Zoran Meter[i]
Azerbejxhani, i inkurajuar me fitoren në Karabah dhe me mbrojtjen turke, konstatoi mundësinë e rritjes së ndikimit të tij në rajon. Aq më shumë që kjo rritje do të thotë automatikisht edhe dobësim të ndikimit rus në të, gjë që i shkon për shtat jo vetëm Turqisë, por edhe Perëndimit – mbi të gjitha Britanisë së Madhe e cila gjithmonë e ka mbajtur “putrën” e saj mbi Azerbajxhanin. Jo vetëm në sajë të projekteve dhe koridoreve të mëdha energjetike por edhe për shkak të anashkalimit të Rusisë për transportin e energjentëve në Perëndim, por edhe në kuptimin e projektimit të mëtejshëm të interesave të saj gjeopolitike në Azinë e Mesme dhe rrethimin e Rusisë edhe nga ana jugore dhe jo vetëm Perëndimore (europiane).
Kriza më e re mes Moskës dhe Bakusë nuk është interesante vetëm në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe mes këtyre dy shteteve, por akoma më tepër edhe në kontekstin e konfliktit të tensionuar gjeopolitik si kurrë më parë të lojtarëve të mëdhenj dhe gjendjes së destabilizuar në Europë dhe në Lindjen e Mesme. Në të parën për shkak të luftës ukrainase së cilës nuk po i shihet fundit, ndërsa mundësia e përshkallëzimit jashtë territorit të saj (megjithëse është zvogluar me ardhjen në pushtet të Donald Trumpit dhe vendosjen e kontakteve të tij personale me kreun rus Vladimir Putin), gjithsesi nuk është tërësisht e përjashtuar sepse ekseset e pakontrolluara dhe rrethanat që ekzistojnë ende mes Rusisë dhe Perëndimit nuk munden dhe nuk duhen përjashtuar.
Përsa i përket Lindjes së Afërt, megjithëse Trumpi prej ditësh feston fitoren e tij ushtarake mbi Iranin, thënë butë, në esencë shumë e dyshimtë (vetë Trumpi e interpreton në atë mënyrë saqë për atë pothuajse nuk i është dhënë çmimi “Nobël” për paqen), atje nuk është zgjidhur ende asgjë – po ashtu edhe në lidhje me ndalimin e luftës në Rripin e Gazës dhe përreth vetë Iranit, programit të tij bërthamor dhe raketor dhe raporteve me Izraelin. Për më shumë që është e qartë për të gjithë, sidomos pas samitit më të ri të vendeve antare të BRICS-it në Brazil në të cilin Irani është antar me të drejta të plota që prej dy vitesh – se pas tij qëndrojnë fort Kina dhe Rusia megjithëse, natyrisht, nuk kanë hyrë direkt në luftë me ShBA-të, as ka qënë nevoja për një gjë të tillë, sepse muk e kanë detyrimin për këtë, dhe as në Iran nuk ndodhi ndryshimi i rregjimit ose më mirë i politikës së jashtme të këtij vendi. Gjë që ende përbën një kërcënin potencial për Europën, si për çështjen e valës së mundshme të re të emigrimit masiv nga Lindja e Afërt në rast të një përshkallëzimi, e cila mund të ndezë këtë rajon fqinjë, po ashtu edhe në lidhje me furnizimin me energjentë të cilët Europës (në kuptimin e Europës në konteksin e analizës nuk kam parasysh vetëm kuptimin gjeografik, por edhe atë gjeopolitik, të cilën e përbëjnë antarë të BE-së dhe të aleancës së NATO-s) i mungojnë kronikisht.
Por tani po i përkushtohemi temës kryesore dhe po e nisim nga shkaku e prishjes së beftë të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Azerbejxhanit.
- Marrëveshja straregjike e nënshkruar dy ditë para invazionit rus në Ukrainë
Shkaku indirekt për këtë përshkallëzim të përmendur më lart ishte vdekja e disa pjestarëve të pakicës etnike azerbejxhanase në Rusi me rastin e veprimeve të organeve hetimore në qytetin rus të Jekaterinburgut, në Uralin rus, në lidhje me sqarimin e rrethanave të disa vrasjeve që kanë ndodhur dhjetë vite më përpara dhe të cilat, sipas citimeve ruse, kanë nënshkrimin e grupeve mafioze nën kontrollin e disa pjestarëve më të zëshëm të këtij grupimi etnik. Në lidhje me këtë është shkruar mjaft (mbi reaksionet e ashpra të Bakusë zyrtare mbi gjoja veprimet brutale të disa pjestarëve të shërbimeve ruse të sigurisë për spiunazh, ndalimin e vizitave reciproke ndërqeveritare në Moskë dhe në Baku atj.) kësisoj do t’a vë theksin te prapavija gjeopolitike e cila është shumë më interesante dhe më e ndërlikuar nga deklaratat prozaike të publikuara të cilat në këtë rast patëm mundësi t’i dëgjonim nga Bakuja dhe Moska.
