Berit Backer, më ftoi për kafe dhe herën e dytë ose të tretë të takimit më propozoi që të punoja për të.

Backer ishte një personalitet i njohur për Shqipërinë, pasi kishte ardhur disa herë përgjatë komunizmit. Ishte një mikeshë shumë e mirë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kishte një shoqatë me emrin ANA, dhe shumë shpejt fillova të punoja me të. Ishte një punë e re për mua, më duhej të kuptoja dhe mësoja shumë, duke filluar nga kompjuteri, nga mënyra se si ngrihet një zyrë, si krijohet qendër dokumentacioni, e  të tjera si këto.

Në shtator të vitit 1992, Berit më fton për darkë në Hotel Tirana, ku përveç asaj dhe meje ishte një zotëri i moshuar, norvegjez, që m’u prezantua se vinte nga Kryqi i Kuq norvegjez. Ishte një bisedë, për mua abstrakte, ndërkohë që darkonim, pasi diskutonim për kampe dhe spitale fushore, të vendosura në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Si Peshkopi, Durrës, Tiranë, e të tjera.

Duke mos kuptuar përse bëhej fjalë, gjatë gjithë kohës unë heshta dhe në fund pyeta: -Për kë do të ndërtohen këto kampe dhe spitale fushore në Shqipëri!?

Përgjigja ishte:..Po ja mund të ndodhin fatkeqësi natyrore që njerëzit mund të shpërngulen dhe të vendosen në vende të sigurta. -Po nga mund të ndodhin këto, ishin pyetjet e mia naive. “Po jam mund të vijnë nga veriu”- m’u përgjigje zotëria norvegjez. Dhe për sa persona bëhet fjalë, vazhdova unë me kuriozitetin tim. Shifra që m’u tha ishte, për 500 mijë persona.

Biseda u mbyll këtu. Unë harrova. Puna vazhdoi. Me Beritën puna ishte komode, pasi ajo ishte një person me kapacitet të formuar në punën e saj, edhe në aspektin e një zyrtari të rregullt skrupuloz me detyra të përcaktuara.

Ndërkohë Berita, adoptoi edhe një vajzë në Vlorë, Besmirën, të cilën pasi i përmbylli të gjitha procedurat e birësimit, u nis bashkë më të për të festuar festat e fundvitit në Oslo. Fatkeqësisht aty pati një infeksion që e detyroi që të qëndronte për shumë kohë atje.

Disa ditë përpara se të rikthehej në Tiranë për të rifilluar punë, Berita ndërroi jetë, e vrarë nga një person për arsye ende të panjohura.

Në prill të atij viti, shefi që zëvendësoi Beritën, vjen në Shqipëri, me propozimin për një takim me Ministrin e Shëndetësisë, z. Tritan Shehu.

Ai na priti dhe gjatë bisedës, kolegu norvegjezë, shpalosi ofertën për të sjell pajisje shëndetësore për Tiranën, Krujën, Peshkopin, e të tjera.

Ministri e priti pozitivisht këtë ofertë dhe shumë shpejt kamionë e maune nga Norvegjia, sollën pajisje spitalore që nuk di të them nëse hynë apo jo ndonjëherë në punë, pasi ishin të gjitha pajisje të përdorura me mungesa të rëndësishme në funksionimin e tyre.

Gjithsesi puna vazhdoi me programe të ndryshme në funksion të të drejtave të njeriut.

Pa pritur fillon lufta në Kosovë. Çdo ditë lajmet njoftonin, të vrarë, kolona njerëzish të traumatizuar që vinin drejtë Shqipërisë, madje kishte ditë që hynin në kufirin e Shqipërisë deri në 4 mijë veta në ditë.

– Fakti që ju e filluat tregimin tuaj me një darkë në Hotel Tirana dhe me një bisedë pak si ëndërr ku flisnit për kampe dhe shërbime spitalore në qytete të ndryshme të Shqipërisë. A gjeni një lidhje midis luftës ‘98-‘99 dhe atij takimi që u zhvillua në ’92 në Hotel Tirana?

