• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Mekanizmi i bashkëpunimit Kinë-EQL dhe Shqipëria

29 Nëntor, 2023
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Marsela Musabelliu

Si mund të lidhen afro 100 milionë njerëz nga Evropa, me 1.4 miliardë njerëz në Azi? – Këtë ka dashur të bëjë mekanizmi i krijuar nga Republika Popullore e Kinës (RPK) në vitin 2012 me synim bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL). Platforma përbëhet nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Greqia.  Për  vite me radhë, liderët e vendeve janë takuar çdo vit dhe kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Që prej ditës së krijimit, “ndërlidhja” ka qenë fjala kryesore, jo vetëm për Kinën drejt EQL, por edhe për vendet anëtare në lidhje me njëra-tjetrën. Tregtia e papenguar, komunikimi i zgjeruar, krijimi i korridoreve të transportit, qendrave tregtare, shkëmbime intensive ekonomik, prania e ndërmarrjeve kineze në territoret e EQL-së, shkëmbimi i njohurive teknike, menaxhimit etj. duke punuar nga afër së bashku qarqet e ndryshme, dhe jo vetëm, janë njohur reciprokisht dhe bashkëpunimi i tyre është lehtësuar.

Ҫfarë ka rënë më shumë në sy këtë dekadë është zbatimi i projekteve ndërkufitare që ka lehtësuar logjistikën, tregtinë dhe shkëmbimet e shumanshme. Ky mekanizëm po promovon rrugën e gjetjes së ngjashmërive midis anëtarëve dhe si pasojë përdorimin e atyre ngjashmërive për zbatimin më të mirë të projekteve.

Duke u bërë kanale të shkëlqyera për përmirësimin e aktivitetit ekonomik dhe ngushtimin e hendekut të zhvillimit midis vendeve të rajonit, asgjë nuk është më e rëndësishme se infrastruktura. Në atë sferë, Kina ka një sërë histori suksesi, si Linja Express (Tokësore dhe Detare) Kinë-Evropë , e cila fillon nga Porti i Pireut në Greqi dhe shtrihet në brendësi të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke mbuluar Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Hungarinë, Austrinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë. Ajo mbulon një territor prej mbi 32 milion njerëzish duke lehtësuar komunikimin tregtar dhe njerëzor midis tyre. Lidhja hekurudhore Hungari-Serbi 350 kilometra; autostrada jug-veri në Malin e Zi; autostrada Miladinovci-Stip në Maqedoninë e Veriut; seksioni Capljina i korridorit Pan-Evropian 5C në Bosnjë dhe Hercegovinë; Ura e Peljesaçit në ndërtim në Kroaci, dhe shumë më tepër. Të lartpërmendurat janë mbështetur të gjitha me financim kinez dhe janë një histori suksesi në Ballkan dhe  shumë më tepër pritet të vijnë.

Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm është tregtia, që në vetvete përbën një element unik në afrimin e kombeve së bashku. Përmes ekspozitave të ndryshme, simpoziumeve ekonomike e tregtare dhe forumeve financiare, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe EQL është zgjeruar me strukturë më të ekuilibruar dhe rritje të vazhdueshme të vëllimit të tregtisë.  Në dekadën e fundit volumi tregtar midis Kinës dhe vendeve të EQL-së është rritur me 142.6%, dhe Kina është bërë partner tregtar kryesor me këto vende.

Mekanizmi i bashkëpunimit Kinë-EQL ka afro 40 platforma të koordinimit profesional të ngritura nga Kina dhe vendet e EQL, të cilat  janë duke luajtur një rol të rëndësishëm. Kjo tregon se Kina dhe anëtarët e platformës janë të gatshëm të hyjnë më thellë në bashkëpunimin pragmatik.

