• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Spiropali viziton Institutin e të Miturve në Kavajë: Prioritet riedukimi dhe parandalimi, jo ndëshkimi

    Kodi i ri Penal, Manja: Miratohet pas konsultimeve dhe “vulës” nga Brukseli

    Turizmi 2030/ Rama: Prioriteti ynë, rritja e cilësisë dhe turistëve që konsumojnë në vendin tonë

    Krijohet Operatori i Ujit, Rama: Shërbim më cilësor për qytetarët, fragmentarizimi ishte katastrofë

    Forumi Strategjik i Bled/ Hasani: “Rinia, motori kryesor i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor”

    Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, vendi i parë kandidat që mban këtë rol

    92% e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE, Rama: E vetmja “perandori” e zgjedhur lirisht

    Forumi Strategjik i Bledit, i pranishëm dhe kryeministri Rama

    Përvjetori i Forcës Tokësore, Vengu: Konsolidimi i ushtrisë dhe shtetit, procese të pandashme

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës

    LVV-ja pritet ta rikonfirmojë të dielën Albin Kurtin si mandatar për kryeministër

    Ndërkombëtarët të shqetësuar me ngërçin politik në Kosovë

    Sa “u rifreskua”? Pesëvjetori i ndryshimit të pushtetit në Mal të Zi

    BE-ja i liroi mjetet nga kësti i parë për Maqedoninë e Veriut

    Presidenti Begaj pret luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës: Shqipëria, mbështetëse e palëkundur dhe avokate e Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

“Mbreti i Izraelit” në panik

11 Nëntor, 2023
in Bota, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakshiç-Osllobogjene[i]

Zgjedhjet e reja do të ishin një shans i mirë që Izraeli të çlirohej nga Benjamin Netanjahu, mjeshtër populist, nacionalist i betuar, demagog i tipit të lartë, pragmatist përllogaritës pa identitet dhe empati, trashëgimia politike e të cilit i ka bërë Izraelit më shumë të këqija se nga të gjithë fqinjët nga të cilët disa edhe sot thërrasin se “të gjithë hebrenjtë duhne hedhur në det”.

Lufta në Gaza, e cila tregoi anën brutale të Hamasit palestinez dhe rregjimit izraelit, do të mund të përfundojë me një ecuri të përshtatshme: largimin ngha skena të një prej fajtorëve kryesorë që nuk gjen paqe, kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Lideri i Likudit djathtist, shef i kabinetit më ekstremist në historinë e vendit dhe kryeministër me stazhion më të gjatë që nga formimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948, para shpërthimit të luftës e polarizoi Izraelin deri në kufinj që nuk mbahen mend duke u përpjekur të vërë nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv  Gjykatën e Lartë të vendit dhe kësisoj ta shpëtojë veten nga tri afera korrupsioni që janë inicuar kundër tij. Goditja e tij kundër pavarësisë së gjykatave nxorri në rrugë me qindra mijëra njerëz të shqetësuar thellë për të ardhmen e demokracisë në vend. Opinioni publik momentalisht ka pranuar që në kohën e luftës të mos u kthehet këtyre temave.

Në zëvendësimin ciklik të episodeve tragjike, skenat e vrasjes brutale nga ana e Hamasit të të rinjve të grumbulluar në një koncert në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës, rrëmbimi dhe shkatërrimi i kibuceve u zëvendësuan me vrasjet e civilëve palestinezë, eksodin e tyre masiv, asgjësimin e Rripit të Gazës dhe krizën humanitare me përmasa tronditëse.

Aksioni i Hamasit vërtetë që e homogjenizoi Izraelin i cili ishte në gjendje shoku, por gjithsesi ishte e qartë se kryeministrit nuk kanë për t’ia harruar. Një ditë pas sulmit gazeta liberale Haaretz në artikullin kryesor përpiqej të sillte në kujtesë: “Fatkeqësia që ra mbi Izraelin për festën e Simchat Torah është përgjegjësi e qartë e një njeriu: Benjamin Netanjahut. Kryeministri i cili mburret me eksperiencën e madhe politike dhe urtësinë e pazëvendësueshme rreth çështjeve të sigurisë, nuk arriti absolutisht të identifikojë rreziqet në të cilat ai e futi Izraelin me vetëdije… teksa përqafoi politikën  e jashtme e cila injoron haptazi ekzistencën dhe të drejtat e palestinezëve”.

