• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Pesë banka, rezerva për përballimin e krizave

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

  • POLITIKË

    Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë/ Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve

    Zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

  • SOCIALE / KULTURË

    “Të Afërt si Horizontet e Largëta”/Java Kulturore Kineze në Shqipëri sjell një javë me art, muzikë dhe traditë

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Kuvendi përcjell në KiE rezolutën mbi pabazueshmërinë e raportit të Dick Marty-t

12 Gusht, 2022
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë i përcolli zyrtarisht sot Këshillit të Evropës rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.

Kuvendi i Shqipërisë i përcolli zyrtarisht Këshillit të Evropës rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022.

Rezoluta u është dërguar vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës; Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës; Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;  Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës; Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës; Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës; Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i kërkohet të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë./ata

Më poshtë rezoluta e plotë:

REZOLUTË MBI PABAZUESHMËRINË E PRETENDIMEVE PËR TRAFIKIMIN E PALIGJSHËM TË ORGANEVE NJERËZORE NË KOSOVË DHE SHQIPËRI

1. Duke iu referuar rezolutës 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKiE) “Për hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport (Dokumenti 12462, datë 7 janar 2011) të Dik Martit (Dick Marty), asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në APKiE;

2. Duke rikujtuar se raporti u hartua në vijim të një mocioni për rezolutë (Dokumenti 11574, datë 15 prill 2008), me autor ish-anëtarin e APKiE-së, Kostandin Kosaçev (Konstantin Kosachev), Federata Ruse, Grupi Europian Demokrat, bazuar në kujtimet e zonjës Karla Del Ponte (Carla Del Ponte), ish-Prokurore e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë (ICTY), e cila në librin e saj “Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës”, botuar dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe rreth tre muaj pasi kishte dhënë dorëheqjen si prokurore e ICTY-së, ngrinte dyshime se pjesëtarë, drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishin kryer trajtime çnjerëzore të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe në Shqipëri, krime këto që nuk mund të hetoheshin nga ICTY-ja për mungesë juridiksioni, si dhe për shkak të mandatit të kufizuar në kohë dhe territor të kësaj gjykate; këto pretendime ishin hetuar edhe më parë nga zyra e ICTY-së gjatë mandatit të Del Pontes, por nuk ishin gjetur prova për të bazuar pretendimet për kryerjen e këtyre krimeve;

3. Duke nënvizuar se raporti i Dik Martit, në vijim të pretendimeve të ish-prokurores Karla Del Ponte dhe mocionit për rezolutë të nisur prej deputetit rus në APKiE, Kosaçev, edhe pse
nuk është një raport faktmbledhës apo hetimi, ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore, që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK-së ndaj shtetasve serbë, kosovarë dhe komunitetit rom apo minoriteteve të tjera të Kosovës në territorin shqiptar, më konkretisht në Veri të Shqipërisë: Kukës, Burrel, Rripe, Cahan dhe Fushë-Krujë, në periudhën pas përfundimit të luftës në Kosovë, kryesisht pas qershorit të vitit 1999, dhe ka shërbyer si dokumenti ku bazohen rekomandimet në rezolutën 1782 (2011) të APKiE-së drejtuar vendeve anëtare të Këshillit të Europës, Bashkimit Europian, organizatave ndërkombëtare, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë dhe mbi të cilin u realizuan një sërë nismash kushtetuese dhe/ose ligjore dhe rregullatore, si dhe veprimtari institucionale në Kosovë, Shqipëri dhe Bashkimin Europian (EULEX), siç përshkruhen në vijim në këtë rezolutë;

4. Duke vlerësuar Kuvendin e Kosovës që pati vullnetin politik, edhe pse disa prej atyre të cilët votuan ishin të akuzuarit e krimeve të pretenduara në raportin e Dik Martit për të miratuar amendamentin kushtetues n.24 të gushtit 2015, që parashikoi krijimin e dhomave të specializuara për ndjekjen penale mbi pretendimet që lidhen me çfarë pretendohet në raportin e Dik Martit dhe që ishte objekt hetimi edhe nga Task Forca Hetimore Speciale e Bashkimit Europian, ngritur sipas vendimit të muajit maj të vitit 2011 të Komitetit Politik dhe Sigurisë së Bashkimit Europian për disa ndryshime në planin operacional të EULEX-it, në vijim të rezolutës 1782 (2011) të APKiE-së;

