Një tryezë diskutim është mbledhur në këto momente me ekspertë të komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se se deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë dhe se çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga eskpertët.
“Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe. Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga ekspertët”, tha Manastirliu.
“Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë”, shprehet ajo.