Në samitin e fundit të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të EQL, presidenti Xi shprehu mbështetjen e tij shumë pozitive për platformën. Në fjalët e tij: “pavarësisht nga madhësia e tyre, ata janë partnerë të barabartë në një mekanizëm bashkëpunimi që përfshin konsultime të gjera, kontribut të përbashkët dhe përfitimet e përbashkëta.” Në këtë pikë, parimet që pasqyrojnë tiparet e saj dalluese janë 4: ‘Marrja e vendimeve përmes konsultimit’ – e cila mishëron vetë frymën e multilateralizmit, për të cilën Kina është një mbrojtëse e përhershme në çdo përpjekje të saj në  politikën e  jashtme. ‘Përfitime për të gjithë partnerët e bashkëpunimit’ – është baza për bashkëpunimin me fitim të ndërsjellë, një nga shtyllat e marrëdhënieve ndërkombëtare që Kina ka promovuar vazhdimisht. ‘Ndjekja e zhvillimit të përbashkët përmes hapjes dhe gjithëpërfshirjes ‘-  nënkupton pranimin e realiteteve të njëri-tjetrit dhe vullnetin për të punuar ngushtë së bashku duke pranuar ndryshimet që secili komb sjell në bashkëpunim. ‘Arritje zhvillimore më të madhe përmes inovacionit’ – ndërsa e ardhmja do të shënojë përparimin teknologjik dhe shkencor, sa më shumë anëtarët të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin aq më të mira janë rezultatet.

Çfarë vërehet nga Shqipëria?

Që në fillimet e kësaj platforme, pritshmëritë ishin të larta dhe në rastin e Shqipërisë kishte një qasje disi pragmatike. Një dekadë më vonë, nën ombrellën e kësaj platforme, në Shqipëri është vënë re një intensifikim i  organizimeve të tryezave të rrumbullakëta, takimeve tregtare, trajnimeve, informacione mbi shtetet përkatëse, etj.

Kina mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe në kuadër të marrëveshjes Kinë-EQL ka pasur shumë progres në nivelin e komunikimit. Në vitin 2023, pas një ndaljeje të kushtëzuar nga pandemia për 3 vjet, Kina u bë zyrtarisht partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Mallrat ‘Made in China’ kanë një rritje të mprehtë në tregun e Shqipërisë. Bazuar në të dhënat e INSTAT (Tetor 2023), vendet me rritjen më të lartë të importeve gjatë tetë muajve të parë të 2023 janë Kina (31.5%) dhe Gjermania (9.5%). Me Italinë që ka pothuajse 30% të totalit, Kina bëhet partneri i dytë tregtar i Shqipërisë me 8%, duke u rikthyer në nivelet para pandemisë. Në përgjithësi, në tre tremujorët e vitit 2023 (nga janari në shtator), importet nga Kina u rritën me 27,6%. Vetëm këto shifra tregojnë rëndësinë madhore të shkëmbimeve dypalëshe.

Në ekspozitën Ningbo të vendeve Kinë-EQL, kompanitë shqiptare shpalosën produkte si verë, birrë, vaj ulliri, ujë mineral, mjaltë etj, me cilësi të lartë, duke dashur të hyjnë më intensivisht në tregun kinez.

Por, është vënë re se edhe angazhimi i nivelit të lartë qeveritar ka qenë në fokus. Kryeministri shqiptar ka marrë pjesë në 7 nga 9 takime me homologun kinez [Bukuresht 2013, Beograd 2014, Suzhou 2015, Riga 2016, Sofje 2018, Dubrovnik 2019, Pekin virtual 2021]. Vetëm në dy raste ka marrë pjesë zëvendëskryeministri [Varshavë 2012, Budapest 2017]. Kjo ka krijuar mundësi shtesë për liderët përkatës për të shkëmbyer ide dhe për të koordinuar politikat.

