• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

  • POLITIKË

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

    MEPJ apelon qytetarët shqiptarë në vendet e Gjirit Persik për kujdes të shtuar

  • SOCIALE / KULTURË

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

    Takimi me liderët e partive/ Kurti nuk arrinë marrëveshje për dalje nga ngërçi në Kuvend

    Trumpi pohon se parandaloi një luftë të re në Ballkan dhe frenoi Serbinë; Me këtë ai ka parasysh takimin e çuditshëm në Shtëpinë e Bardhë,

    Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur inicdente në Gazimestan

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Loja e Trumpit me të gjitha ose asgjë; skenari kritik vjen shumë shpejt

30 Qershor, 2025
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter[i]

  • Gjendja në botë është jo e qëndrueshme, aqsa, më e lehtë është të parashikosh sesi do të duket bota në  vitin 2050, sesa çfarë do të ndodhë gjatë shtatë ditëve të ardhshme!
  • Kësaj bote të çmendur nuk i vjen në ndihmë as inteligjenca artificiale.
  • Pas tre vitesh bojkot, në Forumin Ndërkombëtar të Ekonomisë në Shën Peterburg erdhi përsëri delegacioni amerikan! As më pak as më shumë por përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
  • Trumpi hoqi dorë nga tarifat doganore dhe sanksionet antiruse nga frika për procesin paqesor në Ukrainë
  • Izraeli kryen për Perëndimin “punën e pistë”- tha kancelari gjerman Merz.

Jo shumë kohë më parë një prej individëve më të fuqishëm të botës, Lary Fink, president dhe drejtor ekzekutiv i BlackRock-ut (kompania më e madhe për drejtimin e pronave e cila ka edhe ndikim të stërmadh politik), bëri një konstatim interesant – gjendja në botë është aq e paqëndrueshme, saqë më e lehtë është të parashikosh sesi do të duket bota në vitin 2050, sesa çfarë do të ndodhë në shtatë ditët e ardhshme!

Natyrisht, ky njeri i fuqishëm me siguri di përse dhe çfarë flet megjithëse në shkimin të parë deklarata është e tipit të atillë që mund të duket e çuditshme. Për hir të së vërtetës mendimin e tij e vërteton edhe matematika, si “nëna e të gjitha dijeve”, me ligjësitë e të së cilës mund të njihen shumë të panjohura, e kësisoj edhe të parashikohen ngjarjet e ardhshme.

Futim elementët kyç, variablat dhe faktorët gjeopolitikë të cilët ndikojnë në ta e kemi për t’a kuptuar me saktësi se Finku ka të drejtë. Sepse përllogaritja e shanseve për të ardhmen në fund të fundit mund të ketë vetëm tri perspektiva: do të jetë më e mirë, për shkak të përparimit të përshpejtuar të teknologjisë së lartë; do të jetë më e keqe, sepse ky përparim shumë shpesh do të përdoret për qëllime të gabuara (lexo: luftëra); do të jetë i njejtë ose e ngjashme me këtë që është sot, sepse përparimi i teknologjisë së lartë do të mposhtet, domethënë do të vihen në kontrollin e rreptë në mënyrë që të mos çojë në drejtimin e proceseve nëpërmjet “luajtjes së rolit të Zotit” nga ana e njeriut.

Por, përsa i përket parashikimeve afatshkurtër, perspektivat se çfarë mund të ndodhë janë ku e ku më të shumta në numur e në këtë rast e kemi të pamundur t’a dimë se çfarë do të ndodhë në botë qoftë edhe gjatë javës së ardhshme duke patur parasysh periudhën turbulente në të cilën ajo ka hyrë.

Kësaj bote të çmendur nuk i vjen në ndihmë as inteligjenca artificiale.