Pra, Marrëveshja mbi bashkëpunimin strategjik mes Rusisë dhe Azerbejxhanit (natyrisht e nevojshme dhe favorshme për të dy vendet) u nënshkrua në Moskë me 22 shkurt 2022, mes presidentëve të të dy shteteve Vladimir Putin dhe Ilham Alijev – gjithsejt dy ditë para fillimit të invazionit rus në Ukrainë. Ky agresion e vuri në një pozitë të pafavorshme kreun ushtarak azerbejxhanas i cili menjëherë deklaroi se nuk ishte i njohur me planet ushtararke rusë (gjë që natyrisht është e vërtetë) por kjo natyrisht që nuk ishte e mjaftueshme për “të larë duart” nga bashkëpunimi straregjik me Moskën e cila me këtë u bë njëkohësisht edhe e pakëndshme politikisht. Për këtë, që në fillim Bakuja theksoi në mënyrë intensive se mbështet Ukrainën dhe luftën e saj në kontekstin e ruajtjes së lirisë dhe integritetit teritorial, duke e krahasuar në këtë kontekst luftën ukrainase me luftën e tij për rikthimin e sovranitetit mbi Nagorni Karabakun.
Por edhe përkundër kësaj Moska nuk histerizoi, por shfaqi durim. Për më shumë, vazhdoi punën me Bakunë për projekte me interes të përbashkët, duke e kuptuar pozitën e krijuar për Bakunë në kontekstin e luftës ukrainase. Megjithatë, me kalimin e kohës u bë gjithnjë e më e qartë se nga pala azerbejxhanase, jo aq nga vetë pushteti sesa brenda shoqërisë azerbejxhanase, erdhën sinjale gjithnjë e më të ashpra të karakterit konfrontues që kishin potencialin e ndikimit tejet negativ për marrëdhëniet reciproke dhe ndaj të cilave kreu shtetëror i këtij vendi kaukaziano-jugor nuk reagoi. Ndaj tyre nuk reagoi as Moska zyrtare, por mediat ruse reaguan që ç’ke me të, e kësisoj mund të konkludohet pa problem se mosmarrëveshjet dhe incidentet vetëm u grumbulluan dhe se ndaj tyre, heret apo vonë, do të duhej të reagonte politika e lartë e të dyja palëve gjë që edhe përfundimisht ndodhi pas ngjarjeve në Jekaterinburg. Ende në nivelet e disa ministrive, në mënyrë të veçantë nga ato të punëve të jashtme, si dhe parlamenteve shtetërore. Presidentët Putin dhe Alijev në këtë rast nuk hynë në konflikte mes tyre.
- Ambicjet gjeopolitike në rritje të Azerbejxhanit në rajonin e ndërlikuar gjeopolitikisht
Bakuja gjithnjë e më publikisht ka shprehur se Moska për të nuk është prioritet i politikës së saj jashtme, e vetëdijshme për marrëdhëniet e saj tejet të ndërlikuara me Perëndimin, dhe me konfliktin afatgjatë për të, në kuptimin e pranimit të argumeneve ruse për ndalimin e konfliktit në Ukrianë (sëpaku në qarkun e gjërë të qytetëruar perëndimor). Përshkallëzimi i parë i marrëdhënieve, të cilat meqënëse bëhet fjalë për dy vende që kanë raporte partneriteti strategjik, duheshin zgjidhur diplomatikisht dhe mediatikisht heshturazi, ishte rrëzimi i avionit civil azerbejxhanas në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Në lidhje me këtë ngjarje u fol shumë, por do të theksoja se presidenti Ilham Alijev me këtë rast kritikoi ashpër Rusinë, duke treguar qartazi mungesë respekti ndaj Kremlinit. Edhe këtu Putini uli shpinë në emër të mosashpërsimit të marrëdhënieve dhe kërkoi falje publikisht për gabimin e mbrojtjes antiajrore e cila kishte qëlluar avionin në zonën e Gjeorgjisë dhe Çeçenisë