Kemi parë edhe intensifikim të shkëmbimeve në nivel lokal, si p.sh. në Tirane më 25 tetor 2019, Kryebashkiaku i Tiranës dhe nënkryetari i Bashkisë së Pekinit bashkë-organizuan një aktivitet, ku morën pjesë kryetarët e bashkive të Sarajevës, Podgoricës, Shkupit dhe Beogradit, zyrtarë të kryeqyteteve të EQL-së – si dhe Përfaqësuesja Speciale e Bashkëpunimit Kinë-EQL në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kinës. Në fund të forumit, palët pjesëmarrëse nënshkruan një deklaratë të përbashkët, sipas së cilës ranë dakord të promovojnë menaxhimin e rafinuar në qytetet e tyre përkatëse dhe të marrin Forumin e Kryebashkiakëve të Kryeqyteteve Kinë-EQL si një platformë për të shkëmbyer përvoja në drejtim të qeverisjes urbane, përmirësimit të kapacitetit qeverisës dhe efektivitetit.

Një tjetër arritje është ajo e heqjes së vizave, që prej Marsit të viti 2023, Shqiptarët  tashmë mund të udhëtojnë në Kinë pa viza, dhe e anasjellta, dhe e gjitha kjo u nis vite më parë, në një takim të platformës Kinë-EQL. Ky është një shembull tjetër nga Shqipëria i arritur me memorandumet e nënshkruara në kuadër të platformës Kinë-EQL. Kjo marrëveshje do të kontribuojë në shumë fusha, por veçanërisht në turizëm, tregti dhe shkëmbime njerëzore. Në vazhdim të forcimit të  angazhimeve, në shkurt të këtij viti, një tjetër arritje në marrëdhëniet dypalëshe thellon atë që mund të realizojë marrëveshja për heqjen e vizave. Ambasadori i Kinës në Shqipëri dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit  nënshkruan “Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) për bashkëpunimin turistik midis Kinës dhe Shqipërisë.

Por, edhe më herët, në 29 tetor 2021, Këshilltari i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm Wang Yi mbërriti në Shqipëri për një vizitë zyrtare shtetërore. Në agjendën e ministrit ishin tre takime të nivelit të lartë dhe një nga fjalët kyçe që ai përdori në këto takime me autoritetet shqiptare ishte “motor i dyfishtë”. Kina do të mbështesë gjerësisht efektet shtytëse të nismës “Një brez, një rrugë”  dhe platformës Kinë-EQL për t’u shërbyer vendeve të rajonit për të arritur atë që dëshirojnë më shumë, zhvillimin.  Ministri kinez u shpreh në Tiranë se këto dy nisma do të shërbejnë për të përkthyer potencialin për bashkëpunim dypalësh në rezultate të prekshme.

 Së fundmi, mekanizmi i bashkëpunimit Kinë-EQL po krijon bazat për intensifikimin e marrëdhënieve në të ardhmen mbi bazën e njohjes reciproke. Kontaktet e intensifikuara na bëjnë më të prirur për të kuptuar dhe pranuar realitetet e njëri-tjetrit. Rëndësia e dialogut dypalësh qëndron përtej elementit politik. Dialogu ndërqeveritar, kulturor, tregtar, etj, dhe veçanërisht nënshkrimi i marrëveshjeve hapin një dritare komunikimi dhe krijojnë një lloj historie të përbashkët për shkëmbime më të frytshme mes palëve.

Kjo platformë është një përpjekje pioniere dhe nga pala kineze ka pasur dhe ka mbështetje të plotë për të arritur sa më shumë në kuadër të saj. Një dekadë më pas, mund të pohojmë se platforma Kinë-EQL po promovon rrugën e sinergjisë dhe po përpiqet të intensifikojë bashkëpunimin midis anëtarëve të saj, ndërsa përpiqet të gjejë baza të përbashkëta për të kuptuar më mirë realitetet e njëri-tjetrit.

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Demokracia si perde për absolutizmin personal dhe partiak

16 Shtator, 2025
FOKUS

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 Shtator, 2025
FOKUS

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.