• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SOCIALE / KULTURË

Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

28 Korrik, 2025
in SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

Para 2 – 3 javësh ARGUMENTUM shkroi mbi përmbajtjen e vëllimit të tetë me 50 poezi të reja të poetit dhe diplomatit të shquar Tetovar Daim Ilazi. Një botim i  pritur me shumë interes dhe vlerësime nga publiku i gjerë shqipfolës gjithandej.

Sot do të ndalemi në këtë përshkrim për  një tjetër botim me vlerë të Daim Ilazit. Këtë radhë bëhet fjalë për librin e tij ” Figura markante të shqiptarëve të Zarës”.  Kjo monografi e spikatur me 151 faqe i kushtohet 20 personaliteteve më të shquara shqiptare të  ”Arbanasit” treva e banuar nga  shqiptarë pranë qytetit  Zarë ( Zadar) në Kroaci.  Vlerat dhe besueshmëria e këtij botimi  janë të mëdha në radhë të parë falë autorit të tij, intelektual i spikatur, i diplomuar në Universitetin e Zagrebit; gjatë atyre viteve ai ka qenë dhe në Zadar, ku ka njohur disa prej atyre personaliteteve; gjithashtu ka ndjekur jehonën e tyre në media, televizione dhe në veprimtari të ndryshme atje. Më tej, i ka njohur, ka folur dhe  ka takuar disa prej tyre  në Shkup, në Bernë, në Paris, në Bruksel dhe në Ankara ku mbi 20 vite ka shërbyer si diplomat i spikatur. Eshtë frymëzuar prej tyre, duke u bërë më vonë nxitës dhe  promovues i letërsisë shqipe. Rikujtojmë se  Daim Ilazi është themelues dhe Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptarë OENEUM, fitues  çmimesh poetike dhe në Paris dhe i dekoruar me medaljen “Kalorësi i Palmës Akademike nga qeveria franceze.

 ” Figura markante të Arbëreshëve të Zarës” na kthen në kohë në vitin 1655 dhe 1726 – 1733, kur për shkak të shtypjes nga otomanët dhe vështirësive ekonomike, një numër i madh shqiptarësh katolikë nga zonat pranë Liqenit të Shkodrës dhe Tivarit u larguan me anije dhe u vendosën pranë qytetit të Zadarit, në Kroaci; fshatrat më të banuara ku u sistemuan shqiptarët atje  ishin Zemuniku, Murvica, Rashtevici dhe Polaçi.  Aty u krijua vendbanimi me i madh me shqiptarë autoktonë që u quajtën ’Arbanas’ ose arbëreshë. Integrimin e tyre e lehtësoi me bujarinë dhe fisnikërinë e tij dhe  Kryepeshkopi i Zadarit, Imzot Vicko Zmajeviq.

Libri tregon me shumë fakte dhe referenca historike se Arbanasit  e filluan jetën atje si bujqër dhe barinj të mirë; ata ishin të parët që mbuallën misër, prodhues salçiçesh  dhe  tregtarë bagëtish. Ndërkohë, ata nuk e harruan Atdheun e tyre të parë. Arbëreshët e Zarës kanë bërë çmos për t’i mbajtur të gjalla gjuhën shqipe, kulturën, vlerat dhe traditat më të mira të tokës amë. Në vitin 1866 atje u çel shkolla shqipe por që u mbyll në vitin 1921. Arbanasit  mbështetën fuqimisht përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë, ndërmjet të tjerash dhe me një deklaratë në shqip, italisht dhe kroatisht. Pas vitit 1912 atje shkuan për takime me banorët dhe Faik Konica, Shtjefën Gjeçovi dhe Fan Noli.

Dhe personalitetet e sotme më të rinj të Zarës, si Dashko Modriniq, aktor i famshëm teatri dhe filmi pohojnë me krenari prejardhjen shqiptare në Kroaci dhe kudo në botë, ku shumë prej tyre kanë performuar, ligjëruar dhe interpretuar me mjeshtërinë dhe talentin e tyre brilant dhe me jehonë kontinentale.

Libri është një galeri e gjallë me 20 portretet më të ndritura të shqiptarëve të Zarës, duke filluar nga viti 1466 me humanistin europian Gjin Kazulla e deri në ditët tona.

Këto talente me jehonë rrezatuese, si dhe sopranoja jonë e famshme, Marie Kraja, e lindur dhe ajo në Zarë shkëlqyen në politikë,  diplomaci,  gazetari, teologji, në biznes,  art, kulturë, letërsi, muzikë,  në sport,  në jetën parlamentare dhe akademike, madje dhe në luftë.