Them se po, ka lidhje. Pasi kur kam shkuar në Peshkopi me pajisjet që erdhën nga Norvegjia, në oborrin e spitalit ishte vendosur një kontenier shumë i madh që do të shërbente si dhomë spitalore.

Nuk mund të ishte koincidencë që në Shqipëri erdhën 500 mijë kosovarë dhe në atë takim u diskutua afërsisht  e njëjta shifër. Më vonë kam pyetur dhe jam informuar që personi i ftuar në atë darkë ishte president i Kryqit të Kuq norvegjez.

– Ju dhe shoqata që ju drejtonit patët një rol në luftën e Kosovës?

Lufta e Kosovës ishte e papritur për të gjithë ne. Dhe shumë organizata vendase dhe ndërkombëtare, u përfshin në aktivitet të ndryshme për lehtësimin e jetës së refugjatëve nga Kosova këtu në Shqipëri. Një nga këto organizata ishte edhe Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, që unë drejtoja.

U ngritën disa kampe për fëmijë, në Tiranë, në Shkallnur, në Shkozet e disa zona të tjera, ku trajtoheshin me shërbime mjekësore psikosociale dhe edukative, të gjithë banorët e këtyre kampeve. Natyrisht ishte një punë e dhimbshme, kur shikoje gra dhe vajza të dhunuara dhe të përdhunuara, që nuk kishin kurajën të shihnin në sy, pasi dhuna ndaj tyre ishte shtazarake. Në sytë e tyre kishte dhimbje.

Shumë prej tyre kishin humbur rrugës të dashurit, familjarët, shokët, të vrarë nga ushtria serbe. Ata që ishin më të pambrojtur nga dhuna dhe trauma, ishin fëmijët.

Hap pas hapi u ngritën disa shkolla verore dhe kampingje për fëmijët, për reabilitimin e traumës e cila shprehej qartë në vizatimet dhe pikturat që ata bënin. Shumë nga pikturat e tyre kishin simbol UÇK-në. Atje e kishin besimin për të ardhmen dhe shpresën e rikthimit e vendit nga ku ishin detyruar të largoheshin.

– A ka ndonjë statistikë se sa Shqiptarë të Kosovës erdhën në Shqipëri në atë periudhë?

Në fakt, kjo është një pyetje që e kemi bërë shumë herë, që në atë kohë. A ka një regjistër nominal, më të gjithë Kosovarët që erdhën në vendin tonë në atë periudhë. Unë nuk kam parë një shifër zyrtare.  UNCHR jep një shifër 475 mijë. Në një moment, diku në prill të ’99, u ftuam në Kuvend ku na njohën me disa aparatura të ardhura nga jashtë, për të pajisur të gjithë shqiptarët e Kosovës me karta identiteti si refugjatë. Një kartë të tillë, e kam edhe unë.

Për fatin e keq të statistikave, kartat nuk u prodhuan sepse në këto kohë, forcat e NATOS bombarduan Beogradin dhe menjëherë refugjatët e ardhur nga Kosova, filluan të riktheheshin.

Kjo nuk duhet të kishte ndodhur për mua pasi nuk kemi një regjistër me emrat, me familjet, me vendet nga vinin dhe me qytetet ku u vendosën në Shqipëri. Natyrisht që kjo nuk e mohon aspak eksodin masiv nga Kosova në Shqipëri, por nga ana tjetër, do t’i shërbente më së miri historisë, së ardhmes dhe çdo lloj pretendimi eventual që mund të vinte në të ardhmen.

Nuk dua të fajësoj askënd, por mendoi që një regjistër i tillë do të ishte një aksion në shërbim të historisë, i pakontestueshëm nga asnjë lloj interesi dhe një dëshmi në ruajtjen dhe njohjen e këtij moment i historik të vendeve tona.

Mesa duket ky është një defekt që e përjetojmë jo vetëm në rastin e Kosovës, por për në periudhën 40- vjeçare të diktaturës, ku mungon vullneti për ta përcjell këtë informacion tek brezat me anë të dokumentacionit, të ngritjes së memorialeve, muzeve dhe kjo dëmton memorien historike të vendit tonë.

