• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Lufta e Ftohtë e Kosovës

27 Prill, 2020
in KOSOVA, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ekskluzivisht për ARGUMENTUM

Nga Ali HOXHA*

Për të shmangur mundësinë që titulli i këtij shkrimi të mos përshkallëzojë në keqkuptime ideologjike, analogjinë do ta përqëndrojmë në karakterin teknik të një periudhe kur konflikti botëror në mes SHBA-ve dhe BRSS-së mund të shpërthente në çdo minutë por nuk ndodhi kurrë. Nëse mund të citojmë Sheksipirin me “shumë zhurmë për asgjë”, nuk e di nëse ky përshkrim do të ishte i duhuri. Fundja, lufta në mes dy blloqeve vazhdonte në prapavijë, ndërkohë që vietnamezët dhe koreanët luftonin njëri-tjetrin ngase brenda këtyre dy shteteve ekzistonin fronte të ndryshme të përçara që ose mbronin idealet komuniste ose ato demokratike në një kohë të pavarësisë nga kolonializmi. Një gjë megjithatë këto dy ideologji kishin të përbashkëta, mjetin e luftës dhe numrin e viktimave. Në “realpolitikë” konsiderohesh naiv nëse mendon se integriteti i shteteve të vogla e të dobëta duhet të trajtohet si e shenjtë. Fuqitë e mëdha bëjnë politikë force ndërsa kërkojnë nga akterët e vegjël konformitet të plotë ndaj idealeve të tyre. Në momentin që një shtet i vogël sillet si një fuqi e madhe, pra duke prioritizuar interesin kombëtar, fillojnë etiketimet totalitare. Edhe kjo ka logjikë realiste sepse askujt nuk i pëlqen ngritja e faktorit të një kombi të caktuar në një regjion të caktuar. Gjeopolitika e ka çmimin e vet por nuk do të përqëndrohemi aty. Përqëndrimi i këtij shkrimi bazohet në mendësinë politike të shteteve të vogla që janë ushtarakisht të dobëta dhe politikisht të përçara edhe nëse ideologjinë e kanë të njejtë. Për dallim nga karakteri i luftës së ftohtë që ndodhi në mes dy poleve të ndryshme, forca e refuzimit në këtë rast ndodh brenda poleve të njejta. Do të lëmë mënjanë poashtu proporcionalitetin e forcave që e bën luftën e ftohtë karakteristikë në vete. Rastin konkret e lidhim me Kosovën ku gërshetohen idealet pë zhvillim, liri dhe barazi e që bien ndesh me “realpolitikën” e viktimës e jo të strategut.

Një pëshkrim i shkurtë mbi aktualitetin në Kosovë

Qeveria Kurti tanimë e shkarkuar, për shkak të krizës virusale do të vazhdojë punën si qeveri në detyrë në mënyrë që të menaxhojë situaten shëndetësore në vend. Në një kohë kur politika pandemike konsiderohet e pamoralshme, Presidenti Thaçi nuk heziton të shtyjë përpara procesin e “normalizimit” të marrëdhenieve me Serbinë, ndaj po zhvillon takime me LDK-në dhe partitë tjera për të jetësuar një qeveri të re në Kosovë. Takimet zhvilloheshin pa maska dhe pa dorëza, sikur imuniteti politik t’u kishte ngadhënjyer mbi imunitetin shëndetësor. Tani që Thaçi ja dorëzoi mandatarin për formimin e qeverisë partisë së dytë më të madhe në vend, LDK-së, shumë shpejt pritet formimi i një qeverie të re që do të largonte qeverinë në detyrë të Kurtit. Ekzistojnë pakjartësi të shumta, sidomos në interpretimin kushtetues rreth asaj se a ka vepruar Thaçi në përputhje me ligjin kur kjo e fundit shënon se nuk ekziston një afat kohor sipas së cilës partia e parë duhet të kthejë përgjigje rreth mandatarit për formimin e qeverisë. Disa njohës të çështjeve kushtetuese e konsiderojnë shkelje ligjore dorëzimin e mandatarit partisë së dytë pa marrë fillimisht përgjigje konkrete nga partia e parë. Partia e parë në anën tjetër nuk propozon kanditatin mbasi që kushtetuta nuk parasheh afat kohor sipas të cilës partia e parë duhet të propozojë kandidatin dhe me këtë të shkohet në zgjedhje të reja në momentin që kalon kriza pandemike. Kjo me arsyetimin se zgjedhjet e reja janë mënyra e vetme legjitime për të kjartësuar turbullimet politike në vend.