5. Duke sjellë në vëmendje se veprimin e klasës politike të Kosovës për amendamentin kushtetues n.24 të gushtit 2015 e vlerësoi edhe APKiE-ja në rezolutën 2094 (2016) “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Europës”, e cila në pikën 3 thotë shprehimisht: “Asambleja mirëpret miratimin nga Kuvendi i Kosovës të amendamenteve kushtetuese, të cilat i hapën rrugën krijimit të dhomave të specializuara për ndjekjen penale të rasteve të hetuara nga Task Forca Hetimore Speciale, si vazhdim i rezolutës së Asamblesë 1782 (2011) për hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë. Asambleja e konsideron këtë vendim si një hap drejt pajtimit dhe një shenjë e gatishmërisë së pushtetit për të luftuar mosndëshkimin.”;

6. Duke vlerësuar dhe rikujtuar gjithashtu se në zbatim të amendamentit kushtetues, si dhe ligjit nr. 04/L -274 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian mbi misionin e Bashkimit Europian për sundim të ligjit në Kosovë”, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe ligjin nr. 05/L -053 “Për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, duke u dhënë juridiksionin këtyre organeve të pavarura dhe të përkohshme, pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, në përbërje të së cilave nuk ka shtetas kosovarë, për të hetuar e ushtruar ndjekjen penale për krimet e supozuara që janë raportuar në raportin e Dik Martit dhe që kanë qenë edhe objekt i hetimeve penale të kryera nga Task Forca Hetimore Speciale e Bashkimit Europian;

7. Duke nënvizuar se as Task Forca Hetimore Speciale e Bashkimit Europian, e kryesuar nga Klint Uilliamson (Clint Williamson), e autorizuar në vitin 2011 për një hetim të plotë penal për akuzat për vrasje të personave, me qëllim nxjerrjen dhe shitjen e organeve të tyre, nuk gjeti kurrë prova dhe fakte në mbështetje të pretendimeve në raportin e Dik Martit;

8. Duke vënë në dukje se as Zyra e Prokurorit të Specializuar, që është krijuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht individë për krime të supozuara në raportin e Dik Martit, në asnjë prej hetimeve të saj e në asnjë prej aktakuzave që u ngritën kundër ish-drejtuesve të UÇK-së në vitin 2020, nuk përmend asnjë rast që të lidhet me trafikimin e organeve njerëzore;

9. Duke theksuar gatishmërinë dhe vullnetin e Shqipërisë për të bashkëpunuar pa rezerva me të gjitha institucionet ndërkombëtare, me qëllim që t’u jepet një përgjigje përfundimtare pretendimeve në raportin e Dik Martit dhe për t’i shkuar deri në fund këtij procesi, për të mbyllur njëherë e mirë kapitullin se në Shqipëri nuk janë kryer krime të supozuara si ato që përmenden në raportin e Dik Martit, si dhe duke nënvizuar asistencën dhe bashkëpunimin efektiv të Shqipërisë me çdo mision faktmbledhës ose investigues të Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Europës, EULEX-it, Bashkimit Europian apo tjetër që kanë pasur interes të kryejnë investigime veçanërisht në zbatim të rekomandimeve të rezolutës së APKiE 1782 (2011) edhe përpara se të ngriheshin Dhomat e Specializuara apo Zyra e Prokurorit Special në Kosovë;

10. Duke vënë në dukje se shprehje e vullnetit të Shqipërisë për të bashkëpunuar në interes të drejtësisë dhe zbardhjes së të vërtetës për krimet e supozuara në raportin e Dik Martit është edhe miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë i ligjit nr. 53/2012 “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Taskforcën Hetimore Speciale të EULEX-it”, i cili autorizon autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë t’i ofrojnë Task Forcës Hetimore Speciale të Bashkimit Europian bashkëpunimin dhe ndihmën përkatëse që u kërkohet;

11. Duke rikujtuar se miratimi i ligjit nr. 53/2012 nga Kuvendi i Shqipërisë është vlerësuar në raportin e APKiE-së (Dokumenti 13586, datë 2 shtator 2014), “Respektimi i detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria”, ku në pikën 5.5 “Ndjekja e raportit të Asamblesë për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, paragrafi 129, shprehimisht thuhet: “Ne mirëpresim faktin që autoritetet shqiptare kanë ofruar një bashkëpunim të plotë dhe të papenguar për hetuesit e EULEX-it për këto krime të supozuara në territorin shqiptar. Duke e konsideruar me rëndësi të madhe që pretendimet e ngritura në këtë raport të hetohen plotësisht dhe në mënyrë transparente, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën Hetimore Speciale të EULEX-it” në maj të vitit 2012. Bazuar në këtë ligj, prokurorët e EULEX-it lejohen të hetojnë brenda territorit shqiptar për implikimet e supozuara të Shqipërisë në trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në territorin shqiptar. Ata kanë pasur mbështetjen e plotë të të gjitha institucioneve kompetente. Në lidhje me hetimin e pavarur dhe të veçantë nga autoritetet shqiptare, siç kërkohet nga Kuvendi, autoritetet deklaruan se hetimet e tyre deri më tani nuk kanë konfirmuar gjetjet e Martit.”;

12. Duke nënvizuar se pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 53/2012, autoritetet shqiptare bashkëpunuan ngushtësisht me Task Forcën Hetimore Speciale të Bashkimit Europian dhe organet e specializuara në Kosovë, duke ofruar të gjithë ndihmën, asistencën e nevojshme, informacionet e kërkuara, si dhe kryerjen e veprimeve përkatëse në lidhje me to, me qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi pretendimet në raportin e Dik Martit;

13. Duke konstatuar se nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 53/2012 e deri më sot asnjë prej organeve të specializuara në Kosovë apo organizatat ndërkombëtare nuk kanë ngritur asnjë pretendim për mungesën e bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare në këtë proces;

14. Duke nënvizuar seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e Kuvendit të Shqipërisë për të ushtruar kontrollin parlamentar për zbatimin e rezolutës 1782 (2011) të APKiE-së, si dhe të ligjit nr. 53/2012, me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë nr. 71/2020 u ngrit një komision i posaçëm për realizimin e këtij funksioni parlamentar, i cili nuk e përmbylli dot veprimtarinë e tij për shkak të mbarimit të legjislaturës IX të Kuvendit (2017-2021), por arriti të marrë informacione e raporte të plota që vërtetojnë se gatishmëria e autoriteteve shqiptare ka qenë efektive dhe këto autoritete u janë përgjigjur në kohë e me konstruktivitet kërkesave të autoriteteve të huaja për bashkëpunim, ndihmë, asistencë dhe veprime konkrete sipas përcaktimeve të ligjit nr. 53/2012, duke përmbushur kështu njëkohësisht edhe rekomandimet e rezolutës 1782 (2011) për Shqipërinë;

15. Duke konstatuar se nga aktet, provat, raportet dhe informacionet që mblodhi komisioni i posaçëm ngritur me vendim të Kuvendit nr. 71/2020, nuk ka asnjë fakt apo provë që të vërtetojë pretendimet e ngritura në raportin e Dik Martit për vrasje të personave me qëllim nxjerrjen dhe shitjen e organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe/apo në Shqipëri;

16. Duke theksuar se Dik Martit, pas vizitave që kreu si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, kurrë deri më sot nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar krimet e supozuara të kryera në lidhje me trafikimin e organeve njerëzore, siç pretendon në raportin e tij;

17. Duke qenë se kësisoj, edhe pas më se një dekade nga rezoluta 1782 (2011) e APKiE-së rezulton se asnjë nga misionet dhe/apo hetimet e organeve të drejtësisë vendase apo ndërkombëtare nuk kanë gjetur asnjë fakt e asnjë provë që të vërtetojë pretendimet e ngritura në raportin e Dik Martit për vrasje me qëllim trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe/apo në Shqipëri;