Azerbejxhani është aleati më i madh i Turqiaë jo vetëm në rajonin e rëndësishëm kaukazian, megjithëse edhe ky element duhet marrë në konsideratë. Bakuja e inkurajuar me fitoren ushtarake në Karabah dhe mbrojtjen turke të cilën ajo në këtë rast i’a ofroi haptazi, pau mundësinë për rritjen e ndikimit të saj në rajon. Për më tepër që kjo rritje do të thotë automatikisht edhe dobësim e ndikimit rus në këtë, gjë që i shkon për shtat jo vetëm, Turqisë, por edhe Perëndimit – para së gjithash Britanisë së Madhe e cila ka gjithmonë “putrën” e saj mbi Azerbejxhanin. Jo vetëm nëpërmjet projekteve dhe koridoreve të mëdha energjetike të cilët zyrtarisht anashkalojnë Rusinë për transportimin e energjentëve në Perëndim, por edhe në kuptimin e projektimit të mëtejshëm të interesave të saj gjeopolitike në Azinë e Mesme dhe rrethimin e Rusisë nga ana jugore dhe jo vetëm nga ajo perëndimore (europiane)
- Koridori kyç i Zangesurit
Kontrolli mbi koridorin e Zangesurit (ose Sikyuk, sikurse e quajnë atë në Armeni) është me rëndësi për interesat strategjike dhe jetësore për Azerbejxhanin. Ai kalon nëpër territorin shtetëror armen që ndan territorin shtetin amë azerbejxhanas nga enklava e tij Nahçivan, e cila kufizon me Turqinë (Azerbejxhani nuk ka kufinj të tjerë me Turqinë përveçse nëpërmjet kësaj enklave, ndërsa territori i tij amë kufizon me Rusinë, Gjeorgjinë, Iranin dhe Armeninë). Prandaj kontrolli i këtij territori, të cilin ai nuk e ka dhe rreth të cilit do të deshte të arrinte marrëveshje me Erevanin (të cilit de facto do t’i duhej të hiqte dorë nga sovraniteti armen mbi një pjesë të territorit të tij ose më mirë të themi kontrollin e tij dhe t’ia lërë Azerbejxhanit në mënyrë që ky i fundit të realizojë interesat e tij strategjike) nuk ka dyshim se ka interes të stërmadh për Bakunë dhe Ankaranë.
Megjithatë, për një gjë të tillë Azerbejxhani dhe Turqia ende nuk kanë mbështetjen e duhur të Perëndimit i cili është i vetëdishëm se përpjekje të tilla do t’a shtynin përsëri Armeninë nën ndikimin e Moskës, nga i cili ajo, nën udhëheqjen e kryeministrit Nikola Pashanjinan, ngadalë për me këmbëngulje po largohet. Dhe jo vetëm kjo! Moska ka ende bazën e saj të madhe ajrore në Jug të Armenisë, të cilën, siç po duken punët, Erevani nuk shpejtohet t’a mbyllë – natyrisht i vetëdijshëm për rreziqet e stërmëdha gjeopolitike për vete. Për më tepër se nga Bakuja gjithnjë e më shumë po dëgjohen kërcënime mbi mundësinë e sulmit azerbejxhanas mbi Armeninë me synim zotërimin e koridorit strategjik. Përveç kësaj Armenia është ende formalisht antare e aleancës ushtarake proruse OKBD megjithëse i ka ngrirë aktivtetet e saj. Fakti që Bakuja shfaq synime agresive ndaj Armenisë më së miri e dëshmojnë edhe fjalët e vitit të kaluar të ish sekretarit të shtetit Antoni Blinken sipas të cilave Azerbejxhani mund t’a sulmojë Armeninë për shkak të Sinyukut (Zangesurit).
Pra, është e vështitë të pritet që Azerbejxhani do të vendosë për ndonjë operacion ushtarak kundër Armenisë ushtria e së cilës nuk është e dobët (për ata që nuk e dinë, ajo nuk ka luftuar në Nagorni Karabah kundër ushtrisë azerbejxhanase dhe atje të jetë mundur, por kjo ish enklavë me shumicë armene ka patur ushtrinë e saj – natyrisht të mbështetur nga ajo zyrtare armenase. Por kjo e fundit nuk deshte të përzihej në luftë, sepse vetë Amerika kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Karabahut). Ajo përkohësisht kryen stërvitje të përbashkëta me ushtarët amerikanë dhe mëson strategjinë e luftimit nga aleanca e NATO-s.