Më duket se në këtë rast, nuk ndihmon as inteligjenca artificiale, sepse vendimet kyçe dhe me efekt të gjatë, gjithnjë e më shpesh merrin ad hoc, të cilët, gjithashtu gjithnjë e më shpesh, varen nga tekat e vetë shtetarëve – gjë që është gjithsesi e dukshme pas ardhjes në pushtet në ShBA të Donald Trumpit. Ai ndoshta është i paparashikueshëm, e në këtë rast inteligjejca artificiale shumë lehtë mund të shndërrohet në jointeligjencë. Pse, p.sh. Benjaimin Netanjahu! Se çfarë ndodh në kokën e tij është e vështirë të parashikohet. A është vetëm politikan pragmatist apo mos është shtetar atdhedashës, i cili ka konstatuar shansin për Izraelin që në të drejtën ndërkombëtare të tanishme të rrënuar,  të sendërtojë interesat e tij kyçe; apo mos mendon gjithsesi për pritmërinë mijevjeçare të Mesias izraelit i cili popullin izraelit, si popull i Zotit, do të çojë në rrugën e fitores përfundimtare mbi armiqtë dhe do t’i sigurojë të ardhme të ndritur; apo mos është një cinik i qelbur i cili është në gjendje të sakrifikojë popullin e tij dhe popujt e tjerë vetëm e vetëm që t’i ikë përndjekjes gjyqësore dhe dënimit me burgim që i qëndron mbi kokë pasi të largohet nga pushteti? Mendoj se në këtë rast intreligjenjca artificiale do të hutohej në përpjekje për të gjetur një përgjigje të drejtë dhe të saktë.

Epo kush mund t’a besonte deri vonë se gjithsesi do të fillonte kjo çmenduri që dikush niste luftën izraelito-iraniane e cila mund të ndezë botën shumë më tepër se ajo ukrainase, në të cilën, edhe përkundër të gjithave, ende dominon njëfarë drejtueshmërie (mbi sulmin izraelit në Iran diçka më shumë më poshtë në këtë tekst).

Meqë ra fjala për luftën ukrainase, besoj se inteligjenca artificiale do të mendohej thellë po të ishte puna për Vollodimir Zelenskin. Pikëirsht për atë, i cili për një kohë të shkurtër përjetoi metamorfozën nga një komik i suksesshëm deri te një shtetar i cili në fushatën zgjedhore premtoi të gjente gjuhë të përbashkët me fqinjin lindor agresor, deri sa erdhi në atë që është i detyruar të shpëtojë çfarë mund të shpëtohet nga vetë shteti ukraanas. Në këtë kuptim, ai udhëton më shpesh nëpër metropolet botërore sesa në Kiev, takohet me shtetarë botërorë, merr pjesë në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare ose konferenca të profilizuara, për hir të së vërtetës më shumë merret me “turizëm politik” sesa qëndron në kryeqytetin e atdheut të tij i cili ndodhet përsëri nën sulmet gjithnjë e më të mëdha të forcave ajrore ruse.  Dhe kjo nuk është e rastësishme. Në samitin e aleancës së NATO-s në Hagë javën e kaluar, megjithëse nuk mori pjesë në punimet e tij, ishte si “i ftuar i jashtëm” i cili, pas pjesës punuese u shoqërua gjithë qejf me zyrtarët kryesorë. Me një ndryshim të rëndësishëm: këtë herë kishte veshur kostum duke e ditur që më parë se do të takohej me Donald Trumpin i cili vitin e kaluar e hodhi jashtë, në kuptimin e plotë të fjalës, nga Shtëpia e Bardhë (natyrisht jo për shkak të veshjes së përshtatshme megjithëse edhe për këtë pati vërejtje).

Po vinë kohë akoma më të vështira për Ukrainën

Ukrainës gjithnjë e më shumë po i mungojnë sistemet e mbrojtjes antiajrore, para së gjithash nga ato amerikane gjë që në kuptimin luftarak e shpie në një pozitë gjithnjë e më të vështirë në raport me forcat ruse. Për më shumë, me hapjen e luftës izraelito-iraniane edhe dërgesa e e fundit e javës së kaluar në Kiev të sistemeve antiajrore amerikane (rreth 20.000 copë mjete për luftën kundër dronëve rusë) para përfundimit të afatit përfundimtar të dërgesave të detyrueshme të armatimeve me 20 qershor (trashëgimia e fundit e Bajdenit për Ukrainën, e cila jo vetëm që nuk do të zgjatet, por Uashingtoni heq dorë nga dërgimi i ndihmës ushtarake në këtë vend në tërësi), ndryshoi befas drejtimin për nga Izraeli, i cili tashmë përballet me mungesën e antiraketave për luftën kundër sulmeve ajrore iraniane, gjë për të cilën me 17 qershor njoftonte the Ëall Street Journal-i