Ministri i mbrojtjes, shefi i shtabit të përgjithshëm, shefat e shërbimeve infomative civile dhe ushtarake që në ditët e para ishin të befasuar. Ishte thyer miti mbi shërbimet e fshehta më të mira në botë, por i vetmi që refuzoi të pranojë çfarëdolloj përgjegjësie ishte ai më i përgjegjshmi-Natanjahu. Gjatë tërë kësaj kohe u bie borive të luftës i bindur se kjo do t’i sjellë shpërtimin politik. “Ajo që do t’u bëjmë armiqve tanë do të jehojë me gjenerata të tëra”.

Ushtria izraelite, e cila sot grumbullon trupat elitë të ushtrisë së rregullt dhe 360.000 rezervistë – numuri më i madh në histori – gjithsesi mund të përpiqet të asgjësojë rreth 60.000 pjestarë të Hamasit, por po duket se çmimi i fitores do të jetë tejet i lartë. Katastrofa humanitare është tashmë këtu. Mbështetja e botës të cilën Izraeli arriti ta gjeneronte ditët e para është dobësuar ndjeshëm, ndërsa Natenjahu po paralajmërohet nga anë të ndryshme të respektojë ligjet e luftës. Kjo luftë kundër Hamasit është shndërrruar në luftë kundër civilëve palestinezë. Janë vrarë më shumë se 10.000, tri të katërtat fëmijë, gra dhe pleq.

Izraeli vazhdoi bllokadën e 2,3 milionë njerëzve në Rripin e Gazës, por mungesa e karburanteve, ujit, ushqimit dhe ilaçeve janë një prej katastrofave më të mëdha humanitare. Netanjahu ka pranuar lojën cinike të Lindjes së Afërt të cilën e ka ndjekur ai vetë që nga bllokada e Bejrutit në vitin 1982 e deri në luftën mes Hamasit dhe Izraelit në Liban në vitin 2006. Palestinezët, e më vonë milicitë shiite, kanë përdorur të njejtën taktikë: godit dhe largohu. Fshihu nëpër bodrume ose tunele. Izraelitët e dinë se shansi për të likujduar komandantët ushtarakë është i vogël, por gjithsesi bombardojnë dhe gjuajnë me predha. Vritetn masivisht civilët.

Netanjahu mund t’i kthehej taktikës të “vrasjeve të shënjestruara”, domethënë eleminimin një nga një të liderve të Hamasit taktikë të cilën Izraeli e ka pas përdorur në likujdimin e shkencëtarëve bërthamorë iranianë. Por jo. Vendosi për ndëshkimin kolektiv. Kësisoj palestinezëve u kërcënohet nja Nakba e re. Kjo është dita katastrofës e cila lidhet me shpalljen e Izraelit kur më shumë se 750.000 palestinezë u dëbuan, ndërsa shumë qytete dhe fshatra të tyre u shkatërruan dhe u dogjën. Gjysma e banorëve të sotëm të Gazës janë pasardhësit e atyre refugjatëve të cilëve asnjëherë nuk u është lejuar të kthehen në tokën e të parëve të tyre.

Një politikë e tillë hakmarrëse ka filluar t’u sjellë dëme si Izraelit, po ashtu edhe aleatëve të tyre në Uashington. Kush është përgjegjës? Nga 69 përqind e antarsisë së partisë Likud të kryeministrit mendojnë njëlloj si edhe 80 përqind e izraelitëve: Netanjahu duhet ta pranojë përgjegjësinë. Në vend të kësaj, me lakun rreth qafës i cili mund të shënojë fundin e karrierës së tij politike njëlloj si edhe babai Izraelit David ben Gurion, ai zgjodhi rrugën e “asgjësimit” të Hamasit i bindur se kjo është rruga për larjen e mëkatëve.

Çfarë mund të pritej tjetër nga një lider i cili 16 nga 27 vitet e tij në pushtet u ka mohuar palestinezëve të drejtën për të pasur shtetin e tyre, duke deklaruar se një shtet të tillë nuk ka për të patur sa të jetë ai në pushtet, ka mbështeur judeizimin e Bregut Perëndimor në të cilin tani jetojnë gjysëm milionë kolonizatorë hebrenj, ka mbështetur planet për aneksimin e Judesë dhe Samarës në mënyrë që të krijojë shtëpinë Biblike nga Mesdheu deri në lumin Jordan, ka miratuar larjen e hesapeve të të ardhurve me banorët lokalë, asgjësimin e shtëpive dhe xhamive të tyre, djegien e automjeteve dhe ullishteve.