Përveç këtyre, këtu ka edhe një faktor tjetër – Irani, i cili ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Armeninë, dhe i cili ka kohë që ofron Azerbejxhanit koridorin deri në enklavën e Nahiçivanit nëpërmjet territorit të tij. Por një gjë e tillë për arësye gjeopolitike nuk i shkon për shtat as Azerbejxhanit dhe as Turqisë, sepse me këtë do të rritej ndikimi i Iranit në Kaukazin e Jugut nga ku Turqia e ka shtyrë me sukses pikërisht nëpërmjet krijimit të “marrëdhënieve vëllazërore” me Azerbajxhanin megjithëse popullsia e tij, si ajo e Iranit, është muslimane shiìte (ky është një prej suksesve më të mëdha gjeoopolitike të Turqisë nga shpërbërja e ish BRSS-së). Natyrisht në këtë ka meritë vetë Azerbejxhani, presidenti i parë i të cilit (babai i presidentit të tanishëm) në mënyrë pragmatike dhe dukshëm saktë vlerësoi se, pas shpërbërjes së BRSS-së, se Irani për një kohë të gjatë, për shkak të revolucionit të tij islamik të vitit 1979, do të jetë për një kohë të gjatë në armiqësi dhe nën sanksionet e bashkësisë ndërkombëtare, ose tani vetëm të perëndimit të bashkuar, gjë për të cilën atëbotë bashkëpunimi me Turqinë properëndimore, e cila për më shumë antare e NATO-s, ishte shumë më i dobioshëm për vendin e tij.
Në lidhje me koridorin kyç të lartpëmrndur duhet të theksojmë se sipas marrëveshjes për ndërprerjen e zjarrit mes ushtrisë azerbejxhanase dhe forcave armene në vitin 2020, është parashikuar që Rusia të ketë kontrollin e tij, e kësisoj vështirë që Moska tani t’a shohë me qetësi që ai të kalojë në duart e Bakusë ose Ankarasë.
Nga ana tjetër, këtu është me rëndësi të theksohet se edhe vetë Turqia tani nuk është për ndonjë ashpërsim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Azerbejxhanit dhe Rusisë e cila mund të shkojë në drejtiin e shpërthimit të konfliktit mes tyre. Rexhep Tayyp Erdoganit pragmatist, marrëdhëniet me Vladimir Putinin i ka më se të nevojshme për shkak të balancimit të politikës turke e cila ka kohë që nuk ështe e sinkronizuar me atë perëndimore kur bëhet fjalë për interesat strategjike turke. Natyrisht- vlen edhe e anasjellta kur bëhet fjalë për Putinin dhe interesat ruse me Turqinë.
Prandaj Ankaraja dhe Bakuja shfrytëzojnë metodën e presionit politik mbi kryeministrin armen Pashanjan që të nisë zgjidhjen e problemit të Sinyuk-ut me fillimin e negociatave me palën azerbejxhanase gjë që do të jetë tejet e vështirë, para së gjithash sepse ekziston rezistencë e madhe në lidhje me këtë brenda vetë Armenisë. Populli armen ende nuk e ka marrë veten nga humbja e Nagorni Karabahut, e kësisoj një heqje dorë përsëri- kësaj here nga vetë territori shtetëror në përfitim të “armikut të përjetshëm lindor”- do të ishte një rrezik politik të cilin Pashanjani ndoshta nuk do të mund t’a përballojë dhe të mbijetojë. Natyrisht këtu ekzistojnë edhe kombinime të tjera, si puna e njëfarë të drejtave afatgjatë për fluksin e lirë të njerëzve dhe mallrave etj, për nevojat e Azerbejxhanit, por kjo është përsëri krejt pak për Bakunë dhe Ankaranë kur bëhet fjalë për interesat kyçe gjeopolitike.