Disa analistë amerikanë tashmë paralajmërojnë se edhe vetë ShBA-ve po i mungojnë me shpejtësi antiraketat të cilat gjatë tre viteve e gjysëm i’a dërguan  kaq masivisht jo vetëm Ukrainës, por edhe aleatëve europianë dhe atyre të Lindjes së Largët (Japonisë, Korësë së Jugut, Tajvanit), e kësisoj Amerika mund të gjendje në një pozitë të ndërlikuar nëse edhe vetë përfshihet në mënyrë aktive në luftën kundër Iranit në anën e Izraelit dhe nëse ajo shndërrohet në konflikt afatgjatë cfilitjeje. Sipas atij formatit të famshëm sipas të cilit ShBA-të dhe Perëndimi i bashkuar, nën udhëheqjen e së parëve, bëri në Ukrainë, duke këmbëngulur mbajtjen në këmbë të një lufte afatgjatë dhe të shtrenjtë (duke mos u lejuar ukrainasve humbjen dhe po ashtu as rusëve fitoren), të cfiliteshin maksimalisht rusët dhe t’i jepej Rusisë asaj një humbje e rëndë nëpërmjet hedhjes jashtë nga bashkësia ndërkombëtare në kuptimin politik, diplomatik, ekonomik, tregtar, sportiv, kulturor dhe çfarëdo kuptimi tjetër.

Po vinë kohë të reja

Kjo e fundit gjithsesi doli se ishte një punë Sizifi, e kësisoj, në vend të izolimit total të Rusisë, me 18 qershor 2025, në Forumin tradicional ekonomik ndërkombëtar në Shën Peterburg, në të cilin  morën pjesë një numur rekord vendesh – plot 140! Pas tre vitesh bojkot, në Forumin Ndërkombëtar të Ekonomisë në Shën Peterburg erdhi përsëri deklegacioni amerikan! As më pak as më shumë por përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Që ditën e parë të forumit mbajtën takim të përbashkët me përfaqësuesit e Fondit shtetëror rus të investimeve me në krye të mirënjohurin Kiril Dimitrijev i cili mori pjesë në në negociatat e para amerikano-ruse në kryeqytetin saudit Riad. Ky i fundit tha se në takim u bisedua për bashkëpunimin  e mundshëm të ardhshëm mes kompanive ruse dhe amerikane në zonën e Arktikut, shfrytëzimin e metaleve të tokave të rralla, energjetikën etj, këtë herë sipas modelit të pjesëmarrjes së përbashkët dhe ndarjes se fitimeve dhe teknologjive.

Natyrisht, bashkëpunimi amerikano-rus në fushën e tregtisë dhe investimeve është larg realizimit dhe më shumë varet nga ajo nëse, pas ndalimit shumëvjçar të rrezikshëm dhe qëniën buzë konfliktit, do të rinovohen përsëri marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, por prirjet që shkojnë në këtë drejtim janë gjithsesi të dukshme.

Ndoshta për këtë dëshmon më së miri samiti dyditor i javës së kaluar të G7 në Kanada, në të cilin Trumpi demonstroi haptazi përbuzjen ndaj kolegëve të tij të orientuar librealo-majtistë nga vendet aleate (me përjashtim të kryeministres italiane Georgia Meloni e cila ishte e vetmja djathtiste në këtë forum), duke braktisur takimin  shumë shpejt i cili që shumë kohë më parë kishte aromën e mossuksesit. Menjëherë para samitit kundërshtoi futjen e sanksioneve të reja antiruse që propozoi Bashkimi Europian, duke përfshirë edhe zgjerimin e uljes së mëtejshme të kufirit të sipërm të çmimit për eksportin e naftës ruse nga 60 dollarë për barelë që është tani në 45 syresh, sikurse kihste propozuar presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Për më shumë, sikurse nënivon Bloomb erg-u, duke cituar burimet e tij, Trumpi po të njëjtën gjë përsëriti edhe gjatë takimit të përbashkët me dyer të mbyllura në samit, gjë që bëri që tema në fjalë të hiqej automatikisht nga rendi i ditës.

Trumpi hoqi dorë edhe nga doganat 500 përqind kundër Rusisë

Me siguri jo rastësisht, por në kontektgin e shpërthmit të luftës izraelito-iraniane, me 17 qershor, Trumpi, në Shtëpinë e Bardhë deklaroi se definitivisht, për një kohë të pacaktuar, ka shtyrë mundësinë e zbatimit të tarifave sekondare antiruse me 500 përqind (të vlefshme për vendet e tjera) për importin e prodhimeve të saj energjetike, nëse Putini pranon propozimet për ndërprerjen e armiqsive në Ukrainë. Javës së kaluar ato u promovuan aktivisht brenda skenës politike dhe mediatike, e madje jo më pak edhe nga ato vende europiane që i dëshirojnë.