Mbështetja për Netanjahun është në rënie konstante. Sikur të mbaheshin zgjedhjet tani ai do të kishte humbur bindshëm. Do të triumfonin ata që e quajnë “kryeministër kriminel”. Është ngjizur seriozisht pamja e pjestarit të forcave speciale i cili e ka paraqitur vetveten si “zotëria siguri” dhe mbrojtës i vendosur i hrebrenjve. Madje u përpoq t’ia hedhë fajin shërbimeve të sigurisë duke pohuar se nuk e kanë informuar mbi kërcënimin e Hamasit, por shumë shpejt ndërroi mendje duke parë se askush nuk do ta besonte.

Netanjahu tani përpiqet të fitojë kohë. Premton se do të japë “përgjigje” kur të përfundojë lufta. Pyetje ka shumë. A e kanë lajmëruar egjyptianët për sulmin që po përgatiste Hamasi? Përse forcat kryesore të divizioneve të Gazës në prag të sulmit u transferuan në Bregun Perëndimor? Përse e ka pushuar ministrin e mbrojtjes i cili e pati paralajëmruare për mosgatishëmrinë e ushtrisë për të luftuar? Përse kontribuoi gjatë karrierës së tij për forcimin e Hamasit? Përse nuk i vizitoi familjet e viktimave dhe pengjeve të hebrenjve?

Kur të rikthehet politika, shanset e kryeministrit për mbijetesë politike janë gjithnjë e më të pakta. Menjëherë do t’i duhet të përballet me komisionet që hetojnë aferat e tij korruptive. Nëse vjen puna deri këtu, dhe me siguri që do të vijë, përgjegjësia për vrasjen e numurit më të madh të hebrenjve që nga koha e Holokaustit, pozita e kryeministrit bëhet gjithnjë e më kritike.

”Mbreti Bibi” është në panik. Por jo për shkak të debaklit të tmerrshëm për të cilin do t’i duhet të përgjigjet, as për shkak të maskrave të 1.4000 njerëzve nga ana e Hamasit. Ai është në panik për shkak të kërkesave gjithnjë në rritje për të dhënë dorëheqjen. Si mjeshtër i madh për manovrime politike dhe lojëra prapa skene, ai nuk është tipi i politikanit që është i gatshëm të përballet me presione që i vinë nga të gjitha anët.

Vërtetë që Netanjahu nuk ka detyrim të shpallë zgjedhje edhe për tre vite, por shumë lehtë mund të dalë se kjo nuk do të varet prej tij. Zgjedhjet e  reja do të ishin një shans i mirë që Izraeli të çlirohej nga një mjeshtër populist, nacionalist i betuar, pragmatist përllogaritës pa integritet dhe empati, trashëgimia politike e të cilit i ka bërë Izraelit vetë më shumë të këqija se të gjithë fqinjët e tij nga të cilët disa sot thërrasin se “hebrenjtë duhen hedhur në det”.

“Palestinezët e Gazës kanë vendosur se janë të gatshëm të paguajnë çmimin për lirinë e tyre. A kanë shpresë për këtë? Nuk kanë. A do ta mësojë leksionin Izraeli? Nuk do ta mësojë”, shkruan në Haaretzin liberal komentatori me emër Gideon Levi.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i][i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/kralj-izraela-u-panici-906283

Related- Posts

Bota

Vladimir Putin paralajmëron se trupat perëndimore në Ukrainë do të ishin “objektiv legjitim” për Moskën

5 Shtator, 2025
Bota

Trump rikthen “Departamentin e Luftës”

5 Shtator, 2025
Bota

Trump thotë se India dhe Rusia duken “të humbura” përballë “Kinës më të thellë dhe më të errët”

5 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Vladimir Putin paralajmëron se trupat perëndimore në Ukrainë do të ishin “objektiv legjitim” për Moskën

5 Shtator, 2025

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

5 Shtator, 2025

Trump rikthen “Departamentin e Luftës”

5 Shtator, 2025

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës

5 Shtator, 2025

Trump thotë se India dhe Rusia duken “të humbura” përballë “Kinës më të thellë dhe më të errët”

5 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.