18. Duke respektuar dhe pa ndërhyrë në asnjë hetim apo procedurë gjykimi ndaj personave
të veçantë, udhëheqësve të luftës së UÇK-së dhe duke qenë të përkushtuar për zbatimin e plotë të rekomandimeve të rezolutave të APKiE-së si vend anëtar i Këshillit të Europës;

19. Duke ndarë të njëjtin mendim me Dik Martit, aty ku shprehet në raportin e tij se: “E vërteta dhe përgjegjshmëria janë nevoja absolute nëse duhet të ketë pajtim dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”;

20. Duke vlerësuar legjitimitetin e luftës heroike të UÇK-së për çlirimin e vendit dhe duke qenë të bindur se, pavarësisht se nuk mund të vendosen paralele midis masakrave çnjerëzore, spastrimeve etnike, deportimeve, vrasjeve, përdhunimeve, plaçkitjeve dhe krimeve të luftës nga drejtues dhe anëtarë të makinerisë zyrtare luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovë nga njëra anë, dhe integritetit e kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë së popullit në Kosovë nga ana tjetër, çdo dyshim për krime duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor, por procesi për këtë çështje do të duhet të mbarojë dikur, me qëllim që popujt të gjejnë forcën të pajtohen e të jetojnë së bashku duke shëruar plagët e së shkuarës,

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë:

Konstaton se pas më shumë se dhjetë vjetësh hetime të thelluara nga Task Forca Hetimore Speciale e BE-së dhe pasardhësja e saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendimet e ngritura në raportin e Dik Martit për vrasje të personave me qëllim nxjerrjen dhe shitjen e organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, të përfshira në rezolutën 1782 (2011) të APKiE-së, pikat 1 dhe 4, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e për rrjedhojë duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.

Përgëzon autoritetet e Republikës së Kosovës, të cilat në përputhje me kërkesat e parashikuara në pikën 19.6 të rezolutës 1782 (2011) të APKiE-së kanë bashkëpunuar pa rezerva me EULEX-in dhe çdo organ tjetër gjyqësor të mandatuar për të kryer hetime vijuese, si dhe në kuadër të çdo procedure tjetër që synon të zbulojë të vërtetën.
Përshëndet autoritetet e Kosovës, të cilat në përputhje me një marrëveshje ndërkombëtare dhe amendamentin kushtetues nr. 24 të gushtit 2015 miratuan themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesë përbërëse e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës dhe të natyrës së përkohshme, me qëllim kryesor hetimin dhe/ose gjykimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dik Martit.

I bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë edhe një rishikim të rezolutës 1782 (2011) duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse edhe për sa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

I kërkon qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi dhe përsërit thirrjen e tij për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me Mekanizmin Ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura të gjykatave penale (IRMCT) brenda juridiksionit të saj.

Shpreh vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.
Miratuar në datën 21.7.2022

Related- Posts

POLITIKË

Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë/ Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve

19 Shtator, 2025
Bota

Ushtria izraelite thotë se do të përdorë ‘forcë të paprecedent’ në qytetin e Gazës dhe u bën thirrje banorëve të largohen

19 Shtator, 2025
Kryesore

Zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë

19 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

NATO përdor sistemin turk të mbikëqyrjes pas depërtimeve ruse

20 Shtator, 2025
16 September 2025, Berlin: Carsten Breuer, Inspector General of the German Armed Forces (Bundeswehr), speaks in an interview with journalists from the German Press Agency. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Gjermani: Rritje e interesit për shërbimin ushtarak,

20 Shtator, 2025

Mohimi i mizorive të kohës së luftës nga Japonia bllokon kërkesën e Kinës për arkivin e UNESCO-s

20 Shtator, 2025

Raporti i Transparencës Fiskale, DASH: Shqipëria mes 71 vendeve që përmbush kriteret

20 Shtator, 2025

Peng Liyuan merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të UNESCO-s për arsimin e vajzave dhe grave

20 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.