Kushtetuta si lektyrë shkollore

Nuk është praktikë e pazakontë që mohimi i vullnetit të një mase të madhe qytetare sjell përshkallëzime shoqërore e deri në konflikte të mundshme të brendshme. Nëse nisemi nga reflektimi i zgjedhjeve të kaluara, ekiziston një balancë fuqish mes tre partive politike në vend por duke konsideruar se pritshmëritë dhe disponimi i qytetarëve është relativ po aq relative është edhe vota qytetare. Pra, peisazhi politik i para disa muajve ndryshon rrënjësisht me atë të sotëm. Sipas sondazheve, momentalisht LVV-ja ka trend rritjeje mbas zhvillimeve politike të fundit. Sa është legjitime që partia më e madhe në vend të lihet jashtë proceseve politike nuk është e shpjeguar mirë dhe ka nevojë të kjartësohet nga ekspertë ligjorë. Po ashtu është thuajse me rëndësi jetike që mbrojtësit e kushtetutës dhe njohësit e çështjeve ligjore të rikthejnë besimin e qytetarëve në kushtetutë sepse me shumë gjasë interpretueshmëria e kushtetutës si lektyrë shkollore në bazë të përshtatshmërive për pushtet, do ta dëmtojë rëndë integritetin ligjor në Kosovë. Nëse kushtetuta e parandalon njeriun të kryejë një krim ose të rregullojë rendin shoqëror në tërësi, po ashtu duhet të jetë në gjendje të definojë hapat politik të rradhës me qëndrueshmëri të plotë.