Nuk di se çfarë ka bërë Akademia e Shkencave në vendin tonë, por besoj që edhe ajo duhet të ketë qënë aktive dhe duhet të ketë jo pak materiale, për dhunën dhe tmerret që kaluan bashkatdhetarët  tanë në Kosovë.

– Tani jemi në një situatë ku ish-liderët e UÇK-së po përballen në gjykatën e Hagës me akuza për krime lufte, sa do të ndihmonin dokumentet për atë periudhë?   

Në atë periudhë në Shqipëri, ishin mbi 250 shoqata, kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat të gjitha kanë dokumentuar vrasjet masive, përdhunimet , djegiet dhe shkatërrimet, ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ka dëshmi pa fund të grave të dhunuara, të cilat o tani o kurrë duhet të dalin në dritë të diellit. Është detyra e të gjithë neve që kemi qenë në atë kohë, ta shpalosim informacionin  dhe dokumentacionin që kemi për t’i shërbyer një të vërtete të pa mohueshme që është lufta e Kosovës. Këtë luftë nuk e filluan kosovarët. Ishte ushtria dhe paramilitarët serb, të cilët dhunuan, vranë dhe shkatërruan, fshatra dhe qytete. Ishte UÇK-ja ajo që mbronte interesat e qytetarëve të Kosovës. Dihet që në luftë humbjet janë nga të gjitha anët.

Ftoji UNCHR-në, që ishte edhe koordinatorja e gjithë programit të asistencës për gjithë refugjatët, CRC, UNICEF, Komiteti i Helsinkit, Kryqi i Kuq nga shumë vende të botës,  të marrin kurajën dhe të ballafaqojnë dokumentacionin e tyre, që demonstron si drita e diellit, fajtorët e asaj lufte.

Është detyre e secilit prej nesh të nxjerrim  atë që kemi përjetuar gjatë viteve ’98-’99, në Shqipëri. Menjëherë pas çlirimit të Kosovës, në datën 3 Qershor të ’99 , kam shkuar me ekipin e zyrës time në Prishtinë. Jam kthyer në shtëpi  e traumatizuar dhe e tmerruar, gjatë gjithë lëvizjes tonë nga Bllata, Maqedoni, deri në Gjakovë, Prishtinë, kemi parë qindra kufoma të futura në thasë të zinj në dalje të fshatrave. Kemi parë shtëpi në zjarr që ende digjeshin. Kemi parë Krushën e vogël që digjej. Kemi parë Krushën e madhe të shkatërruar dhe të djegur. Vendi ku u vranë mbi 15 mësues dhe mbi 250 banorë të fshatit. Kemi qenë prezent, ku çarshia e Gjakovës ishte ende në tym. Dhe këto nuk i kemi parë vetën ne, unë dhe zyra ime. Këto i ka parë e gjithë bota, nëpërmjet mediave. Këto i ka parë Nato, e cila ishte vendosur si garant në çlirimin e Kosovës, dhe natyrisht që e kanë parë të gjitha organizatat  humanitare  dhe të të drejtave të njeriut të cilat menjëherë sapo  mbaroi lufta u zhvendosën nga Shqipëria në Kosovë.

Natyrisht, është detyrë edhe e tyre, sepse ata ishin më afër vendit të ngjarjes dhe kanë patur shumë më tepër eksperiencë në dokumentimin e situatave të luftës dhe të dhunës.

Nëse nuk e ndjejnë sot detyrën për t’i bërë publike dokumentet dhe materialet që kanë grumbulluar gjatë periudhës së aktivitetit të tyre në Shqipëri dhe më pas në Kosovë,  atëherë lë të bëhet një kërkesë zyrtare dhe e vërteta del me ballafaqimin e fakteve dhe dokumenteve.

Nuk është një e vërtetë politike, e vërteta është fakte dhe dokumente të situatave të caktuara. Nëse e vërteta bazohet në interesat politike, gjithmonë do jetë e dështuar. Siç thotë popull “ e vërteta vonon por nuk harron”.

-Çfarë influence do të kishte dëshmia e organizatave të angazhuara në atë kohë, sot?