Në fushën politike, diplomatike, parlamentare dhe qeveritare ka spikatur Dr. Ivo Perovic, ish  Prefekt i Splitit dhe Ndihmës i Ministrit të Brendshëm në vitet ’ 30. Pas Luftës së II Botërore  është shquar  Josip Gjergja si  ambasador në disa vende, përfshirë Shqipërinë përpara viteve 90. Më vonë ishte deputet dhe Nënkryetar i Parlamentit  të Ish Jugoslavisë derisa dha dorëheqjen pas konflikteve me Titon. Arbanasi tjetër më i ri, Bozhidar Kallmeti ka qenë deputet i Kroacisë, Ministër i Turizmit dhe dy herë Kryebashkiak i Zadarit; është dalluar për trimëri dhe në luftën kundër Serbisë. Ndër më të rinjtë shquhet Valter Flego, i cili  në vitin 2019 – 2024 ishte Europarlamentar; më parë ka qenë Prefekt dhe 2 herë Kryebashkiak i Buzetit.

Padyshim arti, kënga dhe muzika klasike, e lehtë dhe popullore është fusha  ku arbërshët e Zarës kanë shkëlqyer dhe më shumë. Rasti më emblematik është ai i familjes Deshpali me  katër pjestarët e tij, ” njeri më i madh se tjetri”; Babai, Shimi, shkrimtari dhe ”kolosi” i muzikës klasike kroate; themelues dhe dirigjent i disa orkestrave dhe koreve qysh në periudhën e Luftës së II Botërore dhe më vonë. Ish drejtor i Teatrit të Zagrebit. Djali i tij i parë, Valteri i ndarë nga jeta më 2023, figurë tjetër e madhe e muzikës kroate dhe europiane; pas përfundimit të studimeve për violinçel në Nju Jork dhe në Moskë, Valteri ka performuar  në skenat më të mëdha botërore si violencielist, dirigjent, kompozitor dhe teorecien muzikor. Dhe më i shquar djali tjetër, Pavle, ky pianist i talentuar, dirigjent i Filarmonisë së Zagrebit;  drejtor i Filarmonisë së Tokios dhe profesor i kantos atje. Pastaj, drejtor i Teatrit të Operas në Florida, Zagreb dhe Ljubjanë dhe drejtues i orkestrave simfonike në Londër, Moskë, Çikago, Tokio, etj. Pavle ka shkëlqyer dhe në jetë akademike, duke u zgjedhur Nënkryetar i  Akademisë së Shkencave të Kroacisë. 

Edhe motra e tyre, Maja ose Marija Deshpali ( Begoviq) ishte violiniste e talentuar; ajo ka dhënë dhjetra koncerte në gjithë botën bashkë me vëllain, Pavlen; më vonë, ajo u bë   Udhëheqëse Artistike e Teatrit të Operas  të Zagrebit, etj. Talent tjetër i madh ishte Ennio Stopseviq, djali i akademikut të famshëm Aleksandër Stipseviq në fushën e teorisë së muzikës, bashkëpunimin me ekspertë muzikologë të shumë vendeve, në projekte dhe programe europiane për studimin e muzikës kroate, etj.

Veçanërisht në këtë fushë me ndjeshmëri dhe jehonë të madhe artistike dhe kulturore  tërheq vëmendjen fakti se këto tradita dhe arritje, të mishëruara te këta dhe të tjerë  personalitete me origjinë shqiptare në Zarë vijojnë dhe rinovohen deri në ditët e sotme. Ndër më të rinjtë këtu spikat këngëtarja dhe aktorja e famshme, 43 vjeçarja Nera Shipjeviq dhe këngëtari i madh kroat,   Bepo Mateshiq. Të dy ata  vijojnë në gjurmët e parardhësit të tyre, këngëtarit të madh,  Tomislav Ivçiq,  i cili ka shkruar 200 këngë,  dhe ka shitur 23 albume me 2,5 milion kopje. Kënga e tij ”O Zot mbroje Kroacinë”  është himn i vërtetë. Në vitin 1990, 40 vjeçari  Tomislav Ivçiç u zgjodh dhe deputet i Kroacisë, por vdiq një javë përpara se të hynte në Parlament pas një aksidenti rrugor. Ashtu si Tomislavi, dhe vëllai i tij, Vedrani, i ndarë nga jeta dhe ai para kohe në moshën 51 vjeçare pas një sëmundje të rëndë shkëlqeu si këngëtar i muzikës së lehtë  në Gjermani dhe deri në Amerikë. Dhe vëllai tjetër, Gjani Marshan ishte këngëtari i famshëm me 80 komponime, poliglot dhe diplomat i shquar në disa vende. Spikat kënga e tij himn dhe në anglisht  ” Ndal luftën ndaj Kroacisë”. Jo më vonë se në vitin 2021 në një intervistë të gjatë për median kroate ai ka  theksuar rrënjët, vlerat, traditat  dhe krenarinë për origjinën e tyre shqiptare.

Në letërsi u shqua Josip Rela, themelues i dramës shqip në ish – Jugosllavi , autor i  16 dramave teatrale, ku spikat  NITA e shfaqur dhe në Tiranë. Pas tij shkëlqen Ratimir Kalmet,  gazetar, shkrimtar dhe linguist i njohur, autor i 40 librave dhe botimeve të vlerësuara. Augustin Stipseviq, një tjetër arbanas është autori i Antologjisë së Letërsisë shqipe në Jugosllavi në vitin 1970. Edhe artisti i njohur Bernard Kotlar ka shkruar një libër me vlera mbi  Arbanasit dhe historinë e tyre frymëzuse.

Në libër lexojmë me vëmendje dhe për talentet në fushën e sportit, sidomos në basketboll dhe në futboll. Këtu shquhet Josip Pino Gjergja, legjendë e basketbollit kroat dhe Jugosllav në vitet 70 me medalje të argjenda në botërorët e basketbollit.   Ndërsa futbollisti i dëgjuar Vilson Xhoni, me origjinë nga Kosova ishte emblema e ”Hajduk” të Splitit, Dinamos së Zagrebit dhe në fund Schalke 04 në Gjermani, i shpallur si futbollisti më i mirë në Ish Jugosllavi në vitin 1978.

Libri i kushton me të drejtë shumë vend akademikut të madh arbanas Aleksandër  Stipseviq: i shquar si arkeolog, drejtues Bibliotekash universitare, drejtues katedre dhe profesor i filozofisë në Universitetin e Zagrebit;  një ndër ilirologët më të mëdhenj, autor i 7 librave kushtuar ilirëve dhe shqiptarëve, me referate dhe kumtesa në universitete të shquara kudo në botë dhe në Shqipëri. Eshtë dekoruar dhe nga Presidenti  i Republikës  së Shqipërisë me dekoratën e  artë ”Naim Frashëri” dhe Urdhërin e Skënderbeut. Në këtë fushë spikat dhe Kruno Krstiq, leksikograf, gjuhëtar, filozof dhe psikolog i mirënjohur.

Disa personalitete me origjinë shqiptarë janë dalluar dhe në luftën e ushtrisë kroate  kundër forcave serbe në vitet 90. Këtu veçohet Koloneli Ivica Mateshiq, shkrimtar, skenarist, ushtarak dhe komandant i spikatur, i shquar për guximin dhe talentin ushtarak. Ivica ka qenë Atashe ushtarak  në Itali më 2008 – 2011 dhe në  Shkup, Prishtinë dhe në Tiranë deri në vitin  2017.

Galeria e personaliteteve shqiptare të Zarës  nuk do të ishte e plotë pa Imzot Ivan Prenda, Kryepeshkopi i 68-të i Zarës, i cili   ka dhe meritën e çeljes së shkollës teologjike në Zadar.

Ja pse, në Parathënien e tij, Prof. Dr. Ejup Ajdini pohon se ” me këto personalitete krenohet Kroacia por  dhe shqiptarët, sepse ata çdo herë pohojnë se  kanë rrënjë shqiptare, pra flasin gjuhën  arbëreshe në shtëpitë e tyre”. Dhe publicisti i njohur kroat Drago Mariq  ka pohuar se ”arbanasit ishin forcë udhëheqëse në Zadar, në Kroaci dhe më gjerë”.  

Pavarësisht nga natyra e tij monografike, librin e bëjnë dhe më tërheqës burimet e shumta origjinale nga arkivat dhe media, intervista të personaliteteve të shquara kroate dhe shqiptare, etj. Me  gjuhë dhe stil  të thjesht, që janë ”habitati” i tij, me shumë fakte, pasion dhe poezi, Daim Ilazi ndriçon cilësitë, vlerat dhe virtytet dhe gjurmët e tyre të pashlyeshme në Zadar, në Kroaci, dhe gjithandej në botë. 

Së fundi, ky botim i ri, përveç se homazh për shqiptarët e Zadarit, është kujtesë dhe apel  për shtetin, qeverinë dhe diplomacinë tonë dhe të Kosovës, për të mbajtur gjallë dhe forcuar kujdesin dhe lidhjet me shqiptarët në Zadar dhe për të njohur më nga afër vlerat dhe trashëgiminë e tyre të pasur shpirtërore; e shoqëruar kjo dhe me veprimtari të përbashkëta në të gjitha këto fusha jetike. Duke ftuar në Tiranë akademikë, shkrimtarë dhe artistë arbanas me famë. Ca më tepër se Zadari është fare afër dhe marrëdhëniet tona me Kroacinë janë shumë të mira; për rrjedhojë nuk ka asnjë pengesë, veç vullnetit tonë.

Ja, pse me të drejtë ky libër me vlera të shumëfishta vazjhdon të tërheqë vëmendjen  e shumë lexuesve, ndjekësve dhe studiuesve të historise në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, në Kroaci dhe gjetkë.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

SHQIPËRI

Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

17 Shtator, 2025
SOCIALE / KULTURË

200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

17 Shtator, 2025
SOCIALE / KULTURË

Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

15 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025

Nga Kaliningradi në Beograd: kordoni i kërcënimit euro-atlantik

18 Shtator, 2025

Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

18 Shtator, 2025

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.