Qëndrimi i administratës Trump ndaj Kosovës

Përgjatë historisë të mbështetjes amerikane, Kosova mund të konsiderohej si nyje gjeopolitike ndaj ndikimit rus në Ballkan. Por tani politika amerikane udhëhiqet nga një formacion politikanësh që nuk njohin krizën ballkanike si çështje politike me ndikim regjional e potencial konflikti por e shndërruan në një subjekt ekonomik me mundësi përfitimi për elektoratin e Presidentit Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. Nëse arrihet një marrëveshje e shpejtë në mes Kosovës dhe Serbisë, imazhi i Trumpit forcohet para një audience që do ta votonte atë por nuk ka shumë njohuri rreth ndodhive në Ballkan. Pra, çështja ballkanike u bë mjet elektoral, ndërsa kjo siç lë përshtypjen, në dëm të integritetit të Kosovës. Përflitet për ekzistimin e një marrëveshje për shkëmbim dhe ndarje të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, iniciativë kjo e koordinuar dhe tashmë thuajse e përmbyllur nga presidenti i Kosovës dhe atij të Serbisë. I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell mohon se bëhet fjalë për një marrëveshje të tillë për aq sa di ai personalisht. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë e kishte mirëpritur formimin e mbledhjes parlamentare për moconin e rrëzimit të qeverisë Kurti sepse ky i fundit kishte shpalosur qëndrimet e tij në raport me dialogun Kosovë-Serbi. Këndvështrimet e Kurtit për politikën e jashtme ndryshojnë rrënjësisht nga ato të paraardhësve të tij. Sipas Kurtit, marrëveshjet e shpejta më shumë sjellin dëme sesa përfitime. Poashtu, zëvendësimi gradual i tarifës 100 % me reciprocitetin ndaj Serbisë nuk ishte mirëpritur nga përfaqësuesit e SHBA-vë që theksojnë kjartë se masat e reciprocitetit dëmtojnë shëndetin ekonomik të Kosovës në raport me Serbinë. Por fjala “reciprocitet” si term në vete tregon se po aplikohet një masë si reflektim i një mase të njejtë ndaj subjektit që aplikon reciprocitetin, por presionet e SHBA-ve më shumë kësaj rradhe ishin fokusuar kundrejt Kosovës. U bë thuajse e kjartë që Kurti paraqiste pengesë për objektivat e përkohshme të administratës Trump. Sa është produktive që objektivat e përkohshme të arrihen me veprime që mund të kenë pasoja të përhershme është e pakjartë.
Ajo çfarë është interesante është shndërrimi i dinamikës së dialogut Kosovë-Serbi. Qeveria Haradinaj asokohe kishte kërkuar me ngulm që SHBA-të të ndërmjetësojnë dialogun mbasi që BE-ja kishte dështuar të sjell rezultat në vitet e fundit si pasojë e dinamikave të saj të brendshme me imigrimin. Në fillim lihej përshtypja se SHBA-të nuk kishin fare ndërmend të trajtojnë këtë çështje si prioritet, por tani ajo po trajtohet me interes të plotë nga ana e saj.
Që qeveritë nuk rrëzohen vetëm për përformancën e keqe u bë e dukshme me shkarkimin e qeverisë Kurti. Qeveritë mund të rrëzohen edhe nëse kanë performancë të mirë. Shumë opinionistë lavdëruan punën e përbashkët të LVV-së dhe LDK-së. Por dukej sikur qëndrimi i qeverisë Kurti sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, nuk i pëlqente të dërguarit special Grenell. Marrëdhëniet e ftohta mes tyre u bënë të kjarta përmes postimeve në rrjete sociale dhe intervistave televizive. Mediat e Kosovës shqetësoheshin se SHBA-të po e braktisnin Kosovën sepse nuk ishin mësuar me liderë që mund të kenë qëndrime jo të njejta me aleatët më të mëdhenjë. Kjo situatë e vuri LDK-në presion. Me LDK-në si mjet politik, interesat e Presidentit Thaçi për të shtyrë ekzistencën e tij politike u përputhen me interesat e administratës Trump për një triumf elektoral. Përderisa interesat e Thaçit ishin mbajtja e dobësuar e pushtetit politik përmes riafirmimit të simpatisë proamerikane, ndërsa interesat Trump ishin mbledhjet e poenave për fushatë elektorale, është me rëndësi të shtrohet pyetja cilat janë interesat e Kosovës dhe kush i përfaqëson ato përderisa qeveria Kurti është në shkarkim e sipër? Që interesat në mes shteteve kanë diferenca, ka edhe logjikë shkencore. Prandaj ekzistojnë dialogjet me qëllimin për të gjetur një mes të përbashkët që sjell përfitime të dyja palëve. Disa analistë në Kosovë preferojnë një lider i cili di më së miri të përmbush kërkesat e SHBA-ve pa marrë parasysh përmbajtjen e atyre kërkesave. Nëse një lider i tillë është i rëndësishëm, atëherë ndoshta se duhet rimenduar nëse Kosovës nuk i duhet një lider fare. LDK-ja në këtë aspekt luhatet brenda joekzistencës në thelbin e saj, ndaj edhe aktualizohet mirë në rrethanat e tanishme politike.
Interesi themelor i një shteti është siguria kombëtare dhe përmbushja e premtimeve ndaj votuesve. Sipas kësaj formule partia e cila ka treguar integritet dhe palëkundshmëri të parimeve të vetshpallura në raport me premtimet e dhëna, ka gjasa të mëdha që do të fitojë legjitimitetin përmes votës. Por, zgjedhjet nuk shikohen si zgjidhje më e mirë për palën opozitare. Shumë ushtrues të debateve publike anashkalojnë faktin që prioritizimi i dialogut Kosovë-Serbi nuk i sjell ndonjë ndryshim jetës së mjerë të njerëzve në Kosovë, ashtu siç nuk ka sjell edhe përgjatë viteve të fundit. Qytetarët në Kosovë kërkojnë ngritje të mireqenjes, jetë më të mirë, punë për të rinjët dhe rol më të theksuar të shtetit në jetën e tyre. Nëse këto kërkesa injorohen nga përgjegjësit politik, atëherë edhe politika si term e humb substancën e saj.

Përmbledhje

Ajo që mbetet e pasigurtë është nëse mandati ose misioni i përkohshëm i qeverisë së re do të jetë dëmtimi i integritetit të Kosovës apo është thjeshtë një sekuencë e zakonshme e realpolitikës së viktimës e mveshur me simpatinë pro-perëndimore, ku secili aktor dëshiron një pjesë të pushtetit; si një vazhdimësi e frymës së vjetër politike që në rradhë të parë ka ndikuar në zemërimin e qytetarëve. Situata aktuale politike në Kosovë po e vë në sprovë durimin e qytetarëve të saj tashmë të stërlodhur me ritmin e njejtë dëshpërues që shumë lehtë mund të kthehet në shkëndijë që mund të rrëzikojë sigurinë në vend por edhe më gjerë. Arkitektët e rrëzimit të qeverisë Kurti, nëse jo sot, nesër mund të ndodhën në një situatë kur duhet të shpjegohen për veprimet e tyre. Nëse në rastin më të keq, shkëmbimi territorial do të realizohet përkundër mohimeve të shumta, mundësia për shpërthime të konflikteve të brendshme nuk është edhe aq e pamundur. Çdo negociator i përgatitur në Kosovë e di që edhe mbas shkëmbimit territorial, Serbia do të pretendojë tutje. Nuk është se kjo zgjidhje do të ngop ndonjë palë e do t’i sjell zgjidhje të përhershme statusit të Kosovës. Ndaj liderët e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, kur vie fjala te shteti dhe integriteti i tij, duhet të veprojnë me këmbëngulje dhe jo me lëshim të plotë ndaj palës tjetër. Statusi i Kosovës duhet të ketë përmbajtje përtej këndvështrimit serb.
Realpolitika na rikujton se shtetet gjithmonë ndjekin interesin e tyre kombëtar. Kjo e arsyeton qëndrimin e SHBA-ve dhe të Serbisë, por nuk e racionalizon zhvillimin politik në Kosovë dhe veprimin e liderëve të saj. Politika e jashtme edhe më tej mbetet thembra e akilit që parandalon zhvillimin e mirëfilltë të Kosovës. Efekti centripetal i politikëbërjes rëndon imunitetin sovran të një shteti. Veprimi politik i krahut te djathtë në raport me politikën e jashtme është ende i padefinuar mirë. Duket sikur adoptimi konceptual i psikologjisë së viktimës ndërthur mbijetesën e rivaliteteve politike dhe epshit për pushtet që tejkalon urinë natyrale të shtetit për t’u forcuar ekonomikisht dhe zhvilluar ushtarakisht. Lufta e ftohtë brenda Kosovës është luftë mes vlerave të veta, në mes frikës dhe guximit, në mes kontradiktes dhe identitetit. Interesi i një faktori të dobësuar shqiptar dobëson edhe rolin gjeopolitik të SHBA-ve në ballkan. Përderisa Kosova zhvillon luftë të ftohtë brenda qenjes së vet, komshinjët andej territorit po vazhdojnë të zhvillohen dhe të armatosen tutje./argumentum.al

*Ali Hoxha, ekspert në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Prishtinë

*Opinionet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht   qëndrimin editorial të Argumentum.al

© Argumentum. 

Related- Posts

KOSOVA

KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

15 Shtator, 2025
KOSOVA

Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

14 Shtator, 2025
KOSOVA

Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

13 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.