Patjetër që do të ndikoi në interes të së vërtetës. Është një detyrim, sa moral aq edhe historik i organizatave të cilat e kanë për qëllim dhe objektiv menaxhimin dhe lehtësimin e situatave të luftës. Në të kundërt është më mirë të ndryshojnë qëllim dhe objektivat.

-Po shoqata juaj ka ndonjë të dhënë?

Shoqata jonë ka materiale nga aktivitete, vizatime, vargje dhe tregime të shumta që shprehin dhunën dhe dhimbjen e fëmijëve të traumatizuar nga lufta dhe që më pas, falë punës së përkushtuar të mësuesve dhe psikologëve, e kanë përballuar me sukses.  Ka mijëra foto nga kampet dhe punën e bërë nga mjekët e infermierët, mësuesit e psikologet etj.

– Shteti shqiptar në atë kohë, mendoni se ka ruajtur dokumente dhe të dhëna për refugjatët që priti gjatë luftës së Kosovës? Cili ka qënë roli i tij?

Situatën për përballimin e krizës Kosovarë e morrën organizatat ndërkombetare. Thuajse të gjitha fondet e akorduara për përballimin e krizes komandoheshin nga ndërkombëtarët. Nuk di nqse shteti shqiptar ka materiale të shkruara apo filmike, por nëse ka, eshtë mirë ti sjelli si dëshmi dhe prova të asaj kohe të vështirë për vëllezërit tanë kosovarë.

– Ju keni qënë prezente në Kosovë, por edhe në Shqipëri, çfarë keni parë dhe çfarë duhet të dal sot në dritë, sipas jush?

Duhet të dalin në dritë të gjitha krimet dhe shkatërrimet që pësuan vëllezërit kosovarë në shtëpinë e tyre, në Kosovë. Dhe këto të dhëna janë, i disponojnë të gjitha organizatat ndërkombëtare qe janë financuar për të përballuar krizën. Ata duhet të prononcohen dhe të dëshmojnë gjithçka kane dokumentuar gjatë punës së tyre. E kanë detyrim moral dhe ligjor.

Madje shumë organizata ndërkombëtare kishin degë në Kukës, vendi ku refugjatet vinin të sfilitur e të tmerruar nga lufta dhe terrori i ushtrisë serbe. Ata kanë dëshmitë e para të grave dhe vajzave të dhunuara e fëmijëve e pleqve të llahtarisur e të traumatizuar.

Kosova akoma sot e kësaj dite kërkon bijtë e saj që janë zhdukur pa gjurme, një nga ta është Ukshin Hoti, një patriot me kontribut të çmuar për Kosovën dhe popullin kosovar. Unë, në atë kohe,  me kërkese të familjes Hoti, i kam bërë apel qeverisë së Beogradit për ta liruar Ukshinin, por pa asnjë përgjigje nga ana e tyre. Kush mund të thotë se ku është Ukshin Hoti përveç atyre që janë marrë me të…/DITA

Tags: lufta e uckrefugjatet kosovareShqiperia

Related- Posts

Bota

Beteja për Kashmirin: Ekuilibri bërthamor i urrejtjes

8 Maj, 2025
JO VETEM LAJM

Tymi i parë nga oxhaku i Kapelës Sikstine është i zi. Kisha, ende pa Papë

7 Maj, 2025
JO VETEM LAJM

Midis Trumpit dhe Putinit – dështimet e Vuçiçit

7 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

IFIMES/ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Shansi i fundit për Shqipërinë që të bëhet një ‘shtet normal’

8 Maj, 2025
German President Frank-Walter Steinmeier speaks during the Bundestag ceremony marking the 80th anniversary of the end of the Second World War. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Presidenti gjerman paralajmëron të mos harrohen mësimet e Luftës së Dytë Botërore

8 Maj, 2025

HABEMUS PAPAM: Leo XIV është Papa i zgjedhur për të udhëhequr Kishën Katolike

8 Maj, 2025

Beteja për Kashmirin: Ekuilibri bërthamor i urrejtjes

8 Maj, 2025

Varshavë/ Ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanci ndaj kërcënimeve hibride

8 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.