Vendimin e Trumpit e mbështeti menjëherë, krahas senatorit Richard Blumenthal, edhe iniciatori kryesor i propozimit të sanksioneve – edhe senatori Lindsey Graham, tani mbështetësi më i madh i goditjeve amerikane në Iran.

Duke qëndruar sëbashku me të zotin e shtëpisë – kryeministrin e ri kanadez Mickey Carney dhe kryeministrin britanik Keir Starmer para objektivëve të gazetarëve të mbledhur – Trumpi shkoi më tej. Tha se vendosja e sanksioneve antiruse është bërë tejet e shtrenjtë edhe për vetë Shtetet e Bashkuara të cilat për këtë shkak kanë humbur miliarda e milirda dollarë (manjati i lartpërmendur rus Kiril Dimitrijev, që në Riad, në takimin e përmendur më sipër, humbjet e kompanive amerikane i vlerësoi me më shumë se 300 miliardë dollarë dhe madje i paraqiti palës amerikane dokumentet përkatëse për këtë vlerësim).

Por Trumpi nuk u ndal me kaq. Para kryeministrit kanadez gojëkyçur deklaroi si më poshtë: “G7 dikur ka qënë G8. Barak Obama dhe njeriu i quajtur Justin Trudeau (kryeministri i derivonshëm kanadez. Shën i autorit) nuk e deshën Rusinë…Mendoj se ky ishte një gabim  i madh”. Tani flasin shumë shpesh për Rusinë, tha më tej  Trumpi, por jo në tryezëne bisedimeve. Për më shumë! Tha se udhëheqësit europianë e kanë fyer Putinin dhe për këtë “ai nuk dëshiron të bisedojë me ta, por dëshiron të bisedojë vetëm me mua”.

Zelenski u largua me bisht ndër shalë

Dhe në këtë atmosferë Trumpi i braktisi kolegët e tij aleatë, duke mos dashur madje as të priste ardhjen e të kudondodhurit Vollodimir Zelenski, i cili erdhi paksa më vonë me shpresën se do të takohej dhe do të bisedonte me udhëheqësin amerikan gjë për të cilën flitej me të madhe në Europë dhe në Ukrainë. Në fund Zelenski, në vend të përfitimit të pritshëm, përjetoi mossukses të dyfishtë: nuk arriti t’a bindte Trumpin se Ukraina i plotëson, ndërsa Rusia i shkel, detyrimet e propozimit të tij (të Trumpit) mbi ndërprerjen e luftimeve; dhe nuk arrit t’a bindë Trumpin për të vazhduar furnizimin me armë amerikane, para të gjithave siastemet antiraketore.

Në fund edhe vetë Zelenski e braktisi G6, ndoshta mirë i vedtëdijshëm se – pikërisht klubi G6 (pa ShBA-të dhe pa të cilët humbet edhe vetë kuptimin) nuk ishte në gjendje të ndërmerrte asgjë detyruese dhe as nuk ishte askënd në botë që t’a kuptonte seriozisht.

Zelenski i frustruar, me siguri jo rastësisht, në kanalin e tij Telegram shkroi sesi Europa edhe vetë nuk e di se çfarë do të bëjë me Ukrainën për shkak të frikës nga Trumpi, dhe gjithnjë e më pak shqetësohet se çfarë do të bëhet me Ukrainën në të ardhmen.

Dështimi i “Koalicionit të vullnetarëve”

Kjo është përfundimisht e vërteta! Në intervistën e javës së kaluar për Bloomberg-un amerikan, kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se Londra nuk do të dërgojë asnjë ushtar britanik në Ukrainë pa garancitë amerikane të sigurisë.

Meqënëse ata me siguri nuk do të shkojnë, sepse ShBA-të nuk duan të vihen në situatë që të shtyhen në konflikt me Rusinë për interesat kujtdo, qofshin këto edhe të vendeve aleate, është e qartë se rrëfimi mediatik i ekspozuar bukur gjatë mbi formimin e “Koalicionit të vullnetarëve” në udhëheqjen e Londrës dhe Parisit për dërgimin e njësive të tyre ushtarake në Ukrainë pas nënshkrimit të armëpushimit, përjetoi dështimin e tij gjysëm zyrtar.