Qetësim i beftë i pasioneve mes Rusisë dhe Azerbejxhanit
Kur merren parasysh të gjitha sa më sipër, nuk duket tepër e çuditshme që javën e kaluar u qetësuan befasisht pasionet e ndezura mes Moskës dhe Bakusë. Lindi befas një heshtje e çuditshme mediatike, dhe gjithçkaje i parapriu lirimi i njëkohshëm i një prej pjestarëve të diasporës azerbejxhanase të arrestuar dhe disa gazetarëve rusë të arrestuar në Baku. Në këtë kontekst më shumë duhet theksuar edhe fakti se vetë diaspora azerbejxhanase në Rusi ka gjykuar disi ashpër tonet që u drejtun kundër Moskës nga Bakuja dhe kërkuan zgjidhjen paqesore të problemit me rrugë të zakonshme diplomatike. Asgjë për t’u çuditur. Për ata që nuk e dinë, diaspora azerbejxhanase, me një numur rreth 4 milionësh në Rusi – është diaspora më e pasur në Rusi. Pjestarët e saj kanë aktivitete të mëdha biznesi në Rusi – kontrollojnë shumë qendra tregtare, zotërojnë kompani energjetike etj. Në kushtet kur kompanitë perëndimore kanë humbur shumë nga pozitat e tyre në Rusi për shkak të politikës armiqsore ruse të vendeve të tyre amë, dihet mirë se ajo shumë lehtë mund të mbetet edhe pa biznesin e saj fitimprurës, për të cilin, mjafton një dekret i Putinit që të kalojë në duart e pronarëve të rinj rusë – dhe kjo pavarësisht nga mbrojtja, pa dyshim e madhe, që gëzon biznesi i kësaj diaspore brenda strukturave politike ruse. Kjo mbrojtje në kushtet e tanishme mund të rrëzohet si një kullë prej letre sa të hapësh e të mbyllësh sytë nëse vjen puna deri te një situatë të këtillë. Përveç kësaj, diaspora azerbejxhanase ka lidhje të forta biznesi edhe me vendin amë nëpërmjet bizneseve të saj në truallin e Rusisë, gjë që do të pasqyrohej negativisht edhe për vetë Azerbajxhanin.
A mund të luftojnë Rusia dhe Azerbejxhani?
Gjithashtu Azerbejxhani në asnjë rast nuk mund të mendojë për nisjen e një lufte me Rusinë, pavarësisht se kufizon me të në një zonë të vështirë malore e cila gjithmonë mund të ofrojë njëfarë mbrojtjeje. Por, Rusia në këtë rast, nuk do të duhet të bëjë luftë tokësore në kuptimin klasik. Raketat e tyre të tipit Iskander në kuptiminn e vërtetë të fjalës për një minutë mund të arrijnë deri në fushat naftëmbajtëse azerbejxhanase në zonën e detit Kaspik, në një mënyrë të tillë që asnjë mbrojtje antiajrore, qoftë ajo azerbejxhanase ose turke, nuk do të mund të arrinte të pengonte arritjen e tyre në objektiv. Shkatërrimi e infrastrukturës energjetike azerbejxhanase jo vetëm që do të asgjësonte fuqinë ekonomike të vendit e cila mbështetet ekskluzisht te nafta, por do të ndalte edhe transportin e naftës dhe gazit nga ky vend deri në Gjeorgji, Turqi dhe Izrael, për të mos folur pastaj për planet europiane me gazin azerbejxhanas.
Këto janë arësyet kyçe gjeostrategjike dhe gjeopolitike të cilat ftohën mjaft shpejt edhe kokat më të nxehta në Baku, ndërsa Putinit dhe Alijevit u mundësuan kthimin e raporteve mes dy shteteve të tyre në sferën e së përballueshmes. Sa gjatë? Besoj shumë, ose sëpaku aq sa të jetë në interesin e Turqisë ruajtja e partneritit aktual të saj me Rusinë – gjë e cila mund të zgjasë.
Natyrisht për gjithçka këtu duhen pyetur edhe anglezët – por trekëndësi kryesor i cili do të përcaktojë panoramën e ardhshme gjeopolitike të rajonit të gjërë kaukazian definitivsht do të jetë Moskë-Ankara-Baku, krahas, natyrisht, fuqive dytësore si puna e Armenisë dhe Iranit, e më pas edhe Europës (Franca ka ndikim tradicional të rëndësishëm në Armeni).
Po marr lirinë të them se edhe në këtë rast do të tregohet se zotërimi i armëve bërthamore është pikërisht garanti kryesor jo vetëm për sigurinë e vendit, por edhe për mbrojtjen e interesave strategjike të vendit. Këtë e tregoi më së miri jo vetëm lufta ukrianase, por edhe ajo 12-ditëshja e përfunduar para pak kohësh mes Izraelit dhe Iranit.
Në këtë rajon të ndërlikuar për të cilën folën në këtë analizë armë bërthamore ka vetëm Rusia. Dhe këtë e dinë të gjithë, e kësisoj çfarëdo lloj luftimi, i cili do të sillte si pasojë ndryshime të rëndësishme të arkiteturës gjeopolitike rajonale tani për tani gjithsesi përjashtohet.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/zoran-meter-o-pozadini-poremecaja-strateskih-odnosa-rusije-i-azerbajdzana-nije-ono-sto-mislite/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA