Presidenti francez, Emmanuel Macron kritikoi sot marrëveshjen kornizë të arritur të dielën midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se kjo tregonte se blloku nuk kishte arritur të “frikësohej” nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkruan “Reuters”.
“Për të qenë i lirë, duhet të të frikësojnë. Nuk na frikësuan mjaftueshëm”, tha Macron.
“Edhe pse marrëveshja tregtare e Bashkimit Evropian me SHBA-në u jep bizneseve franceze vizibilitetin e nevojshëm për të investuar, ky ishte vetëm hapi i parë dhe se do të vazhdojmë të negociojmë”, tha presidenti francez.
“Tani më shumë se kurrë, është e rëndësishme të përshpejtohet axhenda evropiane e sovranitetit dhe konkurrencës”, tha Macron.
“SHBA-ja dhe BE-ja arritën një marrëveshje tregtare me tarifa prej 15%, duke i dhënë fund pasigurisë disamujore”, njoftoi presidenti i SHBA-së Donald Trump pas një takimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Skoci.
Më herët, Uashingtoni kishte kërcënuar me një normë tarifore prej 30%.
Si pjesë e marrëveshjes, BE-ja do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ndërsa blloku do të blejë energji dhe pajisje ushtarake amerikane me vlerë 750 miliardë dollarë.
/Argumentum.al