Pore megjithatë, Londra e cila tani dërgon avionët e saj në Lindjen e Mesme, për mbrojtjen e aleatit real të amerikanëve – Izraelin, dhe në këtë drejtim ndoshta mund  t’a ndjekin edhe vende të tjera europiane – para së gjithash nëpërmjet dërgimit të armatimeve të tyre në Izrael (në vend të Ukrainës!), paralajmëron edhe dërgimin  e ushtarëve të saj në Lindjen e Afërt.

Natyrisht, në samitin e lartpërmendur – të cilin mund t’a quajmë tashmë G6 – liderët europianë vijuan të shprehin luftënxitjen e tyre në kuptimin e vazhdimit të luftës në Ukrainë derisa Putini të pranojë kushtet e përmendura të Trumpi, si dhe nevojën e vazhdimit të ndihmave gjithafarëshe për Kievin. Javën e kaluar, ministri polak i mbrojtjes Władysłaë Kosiniak-Kamysz shkroi se si mund të vazhdojë Europa ndihmën për Ukrainën sepse BE-së do t’i duhet njëfarë kohe e nevojshme për t’u armatosur.Ishte pikërisht kjo deklaratë, e cila ishte poshtëruese për Kievin, sepse del se Europa vërtetë nuk shqetësohet për çfarë do të ndodhë në fund me Ukrainën, por ka rëndësi të vazhdohet lufta për interesat perëndimore.

Diçka të ngjashme në samitin e Kanadasë deklaroi edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, por për çështjen e e Izraelit – duke thënë se i duhet t’i ofrohet ndihmë Izraelit sepse ai bën për ne “punët e pista” nëpërmjet luftës me Iranin. Deklaratë e padëgjuar e cila vërteton më së miri pikëpamjet e disa liderve perëndimorë si për Ukrainën ashtu edhe për Izraelin si ndërmjetës të perëndimorëve (proxy) për luftëra me vende të padëshirueshme.

Nga ana tjetër, presidenti francez Emanuel Makron, të cilin Trumpi e “mori zët” në mënyrë të veçantë gjatë samitit në Kanada, deklaroi se ShBA-të nuk do të duhet të përzihen ushtarakisht në luftën izraelito-iraniane sepse kjo sjell rreziqe për ShBA-të dhe për tërë botën. Në ndryshimn nga Georgia Meloni, ai i’u kundërvu synimeve për rrëzimine  rregjimit iranian sepse kjo do ta përballte me rreziqe tërë rajonin!

Që Ukraina nuk i ka punët mirë dëshmon edhe fakti se ky vend, në kuptimin e vërtetë të fjalës, ka dalë jashtë të gjitha mediave mainstream amerikane që në momentin e fillimit të luftës izrealito-iraiane, gjë që pas saj është “betonuar”.

Trumpi ndodhet nën  presone të mëdha

Trumpi, në pjesën më të madhe për meritën e tij dhe “lojërat” me Netanjahun, tani gjendet nën presion të madh nga të gjitha anët. Pasuesit e linjës së ashpër amerikanë (ndër të cilët bën pjesë edhe çështja e Izraelit) bëjnë presion që të përfshihet ushtarakisht në atë luftë dhe njëherë e përgjithmonë të heqë nga rendi i ditës “çështjen iraniane” dhe atë të Izraelit. Megjithatë, një numur i madh amerikanësh, sipas anketimit të Ipsos-it – rreth 70 përqind – kundërshton një angazhim të ri ushtarak të ShBA-ve.

Me fillimin e sulmit mbi Iranin, Trumpi erdhi në një situatë ku i’u kundërvu bazës së tij kryesore zgjedhore – të ashtuquajturve amerikanë MAGA, më saktë shkaktoi ndasinë mes tyre. Disa për tyre janë kategorikisht kundër tërheqjes së amerikanëve në luftë me Iranin, ndërsa të tjerët mbështetin sulmet kundër këtij vendi. Sepse, në fushatën zgjedhore Trumpi pati deklaruar dhe luajtur me kartën e presidentit paqebërës se ai ka qënë i vetmi president amerikan i cili (në mandatin e tij të parë) nuk ka lejuar ndonjë luftë amerikane nëpër botë.

Me qëndrimin e tij agresiv ndaj Iranit para pak kohësh hyri në konflikt edhe me gazetarin e tij kryesor Tucker Carlson. Ky i fundit, javën e kaluar publikoi një intervistë me senatorin republikan Ted Cruz, skifter dhe një prej mbështetësve më të zjarrtë të sulmeve amerikane mbi Iranin. Carlsoni në kuptimin e vërtetë të fjalës e poshtëroi për mosdijen e tij mbi faktet bazë në lidhje me Iranin (vendin që ai donte aq shumë t’a asgjësonte), me pyetje si puna e popullsisë së Iranit, përbërjen e tij etnike e shumë gjëra të tjera.

Filmimi u bë shumë shpejt hit në internet, sikurse nënvizo NBC-News prodemokratëve.

“Me që ra fjalë, sa njerëz jetojnë në Iran?” e pyeti Carlsoni republikanin nga Teksasi. “Nuk e si numurin e banorëve”, u përgjigj Cruzi. “Nuk e dini sa banorë ka vendi të cilin  dëshironi t’a shkatërroni?” – vazhdoi me ironi Carlosni, duke aluduar për thirrjet e Cruzit për shkatërrimin e rergjimit në Iran sepse ai dëshiron të nisë sulme bërthamore – besojeni ose jo – kundër vetë Shteteve  të Bashkuara.

Injoroi paralajmërimin e shefes së zbulimeve

Njëkohësisht Trumpi injoroi ashpër edhe qëndrimin e drejtoreshës së tij të shërbimit çati të zbulimit National Intelligence (DNI) Tulsi Gabbard e cila tha se Irani nuk ka armë bërthamore dhe as nuk synon t’a ketë. I’u përgjigj me fjalët se atij “nuk i intereson se çfarë mendon Tusli Gabbardi sepse ai ka mendim të kundërt në lidhje me këtë” (poshtërim i plotë publik i individit, i cili për natyrën e gjërave, domethënë për funksionin që kryen, këtë duhet t’a dijë, me siguri e di, më mirë se Trumpi.

Bga ana tjetër mbi Trumpin bëjnë presion, por që të mos hyjë në konflikt direkt me Iranin, edhe demokratët me pjesën më të madhe të të ashtuquajturit shtet i thellë – madje edhe në mnyrë të sinkronizuar me një pjesë të republikanëve që kanë të njëjtin mendim. Gjithashtu edhe një numur i madh mediash liberale amerikane paralajmërojnë për situatën  tejet të rrezikshme në të cilën Trumpi, me politikën e tij të ndihmës për Izraelin,  mund të shpjerë ShBA-të Për më shumë, CNN direkt para sulmeve amerikane bëri publike një analizë në të cilën bëhet fjalë se Irani nuk dëshiron të posedojë armë bërthamore, sepse, sikur të dëshironte, një gjë të tillë mund t’a kishte bërë që në vitin e kaluar.

Kjo përputhet me të dhënat e zbulimit të vetë ShBA-ve, dhe sikurse shohim- Tulsi Gabbardi e di mirë një gjë të tillë. Përveç kësaj para pak kohësh tronditi estabilishment-in amerikan me publikim i videos së saj shokuese për vizitë në Hiroshima, mbi rrezikun kurrë më të madh më parë nga shpërthimi i luftës bërthamore në botë.

[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-trumpova-igra-na-sve-ili-nista-kriticni-scenarij-stize-uskoro/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

Bota

Rreziku i përhapjes së Armëve Bërthamore në Kohën e Pasigurisë Globale

29 Qershor, 2025
Bota

Rritja e mbrojtjes së NATO-s nuk është një favor për ‘askënd’, përsërit Merz

29 Qershor, 2025
FILED - The Bundeswehr with Leopard 2 tanks during a NATO exercise: Until now, new purchases by the German military have required a lot of lead time. Photo: Kay Nietfeld/dpa
Bota

Qeveria gjermane bën lëvizje për të përshpejtuar blerjet e armëve

28 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Studentët u mashtruan  nga propaganda e lirë e Vuçiçit: Ndodhi një kthim radikal djathtas, revolta e humbi kuptimin, ndërsa shansi u humb

30 Qershor, 2025

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025

Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

30 Qershor, 2025

Xi Jinping-u kërkon qeverisjen e rreptë të Partisë

30 Qershor, 2025

Partia Komuniste e Kinës forcohet ndërsa anëtarësia e saj i tejkalon 100 milionët

30 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.